• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Mirë vajzën, po ekranet kush i ka marrë peng?
Home
Blog

MERO BAZE/ Mirë vajzën, po ekranet kush i ka marrë peng?

October 2nd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Ka pas një poshtërim mediatik kundër vajzës së dhunuar nga Fushë Kruja nga dy ekranet që e morën në intervistë. Të dy televizionet që e kishin të ftuar në emisionet respektive, më shumë se sa për vajzën, u kujdesën për audiencën, duke shkelur me vetëdije rregullin numur një të raportimit, dhe duke u vetlavdëruar që kishin intervistuar një peng. Dhe pasi mbaruan punë me pengun, filluan ti bëjnë gjyqin vajzës, si gënjeshtare dhe se atë po e shetisin njerëz mafioz nëpër studjo si peng.

Nuk e vë në dyshim se vajza mund të mos jetë e lirë të thotë gjithë të vërtetën sot, por ajo thotë atë, që ndjen se e mbron më shumë. Një gazetar profesionist, siç ka qejf të thotë Eni Vasili, nëse e shikon se vajza nuk është e lirë të thotë atë që ajo duhet të thotë, nuk e nxjerr në ekran. Kjo ndodh vetëm nëse dhe gazetarja nuk është e lirë të jetë  e vërtet.

Është rregulli numur I një I raportimit në gazetari, që nuk bëhet palë të transmetoj dëshmitë e një pengu.  Por kafshëria e të dy emisioneve ishte, se përveçse e kanë kërkuar me dhunë në ekran, përveçse kanë treguar dhe vet “herozimin” se si e kanë marrë në intervistë, pastaj I bëjnë gjyqin dhe thonë se atë dikush po e shetit dhe e nxjerrë në ekrane. Po mirë vajzës që i paskan vënë pistoletën tek koka të thoshte çfarë donte mafia, po gazetarëve që e intervistuan,  çfarë I kanë vënë tek koka, apo nën jastëk,  që bënë lojën e mafias dhe transmetojnë fjalët e një pengu të mafias?

Kur vajza dha intervistën e parë tek Tv Report, ju bë gjyqi gazetarit dhe televizionit, si të përdorur nga “mafia”. Po tani që dy televizionet e mëdha në vend, kërkojnë me ngulm vajzën në TV dhe pastaj I bëjnë gjqyin asaj si të përdorur nga mafia, çfarë janë? Të njëjtët që mallkuan gazetarin e Report Tv, pse interviston një peng, lavdërojnë dy gazetarët që e pranojnë dhe vet që vajza është peng.

Unë nuk them që janë të përdorur nga e njëjta mafie, që është e kërcënuar vajza, por më keq akoma, janë përdorur nga ajo pjesë mafioze e politikës, që më së paku I ha palla për vajzën, por për dramën politike që duhet të prodhojnë me të.

Të marrësh me ngulm vajzën në intervistë, ta kuptosh siç pretendon një gazetare, se ajo po gënjen dhe shtiret, dhe ta transmetosh këtë, pra të bësh lojën e mafias dhe pastaj të gjykosh vajzën si mashtruese, është një gjë më e ndyrë, se sa çdo gjë tjetër që mund ti bëj mafia asaj vajze Pasi në këtë rast të dy televizionet janë bërë pjesë e lojës së mafias që pretendojnë.

Eni Vasili që së paku e kishte të rregjistruar, mund të hynte në histori duke bërë dje emision, pa vajzën dhe duke treguar se e kishte intervistuar atë, por intervista nuk vlente se ishte peng. Ironi e fatit është se këtë ja ka kërkuar vet pengu ta bëj, pra vet vajza ka kërkuar më pas të mos transmetohet,  dhe ajo nuk e ka bërë. Çka do të thotë se është më e lirë ajo vazja e dhunuar, se gazetarja.

Ka plotë raste në gazetarinë botërore, kur një pengu nuk I është zgjatur kurrë mikrofoni, kur gazetari e ka kuptuar që është peng. Ka dhe në gazetarinë shqiptare. Por kjo që dy gazetarë, që zihen si çakenj për audiencë, dhe pasi përdorin për këtë qëllim vajzën e gjorë, më pas i bëjnë gjyqin se atë po e shetit mafia në ekrane, është ndoshta gjëja më e ndyrë që ka bërë ndonjëherë shtypi kundër jetës së një vajze të pambrojtur, qoftë dhe peng I mafias .

Ky gjest përmbledh brenda vetes, dhe komplekse të tjera inferioriteti të vet aktorëve ndaj kësaj historie, që buron nga plotë episode të errëta të karrierës së tyre në gazetarinë shqiptare, si  pengje të mafies së biznesit dhe politikës, për  të cilën ndoshta duhet një debat më I gjerë.

Por mënyra se si tregojnë me heroizëm se kanë tre ditë që gjurmojnë vajzën ta marrin në ekran, xhelozitë ndaj njëri tjetrit, ku njëri e donte direkt, e tjera të rregjistruar, pastaj gjyqi ndaj vajzës se ajo gënjeu për ato që tha në ekran, dhe se mafia ua çoi atyre në studjo, është ku e ku më larg, se gënjeshtrat e detyruara të vajzës së gjorë. Është dëshmi se kush gënjen nga halli, e kush gënjen nga “malli”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Xhisiela, tragjedi me tre akte, Rexhepi përdhunuesi më i vogël
Previous article ANRI BALA/ Politika e dhunoi… shoqëria e mallkoi… media e burgosi!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k