• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ALBIN KURTI/ “Ka mbetur veç që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiçit”
Home
Blog

ALBIN KURTI/ “Ka mbetur veç që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiçit”

September 5th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Albin Kurti në një deklaratë për mediat në lidhje me bisedimet që pritet të zhvillohen me Serbinë për ‘marrëveshje finale’ ka thënë se Serbia dëshiron që ideja e shkëmbimit të territorit të jetë e Kosovës.

Kreu i Vetëvendosjes ka deklaruar gjithashtu se gjithçka duhet të jetë tyransparente në lidhje me këto bisedime, por ka paralajmëruar se me këtë çfarë ka bërë Thaçi I ka dhënë të drejtë Serbisë për qëndrimet e saj karshi kosovës.

“Kush kërkon i pari shkëmbim territori gabon. Gjithcka duhet të jetë publike dhe transparente. Teza e korrigjimit nënkupton se Serbia ka patur të drejtë”, tha ndër të tjera Albin Kurti.

Nga ana tjetër ai akuzoi presidentin serb dhe atë Kosovar si autokrat  që i trajtojnë shtetet përkatëse si pronë në tyre. Madje Kurti ironizoi kur tha se “Veç ka mbetur që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiçit”.

Sipas Albin Kurtit Vuçiç dhe Thaçi duan që të destabilizojnë për tu imponuar më pas si stabilizator të situatës.

“Territori dhe kufijtë e Kosovës janë të republikës dhe asnjë person nuk ka të drejtë t’i vendosë në tavolinën e bisedimeve. Presidenti ka shkuar pa mandate në këto bisedime që ka zhvilluar këto kohë”, tha Kurti.

“Këta duan që të destabilizojnë që të imponohen si stabilizator”, shtoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Fuqia e Erdoganit në Ballkan mund të zvogëlohet nga kriza në Turqi
Previous article PANDEY ASHUTOSH/ 20 vjet "Google", kërkohet më shumë kontroll mbi koncernin

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k