• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
KRISTO MËRTIRI/ Kryeministri, opozita dhe një anektode permetare
Home
Blog

KRISTO MËRTIRI/ Kryeministri, opozita dhe një anektode permetare

August 27th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Kristo Mërtiri
-Në të vërtetë, miku im, nuk janë bërë ende as si eshka me urorin. Shkëndijat tymuese që hedhin e presin plot trokëllima përballë opinionit publik të mjegulluar herët, u shëmbëllejnë atyre xixëllonjave që as ndezin e as shuajnë në shërbim të njerëzisë. Madje, ushqejnë më tepër humbjen e shpresës dhe dëshpërimin vrasës nëpër foletë e zhgënjimit qytetar.

Udhën nga erdhën në këto maja të pamerituara shtetërore, e flakën herët pas krahëve dhe ranë cuditërisht në shtratin e patundshëm të harresës laramane. “Dashuria” përgjëruese e mashtruese ndaj elektoratit të majtë e të djathtë, praktikisht ka ikur në drejtim të paditur ! Vecse një ditë, kam bindjen, se do të zgjohen të “përmalluar” kur të fillojë gjëmimi i daulleve partiake gjatë vjeljes së votave përcëllake.

“…Në Shqipëri, veprimtaria politike kryesisht përjetohet si pjesëmarrje në spektakël televiziv për ta zbavitur e gënjyer popullin, e ku kryepersonazh është Kryemininistri e gjithë të tjerët “dublantë” të tij, në spektaklin që duhet ta mbulojë të vërtetën se vendi është duke u bërë i pabanueshëm për rininë shqiptare…”. Shumica e këtyre politikanëve po njësoj e shijojnë hajdutokracinë ! Prandaj po quhet përditë e më tepër si “biznesi” më fitimprurës. Prandaj Kryeministri piktor la mënjanë penelin dhe nuk e kuptoi dot herët mbi kalin e pushtetit, se në fund të fundit “nuk quhet karvan tufa e hienave” !

Tani sikur presim fryte nga Vjeshta apo tollumbace me gënjeshtra ?…

Të gjithë njerëzit e ndershëm vazhdojnë të pyesin supengritur : Përse nuk bëhen publike kontratat koncesionare, o Timonier i vetëm i Tepsisë ! Apo të ngjan me atë grykën e frikshme pranë ishullit të Sazanit që e thërrasin ende “Gryka e Xhehenemit”(jo e xhenetit) ? Paske shtuar makinat e blinduara, gardistët, shoferët dhe një kolltuk të posacëm kryeministror e ke kthyer në shëtitës ambulant sa herë organizon takime “gju më gju” me qytetarë e mercenarë. Demek, nuk e paske marrë ende vesh shkëputjen tënde marramendëse nga realiteti i zymtë ku rrëmbeve votat e sundimit ?! Miqtë e tu janë vetëm disa të majmur nga Polit(h)ika. Duke besuar verbërisht se “ po të mos ishte ai, cdo gjë do shkonte në “të s’ëmës”(!)… Po opozita gjarpërushe ku e ka ndalur vallë vrapin e saj të protestave përballë Kryeministrit që mbahet me ujë të vakët nga “Fatligxhafëria” mashtruese ? Apo i mjaftojnë të qarat edhe pa u rrahur mirë ? Një pyetje mbetet varur dhe e pakallur : Përse nuk e ka zënë ende demin prej brirësh ?

-Na dëgjo pak, o miku ynë në metropol ! Opozita shelegure e gjarpërushe tashmë i duhet vetëm cadrës ngatërrestare e orëligë, ku përgjojnë, mallkojnë e përgjërohen sidomos “të privilegjuarit e përjetshëm të PD” dhe fare pak kundërshtarët e vërtetë politikë. Ata kanakarë të zemëruar kanë lëshuar stërkëmbëshat brenda e matanë gardhit opozitar dhe fërkojnë barkun nëpër vila e pasurira erërënda. Miqtë e mi në Lumin e Vlorës tashmë e kanë kthyer në refren agresiv pyetjen hidhësirë : Njerëzit falsifikojnë paratë apo paratë po falsifikojnë njerëzit ?! Por më bukur e më shqip mendoj se e tha ai intelektuali e publicisti shqiptar i drejtpërdrejtë në Shkup : Vetëm hajduti mund të pasurohet nga politika !… Ndërsa mua më shëmbëllejnë shpesh edhe me “nepërkat pika-pika” dhe nuk janë nga ato me dy dhëmbë në gojë e me bisht të shkurtër që hidhen e përdridhen rreth disa të rinjve demokratë të shkolluar, të pakorruptuar, fjalëqëruar e aspak mitingashë të skaduar, e ndoshta me pak përvojë drejtuese. Vecse pastërtia e tyre e panjollosur, realisht u vret sytë dhe u rrënqeth duart e pista disa kokrrave nga pushteti i djeshëm. Në thelb e duan opozitën shelegure e peqelepe përballë rilindistëve të menderosur… Sa për Bashën, po ta themi troc : Tani për tani, na duket si ai ustai pa mistri, që ka dije por nuk ka mjete e organizim të fortë. Prandaj ndonjë protestë a denoncim publik, nuk e ka kapërcyer dot harkun e një furtune në gotë. Në fund të fundit, vetëm opozita nuk mund t’i thotë derrit dajë ! Shkurt, c’farë bën sot në detin e varfërisë, me siguri do e gjesh nesër në kripë…Sepse fasada rilindiste ka shkuar shumë larg realitetit migjenian.

Ajo po i ngjan përditë e më tepër asaj gruas bishtdredhur e të zgjuar që mbeti gjallë sot e kësaj dite si anekdotë përmetare. Dhe malëshoviti i palodhur Niko(para se të mbyllte sytë përgjithmonë në Tiranë) e rrëfente bukur e plot humor :

–Dikur, një burrë ishte ftohur herët me gruan. Dyshonte shumë dhe vrojtonte shumë. Më në fund e pikasi me një birbo të njohur në fshat e krahinë. Ashtu i xhindosur, e priti me tërsëllëmë

-Me cilin po cucurije vesh më vesh ?

–Me asnjeri !,-iu përgjigj prerë ajo.

–Po unë të pashë me këta dy sy dhe nuk dua asnjë shahit,-këmbënguli burri.

– Jo more burrë, jo ! Të kanë genjyer sytë… Dhe si për ta mbyllur sherrin, e fton të pyesin disa ustallarë muratorë aty afër.

– Ju lutem, këtë spango në mur, përse e përdorni ?

– E kemi për të mbajtur drejtimin e murit, moj zonjë.

– Po ju e keni afër syrit, edhe gurin edhe murin.

– Epo, jo rrallë syri të gënjen. Kaq deshi gruaja bishtpërdredhur dhe iu kthye e krekosur burrit të vet : – A e sheh, more burrë ? Këta ustallarë kaq afër e i gënjen syri dhe jo ty aq larg…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMADAN BARALIU/ Treni për Bruksel
Previous article KOMENT/ E pazakonshme - Merkeli flet hapur!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k