• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Ndëshkimi real që PD po merr nga “Babalizimi”
Home
Blog

MERO BAZE/ Ndëshkimi real që PD po merr nga “Babalizimi”

October 6th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Mero Baze 

Zbardhja nga prokuroria e Dosjes “Babale” dhe caktimi I masave të sigurisë për personazhet që kanë aktruar në Kinostudjon e SHQUP, është operacioni I parë juridik në Shqipëri kundër një fabrike “Fake Neës”, për qëllime politike.

Nuk ja vlen tani të portretizojmë “Babalen” apo Kunatin e tij, pasi ata janë njerëz në hall që dalin në mëngjes në rrugë të përdoren apo zhfrytëzohen nga cdo kush në shkëmbim të pareve.

Ajo që është e rënd në këtë histori, është niveli ku ka rënë idetë e luftës politike të opozitës  në Shqipëri, dhe mënyra se si me ardhjene  Bashës në krye të saj, cdo postë që nga ai I politikanit deri tek ai I militantit u bë shërbim me pagesë.

Fjala vjen “operacioni “Babale” në gjithë Shqipërinë tashmë mund të shkaktoj humor, por në Vlorë, tek Partia Demokratike dhe demokratët që e njohin, natyrishtë që shkakton dramë. Shkakton dramë, pasi ata janë vlonjatë ashtu si dhe socialistët dhe kur kupton se Lulzim Basha ka pasur më shumë besim të përdor një njeri rrugësh si “Bbalia” , se sa të mobilizoj një demokrat normal të Vlorës, atëhere natyrisht që ndjehet I fyer.

“Babalizimi” I PD, nuk ka të bëj me fenomenin e  prodhimit të një skenari flalco. Ai është më I gjerë se kaq. “Babalizimi” ka të bëj me përdorimin e njerëzve ordinerë dhe të pashpresë për qëllime politike.

Dhe ky është dëmi më I madh që ky fenomen I bën vet PD. Tashmë brenda PD, demokratët e thjeshtë, ata që nuk duan karrierë apo poste, por që duan të jenë të respektuar si militantë, ndjejnë papritur se vullnetarizmi është zëvendësuar me mercenarizëm,se idealistët janë zëvendësuar me aktorë të paguar dhe se lidershipi I PD beson më shumë në filma të prodhuar në SHQUP, se sa në realitetin e së përditshmes sonë.

Kjo vret cdo shpresë pasi e vret PD pikërisht aty ku ajo ka fuqinë e saj më të madhe, tek militantët.

Një militant I PD, nuk I kërkon asgjë asaj, përvecse I jep, dhe kur konstaton se ai është I padobishëm, pasi në vend të tij mund të gjesh një tip si “Babalia” dhe të bësh filma me të kudrejt pagesës. Dhe natyrisht që militant ndjehet I tepërt dhe I padobishëm.

Nga ana tjetër kur një militanat I PD, shikon se kryetari I partisë, nuk gjend dot asnjë arsye tek realiteti I hidhur për të mobilizuar njerëzit në opozitë, por I duhet të inskenoj, atëhere kupton se është dhe pa kryetar partie.

Ndaj babalizimi I PD,  nuk po prodhon vetëm disa dosje juridike dhe po I jep një shuplak “fabrikës më të madhe të “fake neës” në Shqipëri që është godina e SHQUP. Babalizimi në fakt po dërmon motivet politike brenda PD, dhe ka fyer ndërkohë, ata që I janë përkushtuar PD, jo kudrejt pagesës, sin ë shtëpitë publike,  por për besimin që ata kanë.

Babalizimi, I sendërtuar në këtë formë, është në fakt produkt I babalizimit në krye të PD, I mënyrës se si drejtuesit politik të PD, që përfaqësonin strukturat e partisë, u zëvendësuan me njerëz që i blenë ato vende, i mënyrës, se si deputetë veteranë të PD, u zëvendësuan me deputetët që paguan për ato vende. Tani dhe militantët po zvënedësohen me actor ëtë paguar. Dhe ky është ndëshkimi më I madh që po merr PD nga babalizimi I saj. Ndëshkimet juridike nuk do kenë shumë vlerë, për të mos thënë që Salianjit që mund ti dal për mbarë qelia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARCUS BARAM/ Post-komunistët dhe origjina e teorive për Sorosin
Previous article ENKEL DEMI/ Për një pallim më shumë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k