• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 10th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ PD nuk di kë të mbrojë, Teatrin apo BE?
Home
Blog

MERO BAZE/ PD nuk di kë të mbrojë, Teatrin apo BE?

September 19th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Partia Demokratike po hyn në një spirale të re kundërshtish të paqarta ndaj ligjit për Teatrin, duke kundërshtuar edhe procedurën e miratimit të tij, edhe prishjen e Teatrit të vjetër. Në debatin skandaloz në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, si dhe në takimin e Lulzim Bashës me artistët në mbasdite, Partia Demokratike konsideron tashmë skandal që shumica pranon dekretin e presidentit dhe bën njëkohësisht amendimin e disa neneve, bazuar në rekomandimet e Bashkimit Europian.

Zyra e parlamentit bëri të ditur për shtypin disa raste të tjera të ngjashme, kur kjo praktikë ishte aplikuar në historinë e Kuvendit të Shqipërisë, përfshi dhe kohën kur Kuvendi drejtohej nga PD në pushtet.

Po ashtu, takimi i Bashës me artistët rikthen fokusin tek beteja kundër prishjes së Teatrit dhe largon fokusin nga beteja ligjore për Teatrin, duke e rikthyer atë në pikën zero.

Problemi që ka pasur qysh në fillim ligji, është pikërisht përcaktimi në ligj i kompanisë “Fusha”, si ofertuese për ndërtimin e Teatrit, dhe ligji i ri lë formalisht të hapur mundësinë që dhe kompani të tjera të bëjnë ofertat e tyre.

Tërheqja e Partisë Demokratike nga beteja ligjore dhe kapja e saj përsëri pas disa prej aktorëve dhe procedurave të miratimit të ligjit, e zbeh betejën e saj politike dhe e bën pa kuptim fitoren që festoi pas rekomandimeve të Bashkimit Europian.

PD kishte kohë të ndërhynte në amendimin e ligjit, të krijonte më shumë garanci për garë dhe nxitje të biznesit për të konkurruar, mund të luftonte më shumë për efiçencën e projektit dhe gjëra të tjera që lidhen me procesin e tenderimti të ndërtimit.

Por ligji nuk ka ndërmend të ruajë Teatrin e vjetër, siç po sillet PD. As rekomandimi i Bashkimit Europian nuk ishte për ruajtje të Teatrit të vjetër, por për mnyrën si do të tenderohet Teatri i ri.

Ditën që BE dha rekomandimet, Lulzim Basha bërtiti fitore. Tani ose nuk ka kuptuar përse bërtiti atë ditë, ose nuk di çfarë të bëjë sot.

Rekomandimi i BE ishte i tillë që i jepte të drejtë PD nga ana ligjore, dhe i jepte të drejtë qeverisë të ndërtonte një Teatër të ri.

BE nuk mbron Teatrin e vjetër dhe as që rekomandon që duhet bindur dhe aktori i fundit, anëtar i PD, për këtë çështje.

Ndaj PD duhet ta ndajë mendjen në betejën për Teatrin, nëse do përfshihet në betejën e ndryshimeve ligjore që rekomandon BE, apo në kundërshtimin e prishjes së Teatrit.

Nëse do të fokusohet tek kjo e dyta, do t’i duhet të presë ca, dhe nuk e ndihmon për revolucionin e shtatorit, se procedurat mund të zgjasin më shumë se mendon Basha.

Dhe deri atëhere, revolucioni i vjeshtës, mund të ketë mbetur në vjeshtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENVER ROBELLI/ Berlini dhe bufeja ballkanike
Previous article KURT GOSTENTSCHNIGG/ Shtegtime në malësinë shqiptare

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k