• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
SONILA MEÇO/ Oprah e AirAlbania Show
Home
Blog

SONILA MEÇO/ Oprah e AirAlbania Show

September 30th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Sonila Meço

Qe shfaqja e parë e sezonit final të Oprah Winfrey Show, programi më i ndjekur ditor në ShBA, i 19ti në listën e programeve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, me 47 Emmy Awards (Çmime Emmy), ku bamirësia u shndërrua në lajtmotiv të rubrikave të shumta, që e përshkuan në çerek shekulli program. “E zonja e shtëpisë” do të deklaronte asokohe, se qe rasti i saj i fundit të bënte diçka të madhe. Në mes të studios shfaqet një kokë avioni dhe Oprah i komunikon 300 shikueseve më besnike të audiencës në studio se do të bëjnë një udhëtim falas për në Australi.

Veprimi i parë pas aktit bamirës qe publikimi për transparencë i kostove të udhëtimit e qëndrimit në Sydney, marrë përsipër i gjithi nga qeveria australiane në vlerën e 2 milionë dollarëve. Ministri australian i turizmit Martin Ferguson, doli publikisht të deklaronte çdo vlerë, çdo lëvizje dhe arsyet e udhëtimit: për të promovuar turizmin në Australi përmes një prej programeve më të ndjekur në botë.
Kujtojmë se programi qe markë e Oprah Winfrey, prodhim i saj, i gruas së famshme të biznesit, bamirëses dhe producentes, që nuk ka patur qëllime përfitimi nga produktet mbështetur përgjatë orëve të transmetimit.

Ndërkohë në Tiranë, kryeministri 5 vjeçar, i një vendi të varfër, pasi përuroi linjën e re ajrore Air Albania (ende në mungesë transparence mbi aftësinë e pronarëve për të përballuar këtë sipërmarrje), me pjesmarrje të shtetit shqiptar, ofron udhëtime surprizë për studentë, gazetarë e njerëz në nevojë si akt bamirësie e mirënjohjeje.
Por pa asnjë transparencë nga dalin këto fonde, sa kushtojnë këto udhëtime, kush paguan dhe nga xhepi i kujt?

Sidomos kur në bord janë njerëz në nevojë, që marrin ndihmë ekonomike dhe kryeministri i trajton si audienca e shfaqjes televizive të tij, mu bash si Oprah, duke u shfaqur producent e bamirës, mu bash si Oprah, duke vrarë mendjen çfarë surprize t’u bëj duartrokitësve besnikë të show-t të vet, mu bash si Oprah…por duke mos bërë asnjë transparencë si Oprah për ku e si gjeti paratë, kush financon dhe sa.

E pafalshme trajtimi i njerëzve si audiencë programi me surpriza, kur kryeministri është llogaridhënësi i parë për mirëqënien dhe mënyrën si shpenzohen taksat e tyre. Aq më e rëndë kur këta njerëz marrin ndihmë ekonomike dhe janë fytyra e dhimbjes, varfërisë e pamundësisë.

Kushdo i ka sugjeruar kryeministrit gjetjen brilante te Oprah-s për sezonin e saj final të programit televiziv më të ndjekur në Amerikë, t’i kujtojmë se Shqipëria nuk është dekori i një programi tekeviziv, kryeministri nuk është Oprah, shqiptarët nuk janë audienca e tij dhe se paratë e taksapaguesve shqiptarë nuk janë para sponsorash. Po, ka një segment ku duhet të bëjë Oprah-n, transparenca se ku e si i përdor paratë, që i hyjnë sa nga buxheti e sa nga sponsorë zemërgjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENVER ROBELLI/ Maqedonia dështoi vetë
Previous article MERO BAZE/ Sikur Sali Berisha të kishte vepruar, së paku si Rrahman Rraja…për Shkëlzenin!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k