• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 14th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ Xhoi, gomistja 21-vjeçare nga Elbasani që na jep të tërëve një mësim të mirë
Home
Blog

MENTOR KIKIA/ Xhoi, gomistja 21-vjeçare nga Elbasani që na jep të tërëve një mësim të mirë

September 15th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mentor Kikia

Kur ndalova në gomisteri për të kontrolluar një gomë të shfryrë të makinës, mu afrua një vajzë e më tha: Çfarë problemi ka?

-Goma, më ka rënë!

Ajo nxitoi të kontrollojë presionin e të katër gomave. Pastaj çmontoi shpejt e shpejt gomën e rënë, e kontrolloi, dhe nxitoi ta montonte.

Unë kisha mbetur në këmbë e po ndiqja veprimet e saj. Mendova se ishte ndonjë truk, por vajza për pak minuta e mbaroi punën.

Duart i kishte të nxira nga gomat, vajrat po lëndë të tjera në një servis makinash. Edhe në fytyrë kishte disa njolla të zeza pluhuri.

I kërkova leje për ti bërë disa foto. Dhe padyshim i thashë që do ti publikoja. Pranoi dhe qeshi.

“E kam biznesin tim, punoj këtu me babanë. Ia kam marrë dorën mirë”.

Kjo është Xhoi, 21 vjeç, nga Bradasheshi, në Elbasan.

Ajo ka zgjedhur të bëjë gomisten. Një punë burrash kudo, por ajo e ka sfiduar dhe e bën shumë mirë.

Vendosa ta ndaj me ju rastin e Xhiot, për të dëshmuar modelin e një vajze të re që ka zgjedhur të punojë.

Një punë e “pisët” dhe e rëndë.

Por ajo e thotë me kënaqësi: Ky është biznesi im!

Vendosa ta ndaja këtë histori, edhe si një model për një rini në krizë, që mendon se këtu nuk jetohet më.

Për një rini që referencë ka djemte dhe vajzat e që kapardisen në rrjetet sociale me makina luksi, me paratë e baballarëve, shpesh të buruara nga krimi e korrupsioni.

Edhe pse një vajzë showbizi është padyshim më e famshme, unë po u kërkoj lexuesve të këtij shënimi ta shpërndjanë këtë postim si një shembulll për tiu referuar.

Të faleminderit Xhoi për mësimin që na jep të tërëve!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARDIT RADA/ Diplomaci pa "fusnotë"
Previous article FLOGERT MUÇA/ "Air Albania" dhe balta e vazhdueshme e PD ndaj Shqipërisë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k