• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTAN HOXHA/ Ja dokumentet që vërtetojnë se ish-oficeri i policisë mashtron
Home
Blog

ARTAN HOXHA/ Ja dokumentet që vërtetojnë se ish-oficeri i policisë mashtron

September 27th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Me qe jemi te faktet, dhe pse ato nuk duhen shtremberuar per qellime politike. Ndersa jemi duke u marre me grupet kriminale qe kane kthyer ne Palermo Shkodren dhe kane zhdukur 16 persona ne Vlore, sajesat, mashtrimet per te perfituar materialisht, kapital politik apo status azilanti, na detyrojne te konsumojme energji te kota per lojera te ndyra politike.

Nuk eshte e vertete qe kallezimi i vajzes nuk eshte pranuar. Ka qene Policia e Tiranes, respektivisht komisariati nr.3, jo vetem qe nuk e ka refuzuar kallezimin e vajzes Xhisiela Maloku, por me date 21 korrik 2018, sapo ajo eshte paraqitur jane marre deklarimet e saj. Menjehere materiali i eshte derguar sipas procedures komisariatit te Krujes, pasi vajza, i denoncuari dhe ngjarja kane ndodhur ne territorin e atij komisariati. Oficeri i policise gjyqesore Emiljano Nuhu e deklaron vet kete fakt ne letren e largimit nga detyra derguar presidentit tè Republikes.

(Ne Foto 3, vet Nuhu deklaron ne faqen e pare te letres derguar autoriteteve qe kallezimi i vajzes eshte bere me date 21 korrik ne komisariatin nr 3 te Tiranes).

Me date 22 korrik, sapo vajza ka shkuar ne zyrat e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Durres, eshte marre kallezimi i dyte i saj dhe eshte bere brenda dites pezullimi nga detyra OPGj Gentian Citozi, ndersa Nuhu nuk figuron askund. Pretendimi se polici nuk ka vepruar eshte genjeshter, jo vetem qe SHKB ka vepruar duke marre kallezimin e vajzes por ka pezulluar menjehere OPGJ e Krujes.

Nuhu pretendon se I ka marre ai deklarimet e vajzes ne date 21 korrik, pasi ishte opgj i gatshem. Por ne deshmine e vet vajzes kjo gje mohoet, ajo deklaron se e ka takuar Nuhun vetem pas 7 ditesh ne date 27 korrik. Vet Nuhu e dekonspiron veten dhe genjen ne intervisten e dhene nga Zvicra sikur ka qene i gatshem ne 21 korrik. Proceverbali i deklarimeve te vajzes(foto 1) tregon se eshte emri i nje opgj tjeter dhe ne faqen 4 te letres qe Nuhu u dergon autoriteteve deshmon vet se ai eshte ngarkuar me hetimin e ceshtjes vetem ne daten 27 korrik, pasi OPGj Citozi ishte pezulluar nga detyra prej kallezimit qe beri vajza ne SHCAB Durres(foto 3)

Ne procesverbalin e marrjes se deklarimeve te vajzes me date 21 korrik eshte emri i OPGJ qe ka qene i gatshem ate dite, Gentian Citozi(foto 1). Per kete shkak Sherbimi i kontrollit te brendshem te Durresit ka pezulluar nga detyra opgj Gentian Citozin dhe jo Nuhun, sepse ky i fundit nuk ka qene fare ne detyre ne date 21 korrik.

Nje histori ne faqe te bardhe eshte qepur keq me pe te zi.

Ne foto 1)-Procesverbali i deklarimeve te vajzes ne polici i dates 21 korrik 2018, ku eshte emri i opgj Gentian Citozit jo i Nuhut.

Ne foto 2)-Faqja 1 e letres se Nuhut derguar autoriteteve ku deklaron se kallezimi eshte bere me date 21 korrik ne komisariatin nr. 3 ne Tirane.

Ne foto 3)- Faqja 4 e letres se Nuhut derguar autoriteteve ku pranon se hetimi i eshte vene ne dispozicion ne date 27 korrik, jo me 21 korrik si pretendoi dje ne intervisten e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARMANDO META/ Zgjedhjet lokale te dera dhe opozita "bjeri t’i biem, të dalë ku të dalë"
Previous article DRINI KUQO/ Babale 1, 2, 3 dhe “thriller-i” që i bën bashkë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k