• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
KATERINA SHEHAJ/ Debati për pronat, dy arsyet pse teatri politik i PD duhet të marrë fund njëherë e mirë!
Home
Blog

KATERINA SHEHAJ/ Debati për pronat, dy arsyet pse teatri politik i PD duhet të marrë fund njëherë e mirë!

August 30th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Debati politik mbi çështjen e kompensimit të pronave, i ndezur nga Partia Politike duket se po përdoret prej saj si teatri i rradhës për interesat e ditës, pa marrë parasysh se çfarë ka ndodhur realisht dhe as sqarimet e GJEDNJ.

Ndërsa PD flet për shantazh, është e qartë se Denar Biba, në vitin 2014, në bisedën me Ledio Biankun nuk i kërkonte gjykatësit as që të favorizonte qeverinë shqiptare, aq më pak që të ndërhynte në një çështje të caktuar për kthim-kompensim pronash, por kërkonte të negocionte në parim një shtyrje afati për ekzekutimin e vendimeve të kompensimit të pronave.

Kjo sepse sipas Bibës, ekzekutimi i vendimeve në vitin 2014 mund të rëndonte financat e shtetit. Denar Biba thjesht i ka transmetuar gjyqtarit një qëndrim të qeverisë shqiptare duke u përpjekur të negociojë në parim, një kërkesë që ja ka bërë zyrtarisht edhe Gjykatës. Një lobim mëse normal, që çdo qeveri dhe çdo zyrtar mund ta ndërmerrte.

Nëse ky do të ishte rasti i një shantazi mbi një gjyqtar, një vepër penale, asokohe do të kishte ndonjë reagim nga Gjykata Europiane mbi shtetin shqiptar. Për katër vite rresht, që nga 2014-ta kur Bianku njoftoi presidentin e Gjykatës për komunikimin me Bibën nuk pati ndonjë akt nga GJEDNJ kundrejt qeverisë shqiptare që të tregonte si gjykata ishte shqetësuar për këtë “shantazh”.

Në vitin 2015, qeveria shqiptare duke u nisur nga rishikimi i paketës ligjore mbi pronat ka kërkuar zyrtarisht më shumë kohë për këtë process nga Gjykata e Strasburgut. Asokohe Ministria e Drejtësisë ishte duke punuar me një draftligj të ri për kthimin dhe kompensimin e pronave e, përderisa ishte ende në momente reflektimi, konsultimi me ekspertët e Këshillit të Europës dhe të zyrës së regjistrit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, kërkonte edhe pak kohë e afat për të finalizuar këtë process.

GJEDNJ mori vendimin që të shtyhej shqyrtimi i këtyre rasteve në vitin 2016. Por ky vendim nuk kishte lidhje me ngjarjet e vitit 2014. Pas këtij sqarimi, debati duhet të mbyllet njëherë e mirë për dy arsye:

Së pari gjykata pranon që vendimi i vitit 2016 për të shtyrë shyrtimet e rasteve të pronësisë nuk ka lidhje, e as nuk është influencuar nga biseda mes dy miqve Denar Biba dhe Ledi Bianku.

Së dyti, kjo tregon se kërkesa e qeveriseë shqiptare për shtyrje afati paska qënë jo vetëm interes publik, jo vetem e drejtë, por edhe e pranuar nga GJEDNJ.

Përballë këtij sqarimi, bie e gjithë përpjekja e opozitës për të sajuar një debat të pavlerë për opinionin publik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Pse rasti Klodianës, është më e rëndë!
Previous article ARTUR ZHEJI/ Policët janë fakirë fukaraje, mbrojnë sulltan mavrinë (Ramën) nga qoftëlargu

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k