• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTAN FUGA/ Po na vrasin me ushqime, ne nuk hamë me fruta e perime po pesticide
Home
Blog

ARTAN FUGA/ Po na vrasin me ushqime, ne nuk hamë me fruta e perime po pesticide

August 24th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Dje bëra pak pazar aty nga plazhi në Durrës. Por, se mos vetëm aty!

Gjeta ide! Ishin të mëdha, më të mëdha sesa isha mësuar t’i shihja ato zakonisht. Por, fjala “ide” më gënjeu. Kisha kohë pa i provuar. Qysh herët fare kur në oborret e shtëpive tiranase kishte pemë që prodhonin këtë frut të mrekullueshëm me gjasa të ardhur herët nga vendet e Azisë.

Kur i provova në shtëpi ishin fruta pa shije, pa erë, sikur haje kashtë. 7000 lekë të vjetra kilja!

Pjeshkët e mëdha. I futa në frigorifer t’i provoja të ftohta! Cfarë të haje. Sikur haje ta zemë ndonjë top tenisi. Pa shije, pa erë, pa aromë.

Bostani më doli kastravec!

Aman mos mos përzjeni gjinitë e frutave dhe perimeve sikurse përzjejnë gjinitë e gazetarisë disa media, apo gjinitë e tekstit disa gjoja historianë që në vend të shkruajnë histori, prodhojnë fjali plot me propagandë nacionaliste pa asnjë metodologji.

Rrushi kokërmadh. I bardhë. Më tentoi. Ha një kokërr asnjë shije. Vazhdoj ha, pa erë, pa shije, pa asgjë, neutral.

Me çfarë të vazhdoj? Me bostanin!

M’u duk se kisha blerë gjithsejt nja dhjjetë kile pesticide dhe i kisha futur në frigorifer për të ngrënë.

Kërkoj ndonjë informacion për sasinë e lejuar të pesticideve në fruta e perime!

E kërkoj në media! Hiiiiiç! E kërkoj në agjencitë shtetrore që duhet të na mbrojnë ! Hiiiiiç. E kërkoj në njësinë tregtare ku bëra blerjet! Hiiiiiç!

Ne po hamë antibiotikë.

Bëra provë dhe i thashë dikujt më fut në gojë një perime që ta ha me sy mbyllur.

Përtypem dhe nuk e dalloj se çfarë është. Diçka midis pjeprit dhe fekaleve – i them symbyllurazi ushqyesit tim.

Ai më zgjidh sytë: Ishte domate.

Uaaaaaaaaaa: Nuk e gjeteeeeeee! E humbe bastiiiiiin!

Mëngjes – antibiotikë si vezë të ziera!

Drekë – plastika mesdhetare të pjekura në formë peshku!

Darkë – pesticide në formë pjeshke!

Kjo është mënyja!

Dhe nëpër rrugë sheh lokale të mbyllura me rrypin e verdhë shkruar në të zezë si simbol i veprimit shtetror: Mbyllur nga tatimet!

Dhe në ndonjë cep ndonjë restorant që gatuan në hale me furnellë vajguri që gjoja e kanë mbyllur.

Dashke të dish për norma sasie pesticidesh në fruta dhe perimeti !!!

Ne po hamë fruta që nuk janë fruta, perime që nuk janë perime.

Ne po hamë fjalët, format, e frutave, kurse përpmbajtja është e njejtë: pesticide!

Tani kuptoj Biblen kur Jezusi transformoi ujin në verë, kur nuk kishte peshq dhe bëri peshq. Kuptoj filozofët që shpjegojnë se në thelb materia ransformohet dhe është e njejta, vetëm shqisat e njeriut dallojnë një ushqim nga tjetri.

Teoria e trans-substancializmit! Gjithçka është një!

Ne po na vret gjojakatunari!

Pa frikë! “Janë të baçes teme! ”

Po helmet në ushqime!

Ushqime.

Shqime.

Qime,

Meeeeee!

Eeeeeeee!

– – – –

Po vritemi duke ngrënë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AURENC BEBJA/ Zakonet, traditat, mikëpritja dhe respekti ndaj gruas
Previous article ERION BRAÇE/ Të vlesh si deputet, nuk do të thotë të dhunosh në sallën e Kuvendit!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k