• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ZHAN POL BETBEZE/ A po minohet euro? Pse dollari është arma më e mirë e Trump
Home
Blog

ZHAN POL BETBEZE/ A po minohet euro? Pse dollari është arma më e mirë e Trump

August 30th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Është e kuptueshme, që presidenti amerikan të dëshirojë më shumë rritje ekonomike dhe punësim në vend, duke synuar përforcimin e superioritetit teknologjik të vendit të tij, duke zgjeruar hendekun me konkurrentët e tij, në veçanti Kinën.

Ai dëshiron të rrisë përfitimet nga dollari, si monedha e vetme rezervë globale:rritja e PBB-së, zgjerimi i lidershipit në ekonominë e njohurive (dhe informacionit), si dhe fuqia e gjuhës, ligjit dhe dominimit ushtarak, që tanimë është zgjeruar në hapësirë. Kështu po ndërtohet agjenda trumpiane.

Por qëllimi aktual i një monedhe rezervë, është ai i një mburoje kundër krizave ekonomike dhe luftërave. E megjithatë, na thuhet se tani kemi pasur 70 vjet paqe relative, e cila mbahet sot në këmbë, nga një balancë e dukshme e pushtetit në një botë tripolare (SHBA, Evropë, Kinë). Është i gjithi një iluzion!

Strategjia e Kinës pas viteve të zgjerimit të fshehtë diplomatik, falë hyrjes në OBT, po bëhet proaktive. Strategjia e investimeve të reja në Rrugën e Mëndafshit, është sa politike aq edhe e orientuar drejt biznesit, për të forcuar aleancat në Azi dhe për të integruar Afrikën, e cila do të ketë një ndikim në votat e Kombeve të Bashkuara.

Shtojini kësaj garën për metalet e rralla, thelbësore për teknologjitë e reja, plus investimet dhe përparimet ushtarake (Kina është investitorja e dytë më e madhe ushtarak në botë). Ekonomia kineze ka një nga monedhat kryesore të botës:RMB vazhdon të ketë një ndikim më të vogël në tregje pas dollarit, euros dhe jenit, por është përpara paundit britanik.

Kësisoj, Kina synon të zhvillojë tregtinë pa kaluar përmes dollarit, duke shmangur kërcënimet dhe sanksionet amerikane Ky është momenti kur Donald Trump zgjodhi të ndezë konfliktin, në bazë të luftimit të pabarazive të tregtisë, dhe reduktimit të tyre me Kinën, Gjermaninë, Meksikën, Turqinë dhe Kanadanë.

Këta “të dyshuar të zakonshëm”, ndodhen tani nën presion për “krime” të supozuara të tepricës tregtare. Për të, luajtja e kartës doganore është e lehtë:ajo i lejon atij të anashkalojë Kongresin, duke rritur detyrimet doganore. Përparësia e madhe e kësaj lufte amerikane për të ribalancuar tregtinë, është se konkurrentët e tij nuk mund të fitojnë.

Kina eksporton 4 herë më shumë në Shtetet e Bashkuara, se sa importon prodhime amerikane (510 kundrejt 130 miliardë dollarë në vitin 2017). Nëse, për shembull, Shtetet e Bashkuara rrisin taksat e importit me 20 për qind, kostoja shtesë që do të paguajë Pekini është 100 miliardë dollarë.

Por kjo do të nënkuptonte, nga ana e Kinës, rritjen e tarifës në nivelin 80 për qind mbi importet amerikane, për të arritur të njëjtën shumë prej 100 miliardë dollarësh. Është e pamundur që Kina të ndërmarrë një rrezik të tillë. Lufta nëpërmjet tarifave doganore, do të ngadalësojë ekonomitë kundërshtare më shumë se sa ekonominë amerikane, e cila ka relativisht më pak importe.

Por, teksa duhet kohë për t’u materializuar tek të “tjerat”, tregjet e aksioneve luajnë rolin e tyre katalitik. Shqetësimet për rritjen kineze, ruse dhe turke, po përshpejtojnë rënien e monedhës së saj. Me qëllimin e saj final për ta kthyer RMB në një monedhë të vërtetë globale, Banka Qendrore e Kinës, nuk mund të lejojë që renminbi të zhvlerësohet aq shumë.

Prandaj ajo është e detyruar të mbështesë ekonominë nëpërmjet një huaje të pakufizuar, ndërsa dëshiron të reduktojë borxhin e saj. Për pasojë, Kina është duke u dobësuar financiarisht. Kjo është edhe më e vërtetë për Rusinë, e cila nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të zhvlerësojë monedhën (dhe të prodhojë më shumë naftë).

Ndërkohë edhe lira turke po bie, me kompanitë turke që kanë borxhe në dollarë amerikanë. Nga një vend në tjetrin, monedhat e vendeve në zhvillim po zhvlerësohen (Afrikë e Jugut, Indi, në gjitha vendet e BRICS), ashtu si edhe euro. Me një shqetësim të përhapur në vendet me borxhe, normat afatgjata po rriten kudo (për shembull në Itali).

Me pak fjalë, vetëm dollari po forcohet. Kjo është dëshmi se dollari, është monedha botërore e preferuar. Normat afatgjata të interesit në SHBA, po bien në nivelin 2.9 për qind, po aq sa inflacioni (që po rritet), ndërsa defiçiti buxhetor do të shpërthejë, me projektet për vepra të mëdha, paqësore dhe ushtarake. Kështu kemi një monedhë globale: Është ajo që dëshiron bota, më e mira në marrjen e sa më shumë huave, dhe me një kosto sa më të lirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NAMIR LAPARDHAJA/ 3 çështje që e dëmtojnë rëndë PD-në!
Previous article ANALIZA/ Qeveria e re, fillim i ri në Athinë?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k