• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
GJERGJ STEFA/ Kosova, Bacë, u kry!
Home
Blog

GJERGJ STEFA/ Kosova, Bacë, u kry!

September 11th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Gjergj Stefa

10 shtator 2018. Ora 20:45. Parajsë! Fadil Vokrri, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari kanë veshur një shall kuqezi dhe janë ulur përpara ekranit. Mijëra kilometra larg, Slobodan Milosevic dhe Željko Ražnatović, i vetëquajturi Arkan, qëndrojnë në heshtje. Ata këtë ndeshje e panë në ferr.

Vokrri është ende në lotë. Thonë që Zoti më të mirët i do me vete, por për të nuk ishte koha për të ikur. Kosova e tij ndërtoi një skuadër futbolli të denjë, ai ndërtoi një stadium, skuadrat e 21 dhe 19-vjeçarëve morën rezultate fantastike, kampionia e vendit kaloi një turn në Champions. Çfarë do të dëshironte më shumë një president federate? Në fund, Milosevic dhe Arkan do të humbisnin sërish. Vokrri, Rugova dhe Adem Jashari, do të shpërthenin në festë. Kosova fitoi ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare. Një tjetër pavarësi.

Në Prishtinë mund të ishin sa të donin. Ishin 13 mijë, sepse aq mban stadiumi me emrin e heroit të futbollit. Ishte nata perfekte. Provat gjenerale kishin mbaruar, 3 miqësore të fituara dhe një barazim 0-0 në Baku. Momenti kishte ardhur. Arbër Zeneli, autori i golit të parë, ka lindur në Suedi në 1995-ën. Djalë i një familjeje në emigracion prej luftës, ndërsa Atdhe Nuhiu, autori i golit të dytë, kishte lindur 6 vite më parë në Prishtinë. Lufta sapo kish nisur dhe familja e tij u detyrua të largohej.

Futbolli është i jashtëzakonshëm. Ai është sinonim i qartë i faktit. Një ditë do të ketë luftë, por askush nuk do të marrë pjesë! Të gjithë ata që ishin në tribunën e stadiumit të Prishtinës diçka kanë humbur nga ajo luftë. E duan Shqipërinë sa zemra ua di, por Kosova është, sot për sot, objektivi i tyre. Futbolli e sfidoi sërish politikën. Fitoi!

Trajner i ri, emra të rinj, stadium i ri, 5 ndeshje, asnjë gol i pësuar, kandidatë kryesorë për të shkuar në Europian nëpërmjet Ligës së Kombeve. Një skuadër e re, që luan një futboll tërheqës dhe po merr vëmendjen e gjithë kontinentit. Kjo është Kosova. E ardhme e sigurt, e shkuar e vuajtur, e tashme e suksesshme. Vokrri, mesnatën e së hënës, trokiti gotat me Rugovën e Jasharin dhe u tha: E bëra dhe unë Kosovën time, njësoj si ju. Njësoj si ata iku pa e shijuar. Zoti i do më të mirët pranë vetes!(SS)

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FATJON BAZE/ Panuçi fluturon me presh… nën sqetull
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Veting apo poligraf për politikanët?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k