• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ BE i shpëton të gjithë, përveç Teatrit të vjetër!
Home
Blog

MERO BAZE/ BE i shpëton të gjithë, përveç Teatrit të vjetër!

September 10th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze/

Letra rekomanduese e Bashkimit Europian për çështjen e Teatrit Kombëtar është në të vërtetë thelbi i asaj çfarë ishte problematike në çështjen e Teatrit, përfshirja pa garë e një kompanie në ndërtimin e tij. Nuk ishte as nostalgjia për godinën e Teatrit, as sorrollatja pas aktorëve që nuk duan të ndërrojnë muret e Teatrit të vjetër me kushtet e reja, dhe as përpjekja për të bërë llogari me metra katrorë, si gjobëvënës pronarësh.

Letra, e cila është negociuar me Bashkinë e Tiranës, është fitorja që duhet të duartrokiste opozita, por që fatkeqësisht nuk i gëzohet dot.

Letra është po ashtu një dalje me takt nga konflikti me presidentin, dekreti i të cilit tani do të rishqyrtohet jo duke u hedhur poshtë, por duke u korrigjuar çështja e garës së hapur që rekomandon Bashkimi Europian.

Por ndryshe nga opozita, presidenti ka shanse të ndjehet më i respektuar pas kësaj, pasi në argumentet e tij “doktrinare” kundër kontratës, e vetmja gjë e qartë ishte pikërisht kundërshtimi i mungesës së garës.

Qeveria tani do të duhet të riformulojë rregullat e lojës për të garantuar garë mes ndërtuesve, dhe pikërisht këtu kemi për të parë një fenomen të ri, atë nëse projekti i qeverisë ka interes real për biznesin, apo është një dopjo gjashtë, që mund t’i ngelet sërisht në dorë Fushës.

Por sido që të shkojë, kjo ishte dalja më elegante që ndihmon më shumë opozitën, pasi ajo e kishte të humbur betejën për Teatrin në ato kushte.

Teatri do të shembej përmes një ligji të ngjashëm si ai i ndërtimit të stadiumit “Arena Kombëtare”, të cilin e ka ideuar si ligj Sali Berisha si kryeministër.

Dhe këtu përfundonte dhe beteja e saj morale.

Ndërhyrja e BE realisht ka shpëtuar nderin e opozitës për t’u tërhequr me takt nga spiralja e betejës donkishoteske dhe ka shmangur një përplasje afatgjatë mes presidentit dhe shumicës.

Erion Veliaj, i cili është kthyer si rrufepritës i sulmeve ndaj Teatrit të ri, pasi ka shmangur debatin mes artistëve dhe qeverisë, dhe pasi është zhgënjyer nga Ilir Meta me kthimin e ligjit, ja ka dalë të negociojë me BE, një draft i cili i shpëton të gjithë, qeverinë, opozitën dhe atë vet, nga një betejë e shpikur nga kapsllëku i ideve opozitare.

Në një farë mënyre, rekomandimi i shpëton të gjithë, shpëton qeverinë nga një konflikt i panevojshëm ligjor dhe precedent i keq për lirinë ekonomike, shpëton presidentin nga një karshillëk i shumicës, shpëton opozitën nga një kauzë fallco, dhe kryebashkiakun Veliaj nga sanduiçi mes të cilit ishte future, mes pushtetit dhe opozitës. I shpëton të gjithë, përveç Teatrit të vjetër!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Vetting për politikanët, një shaka e bukur shqiptare
Previous article LUTFI DERVISHI/ Libra apo dekodera falas?!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k