Xhoi Jakaj
A ka “gjeni” në botë që lindin të tillë dhe truri tyre funksionon pa librin,studimet dhe ushtrimin e të lexuarit?! Deri në 98% e veprimtarisë së trurit ndodh në mënyrë të pavetëdijshme. Disa gjëra që duket sikur nuk i dimë, në të vërtetë “flenë” në mendjen tonë, por që veprimtaria e trurit të jetë në funksion të njeriut ai duhet mësuar me ushtrime ashtu sikurse dhe trupi ynë, dhe ushtrimet e trurit janë librat e të lexuarit.
Gjjenitë lindin një në një mijë,kurse një mijë mendje të tjera njerëzore pasi lindin zhvillohen nëpermes të lexuarit…. Të harxhosh kohë duke iu përkushtuar leximit është një aktivitet për të cilin do falenderosh veten më vonë. Asnjëherë mos u justifikoni me elementin kohe për të mos i dedikuar ca minuta ose orë të lexuarit. Dhe sikur të reduktosh një konsum të njërës kafe që pi gjatë përditshmërisë tënde për të lexuar, e sigurove leximin pa shumë mundime as shpenzim të kohës tënde produktive për punë. Përfitimet që grumbullohen janë të panumërta dhe ky shkrim shërben si një kujtesë në gjitha aspektet pozitive të cilat vlejnë dhe si një thirrjeje për të marrë sa më shpejt e mundësisht librin që ke lënë përgjysmë prej kohësh ose nuk e ke nisur akoma ?!
1-DIJET ASNJERE NUK JANË TË TEPËRTA Funksioni i parë i librave është ai informues. Sejcili duhet të zgjedhë mes larmisë së titujve, atë që i duket më i përshtatshëm dhe që i shërben në formimin e tij akademik apo atë që përmbush kuriozitetet e tij dhe i sjell në mendje të shkuarën, adoleshencën, rininë apo mbase dhe projekton të ardhmen, Libri është një oqean dijesh, prej të cilit nuk mbytesh por rifreskohesh, gjithashtu mëson të perfeksionosh stilin tënd të të folurit dhe të përditshmërisë, fiton një lloj sigurie që ta jep gjithnjë të lexuarit , kjo është dije e pafundme që të jep dhe liri individuale
2-NJË FJALOR I PASUR DHE NJË ARTIKULIM I RRJEDHSHËM TË BËJNË TË NDJEHESH KRENAR ME VETEN GJITHNJË Sa herë je gjendur në një situatë të vështirë, ku problemi më i madh është të artikuluarit? Jam e bindur që përgjigja e të gjithëve ne është ”Shumë herë.” . Situatat e sikletshme, intervistat e punës, prezantimet përpara një grupi të madh njerëzish, e shumë raste të ngjashme bllokojnë funksionin normal të trurit dhe të folurit dhe kjo prej stresit dhe ankthit që krijohet, por leximi ndryshon gjithçka. Asnjë situatë nuk e gjen të papërgatitur dikë që i ka dedikuar shumë kohë leximit….. Pasurimi i fjalorit të përditshëm, eleminimi i çdo huazimi, i cili aq sa e zgjeron edhe e vret gjuhën shqipe, por mbi të gjitha zhdërvjelltësia që të fal leximi, të bën që në cdo situatë të dalësh faqebardhë. Aftesitë e mira shprehëse gjithmonë ndërtohen prej leximit , dhe ndihmojnë njëkohësisht në aftësitë shkruese, të cilave për shkak të elektronikës së zhvilluar nuk i vihet më shumë rëndësi ?
3-LEXIMI FRESKON TRURIN DHE QELIZAT E KUJTESËS Konstatimi i mësipërm nuk është aspak i cuditshëm. Një nga aktivitetet që ndihmon kujtesën tuaj është pikërisht leximi. Shkencëtarët,biologet dhe gjeneticientet kanë vërtetuar se informacioni i marrë nëpërmjet leximit është 5 hërë më i rrënjosur në memorien tuaj dhe më i përdorshëm prej jush, sesa informacioni i marrë nga mediat audiovizive. Nëse dëshironi që kujtesa juaj të jetë e pagabueshme dhe afatgjatë deri në fund të jetës, kushtoni leximit minimalisht një orë në ditë. Justifikimet kur bëhet fjalë për leximin janë të papranueshme sepse kohë për të lexuar 30- 60 minuta në ditë gjendet gjithnjë
4-LEXIMI UL NIVELIN E STRESIT DHE RRIT PËRQËNDRIMIN MAKSIMAL TË TRURIT.. Stresi duket se është fjala më e përdorur në përditshmerinë tonë. Në punë hasemi me të, në shkollë shtohet shpesh fjala jam në stres, madje edhe në pritje të operacioneve të përditshme në institucione bankare apo shtetërore ndjen stresin dhe padurimin. Kundër të gjithë këtyre faktorëve të jashtëm të cilët ndikojnë negativisht në shëndetin e tonë lufton leximi dhe kontakti me librin. Leximi ka aftësinë të zhvendosë mendjen tuaj në botën e tij, duke ju bërë të harroni të gjitha problemet e vogla të kaluara gjatë ditës. Koha në të cilën zhyteni në lexim na ndihmon të kalisim durimin dhe të forcojmë përqëndrimin. Këto dy të fundit janë probleme të hasura pafund në ditët tona në një kohë kur përqëndrimi largohet vetëm nga një zile e telefonit, apo një zhurmë sado e voge afër jush,ndaj leximi është mënyra më e mirë për të rrit përqëndrimin tuaj gjatë përditshmërisë…
5-LEXIMI TË ARGETON DHE PËRMIRËSON HUMORIN Leximi nuk duhet të konsiderohet si detyrim, mbi të gjitha ai është argëtim. Një libër i mirë mundë të largojë cdo pakënaqësi të ditës dhe mes miliona titujve me siguri do gjeni veten diku, shpesh duke lexuar një libër ne gjejmë veten duke buzëqeshur dhe doza e humorit tonë është shtuar për shkak të aktivitetit të trurit dhe adrenalinës së rritur nëpërmes kënaqësisë që të jep leximi……. Në përfundim të këtij shkrimi do ishte lumturi për mua nëse disa prej jush janë frymëzuar dhe fillojnë të
Leave a Reply