• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARBEN MANASTERLIU/ Opozita e leshit dhe e përsheshit
Home
Blog

ARBEN MANASTERLIU/ Opozita e leshit dhe e përsheshit

October 6th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu

“Ja do ta shikoni tani. Ja do ta shikoni pastaj. Ja sa të mbarojmë pushimet e verës, ose më mirë pas pushimeve të fundvitit, ose deri vitin tjetër. Keni për ta parë se çfarë opozite do bëjmë.” Këto janë fjalët e për më shumë se një viti të opozitës sonë PD-LSI-e kompani.

Opozita më e dobët historike e këtij vendi. Nje opozitë e bërë lesh e përshesh e cila vetëm leh pas çdo tallje të Ramës. Kjo opozitë facebook-u e aftë të bëjë qindra postime në ditë nuk bën dot një plan veprimi politik ose një listë të thjeshtë propozimesh në të mirë të shqiptarëve.

E gjithë opozita e derimëtanishme përmblidhet vetëm në 3 persona: Sali Berisha, i cili thumbon qeverinë aty ku i djeg më shumë, me informacione të padisponuara as edhe nga media; Ylli Manjani i cili hera herës nuk i fsheh opinionet kritike si ndaj Monës ashtu edhe Metës, dhe; Altin Goxhaj i cili ka qenë i vetmi që për shumë vite me radhë ka bërtitur Sorosi, Sorosi, e tani u kuptua se kush n’a paska qenë Sorosi e se çfarë n’a paska bërë ai në Shqipëri!

Të tjerët? Luli, Mona e kompani, janë thjeshtë një opozitë leshi e përsheshi.

Flitet në rrethet e ngushta të politikës se opozita e ka një plan gjenial. Ajo do sabotojë zgjedhjet e ardhshme vendore. Nuk do hyjë në to. Me Ramën Kryeministër nuk ka zgjedhje të lira do pretendojë ajo.

Bam-bum të huajt dhe miqtë e dashur të vendit, ata që vijnë gjithmonë për qoka do vijnë sërish e do ofrojnë paketa zgjidhjesh, përmes së cilave do përfitojë sërish Rama dhe Luli si me 17 maj, ndoshta me formën e kompesimit të pallatit të vjehrrit (kompesim Strasburgu që rrallë bëhet për persona të rëndomtë fizikë apo juridikë) ose me forma të tjera si për shembull falja e ndonjë fitoreje në bashki gjysëm të rëndësishme. Mona dhe LSI e saj do mbetet me gisht në gojë si në zgjedhjet e kaluara, demokratët dhe LSI-tat e paktë që kanë mbetur do vazhdojnë pa punë e pa privilegje, Meta do vazhdojë t’i ngjitet maleve të Shqipërisë me Çimin e palestruar në krah, dhe Rama do vazhdojë qeverisjen.

Por nëse ndodh ndonjë çudi dhe Luli del nga natyra e tij e bëhet cub, atëherë Rama shpërbën qeverinë dhe parlamentin dhe shkon në zgjedhje të përgjithshme dhe vendore bashkë.

Dhe a i fiton përsëri? Si mendoni ju? Përballë kësaj opozite leshi e përsheshi?

Filmi mbaroi. Rama legjitimohet persëri e do qeverisë për një kohë shumë e shumë të gjatë.

Në asnjë vend të botës populli nuk sulmon opozitën! Kjo dihet nga të gjithë, por kaq e pështirë dhe e pashpresë është kjo opozita jonë saqë meriton sulmet dhe poshtërimin.

Vetëm sabotimin e zgjedhjeve vendore ka ajo mbi tavolinë, asgjë tjetër. Asnjë alternativë në të mirë të shqiptarëve. Asnjë protestë për taksat. Asnjë bojkot për papunësinë. Asnjë plan veprim për largimin e shqiptarëve dhe mungesën e shpresës. Vetëm bojkote në interes të vetes, dhe beteja si llafe grashë nëpër rrjete sociale. Shkojini pas asaj po deshët! Teksa ajo s’po ju vjen nga pas aspak juve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALINA BUZI/ Elvana dhe elefanti që po na mbyt
Previous article MARCUS BARAM/ Post-komunistët dhe origjina e teorive për Sorosin

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k