• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
SEBI ALLA/ Tre “provimet e vjeshtës” të liderit BASHA: Ekipi i ri, kandidatët për lokalet dhe koalicioni – a do ti kalojë?
Home
Blog

SEBI ALLA/ Tre “provimet e vjeshtës” të liderit BASHA: Ekipi i ri, kandidatët për lokalet dhe koalicioni – a do ti kalojë?

September 1st, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Sebi Alla

Për kryedemokratin Lulzim Basha vetëm fjala pushim do ishte e tepruar në këtë kohë. Për pak muaj janë zgjedhjet lokale, partia është në prag të zgjedhjeve të brendshme për lidershipin e ri dhe po mendon për planin e përtejmë që do jetë koalicioni i madh opozitar, kundrejt një supermazhorance, që pavarësisht kritikave dhe bilanceve negative qeverisëse, ende nuk ka dhënë shenja të forta dobësimi. Strategji dhe organizim pritet nga pjesa opozitare, që i del për detyrë të ndryshojë kurs.

Një prej atyre “gabimeve”, që kryedemokrati po nënkupton se po mundohet që ta ndreqë, lidhet pikërisht me marrëveshjen e madhe Rama-Basha në majin e vitit të kaluar, duke prerë çdo ide për një marrëveshje të re, qoftë edhe me qëllim integrimin e vendit në BE dhe nisjen e një stadi tjetër politik.

“Nuk ka asnjë pakt me PS dhe nuk do të ketë asnjë pakt me PS, para se të arrijmë raport opozitar me të gjitha forcat e opozitës, gjithçka tjetër është mashtrim, nuk do të ketë tjetër pakt, nuk do të ketë bashkëqeverisje PD-PS”-tha prerë kreu i PD-së Lulzim Basha të premten, duke dhënë edhe sinjalin se përplasjet e forta nuk do të mungojnë. Premtohet ashpërsi nga ana e opozitës sidomos në denoncimin e skandaleve apo rasteve korruptive që sipas saj vijnë nga mazhoranca, por kjo nuk do të jetë fokusi i vetëm, pasi një opozitë ka edhe testin e saj për të matur forcën dhe një prej tyre është mbledhja e elektoratit të shpërndarë.

“Nuk është sekret se opozita do të dalë e bashkuar në zgjedhjet lokale, kjo është shprehje e vullnetit të LSI-së nga kryetarja e saj, sikundër e vullnetit tim dhe e aleatëve të tjerë, natyrisht opozita do të përballet e bashkuar me të gjithë sfidat.

Një nga sfidat janë edhe zgjedhjet lokale”-deklaroi Basha. Një podium vetëm me denoncime (qoftë edhe me fakte të forta) ka treguar se nuk është shumë efektive, pasi qytetarët duken me prirje për të besuar më shumë alternativën dhe vetëpastrimin e një force, sesa sulmin ndaj tjetrit.

Kjo lloj përzierje mes denoncimit, ofrimit të alternativës ndryshe, por edhe përfaqësimi me personazhe me reputacion pozitiv në zgjedhjet lokale, mbetet ideja e forcave të djathta, që këtë herë në koalicion kanë edhe një parti të lindur si e majtë, siç është LSI-ja.

Nëse opozita nis kalkulimet e thjeshta matematikore në mbledhjen e elektoratit të saj, ngado që i janë shpërndarë, mbase do ishte gabimi fatal, pasi shumë “ujëra e vota” kanë rrjedhur dhe PS është bërë një “markë qeverisëse”, qoftë edhe me marketing.

Për analistin dhe pedagogun e UET Fitim Zekthi, alternativat ndryshe, denoncimet publike ndaj keqqeverisjes, por mbi të gjitha përzgjedhja e personazheve me reputacion pozitiv si kandidatë të opozitës në zgjedhjet lokale, do ishin hapi i parë për të arritur qëllimin final, që janë marrja e pushtetit në zgjedhjet e përgjithshme. Në gjykimin e tij, opozita është në një proces sendërtimi të vetes së saj si alternativë.

Analisti Mustafa Nano mendon se PD-ja dhe LSI-ja deri tani kanë treguar se dinë të bëjnë vetëm fushatë denoncuese dhe sipas tij kjo kartë nuk mund të ecë, pasi për zgjedhësit shqiptarë palët politike janë njësoj në planin moral. Në gjykimin e Nanos, ka shumë rëndësi përzgjedhja e kandidatëve në zgjedhjet lokale, ndonëse është skeptik që forcat opozitare veç denoncimit të ofrojnë edhe alternativën./Mapo.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Për Klodiana Lalën dhe ata që abuzojnë me lirinë e fjalës
Previous article AGRON GJEKMARKAJ/ Pse loja me forcën është pika e dobët e Bashës?!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k