• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 14th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ 7 milionë eurot e Becchettit, dhe 14 milionë eurot e pallatit të Lulit
Home
Blog

MERO BAZE/ 7 milionë eurot e Becchettit, dhe 14 milionë eurot e pallatit të Lulit

September 15th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Mero Baze/

Kompania e biznesmenit Francesco Becchetti, I cili vazhdon një betejë të gjatë ligjore me shtetin shqiptar, ka humbur gjyqin për hidrocentralin e Kalivaçit dhe është I detyruar ti paguaj shtetit shqiptar 7 milionë euro.

Vendimi vë në vend dinjitetin e shtetit shqiptar, pasi kontrata e lidhur për ndërtimin e hidrocentralit qysh në vitin 1998, është shkelur dhe zvarritur për vite të tëra dhe në fund tentoi të mbrohej, duke hapur një stacion televiziv dhe ta parqiste prishjen e kontratës si luftë kundër shtypit. Kësaj strategjie I shërbeu dhe mbledhja në televizion e disa emrave të njohur deri “showman” me çmime anomalisht të larta dhe për tregun evropian, të cilët nuk gjenin dot më punë pas ikjes Beccetit, çka tregon dhe faktin se më shumë se sa si gazetarë ishin paguar si gardianë të një biznemeni problematik me ligjin.

Vendimi I gjykatës Arbitrazhit është sukses për qeverinë shqiptare dhe tregon angazhimin e saj serioz në këtë çështje.

E kundërta ka ndodhur me gjyqin për pallatin e Lulzim Bashës në Vlorë. Qeveria shqiptare me sa duket nën avujtë e dashurisë Basha-Rama vitin e kaluar, jo vetëm që u përfaqësua në gjyq nga avokatja e palës kundërshtare, por lejoi që të bëhej një gjyq skandaloz, bazuar jo mbi thelbin e pretendimit ligjor që duhet të ishte çmimi I kompesimit, por u trajtua si një çështje që kishte të bënte për prishje të paligjshme dhe presione psikologjike e politike mbi “viktimat”.

Ndërsa Bechetti do të detyrohet ti paguaj 7 milionë euro shtetit shqiptar, Vjerri I Lulzim Bashës për llogari të dhëndërrit do marrë 14 milionë euro, pas një procesi të pazakontë dhe procedure tërësisht të përshpejtuar me leje politike.

Në rastin e sotëm kur shteti shqiptar është treguar serioz dhe ka angazhuar studjo serioze avokatie, duket qart rezultati. Aty ku shteti shqiptar I përdor gjyqet për pazare politike me kundërshtarët e tij përfundimi është si ai I pallatit të Lulzim Bashës që edhe pse i ndërtuar në det, në token e  askujt zaptuar nga vjerri, edhe pse me dokemente të fallsifikuara, kishte marrë legjtimitetin e Edi Ramës pasi ja kishte konsideruar legale të gjitha shkeljet dhe kishte vendosur t’ia shpronësonte.

I vetmi ankim mund të bëhej për çmimin, por objekti I ankimit është bërë sikur qeveria ka prishur një ndërtim legjitim në mënyrë të paligjshme duke ushtruar presion politik dhe kjo bëhej ndërkohë që Rama dhe Basha përjetonin muajine  mjaltit mes tyre.

Gjyqi I sitëm tregon se nëse nuk ke interesa mund të mposhtësh jo vetëm oligarkët vendas, por dhe ata që kanë emër në botë si të tillë. Dhe kur bën “gjoja”, ndodh që të merr dhe vjerri I Lulit 14 milionë euro para zgjedhjeve. Të paktën 7 milionë I kompesuam. Dhe 7 na mbetën. Nëse Luli ska ndonjë hall tjetr para zgjedhjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANDELI MAJKO/ Sfida…si politikë
Previous article ILIRJAN BLLOSHMI/ Mos i sulmoni policët, o deputetë që s’jeni për të punuar as në komunale!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k