• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
YLLI PATA/ Të pathënat e intervistës së Xhisela Malokut për Eni Vasilin dhe disa të vërteta tronditëse
Home
Blog

YLLI PATA/ Të pathënat e intervistës së Xhisela Malokut për Eni Vasilin dhe disa të vërteta tronditëse

October 3rd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Ylli Pata

Ka  rreth 48 orë që opinioni publik po gëlon në një debat të madh nëse rrëfimi i Xhisela Malokut ishte i vërtetë apo ajo ka gënjyer.

Nëse vajza nga fshati Zezë, ish- e dashura e djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, sot i arrestuar, është trajtuar keq në media, duke kaluar kufijtë profesionalë?

Por për të ardhur deri tek përfundime të tilla, çështjen duhet ta trajtojmë që në krye të saj.

“Top Channel” kërkoi të intervistojë Xhisela Malokun, e cila u bë personazh, pasi denoncoi të birin e deputetit për dhunë ndaj saj.

U krye një intervistë e parë, e cila më shumë se intervistë, ishte një deklaratë e Xhiselës e përgatitur me shkrim, por që nuk i përgjigjej të gjitha pikëpyetjeve që kanë dalë që pas 21 korrikut kur plasi skandali.

Intervista ishte parashikuar që të përdorej në programin “Open” te gazetares Eni Vasili e cila vendosi që ajo intervistë të përsëritej pasi nuk plotësonte standartet profesionale dhe shkoi ta realizojë vetë.

U tentua (natyrisht sa mundësi e vullnet kishte e intervistuara) që intervista të ishte shteruese, pyetjet të bëheshin të gjitha dhe më pas ajo përfundoi ashtu siç shqiptarët me shumicë e kanë ndjekur këtë të hënë.

Gjatë pasdites të së hënës, ka pasur një telefonatë të Xhisela Malokut për të mos e transmetuar intervistën, por që kjo është bërë pas lobimit dhe përpjekjes nga disa qarqe politike dhe mediatike, për ta çuar gati gati “dhunshëm” vajzën, në një emision tjetër televiziv.

Gazetarja Eni Vasili, e cila intervistoi protagonisten si dhe redaksia e “OPEN” pasi i kërkoi vajzës që të vijë në studio dhe ajo nuk pranoi, vendosi që intervistën ta transmetojë ashtu të plotë, vetëm që t’i shërbejë të vërtetës mbi ngjarjen, duke respektuar natyrisht çdo opinion apo edhe këndvështrim që ajo mund të sillte.

Është fakt që Xhisela Maloku, si te Report TV-ja, por edhe Opinion këtë të hënë, është dërguar nga një person që punon në media, por që ka lidhje dyfishe me qarqe politike.

Ndryshe nga intervista me Eni Vasilin, e cila u negocua, u menaxhua dhe u zhvillua në mënyrë klasike gazetareske, pa asnjë ndërmjetës dhe pa asnjë lloj presioni ndaj vajzës.

Pyetja e madhe që lind është: Përse Xhisela tha që intervista në “Open” ishte e manipuluar? Si mund ta dinte kur nuk e kishte parë sepse ishte në një program tjetër? Pse derguesit e saj në transmetimin live paralelisht me “Open” e porositën ta thoshte këtë? Çfarë donin të fshihnin nga ai transmetim dhe për cilat arsye?

Ajo ishte një intervistë që nuk mund të manipulohej, pasi fjalët ishin thënë dhe nuk mund të ndryshoheshin aq kollaj sa deponimet në komisariatet e ndryshme!

Megjithatë çështja në thelb nuk ndryshoi në të dy intervistat e Xhiselës; ajo realisht mohon dhunën ndaj saj, por në intervistën e dytë në një emision tjetër, jo në Top Channel, i mëshonte më shumë gabimit të saj, ndërsa në intervistën e dhënë për Eni Vasilin, Xhisela Maloku deklaroi me fjalë, por edhe me gjuhën e trupit se ndjehej e dërrmuar, e shkatërruar, por edhe e fyer nga dhuna e paragjykimi.

Kjo është e vërteta edhe pse nga ca njerëz e komentuan si kalim caku.

Në këtë rast më e rëndësishme, madje edhe për vajzën nga fshati Zezë, ishte të dihej e vërteta rreth saj. Dhe gazetaria e vërtetë, profesionale, e pakapur, ka për detyrë që të punojë fort që ajo të mos tjetërsohet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANDI BUSHATI/ Xhisiela nuk u masakrua, por u shpëtua nga Eni dhe Blendi
Previous article ENKEL DEMI/ Eni dhe Fevziu bënë shumë mirë që intervistuan Xhisielën

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k