• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ LSI-ja mund të ringrihet po denoncoi 2008-n!
Home
Blog

BEN ANDONI/ LSI-ja mund të ringrihet po denoncoi 2008-n!

August 22nd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Ben Andoni

Goditja që ka marrë LSI-ja, paçka rezultateve të zgjedhjeve të fundit, është goditje në bosht. Është e vërtetë që LSI është ngritur që nga themelimin i saj dhe pika e saj e kthesës ishte pak muaj pasi hyri viti 2009, kohë kur LSI-ja përfitoi pikërisht nga ajo që kishte anatemuar më shumë. Më 2008 në kohën kur dy partitë e mëdha bën flirtin për ndryshimin e Reformës Zgjedhore, akt që po e rëndon edhe sot politikën shqiptare, ishte LSI-ja, që me shumë konsekuencë luftoi për denoncimin e saj. Ishte ky momenti, kur kjo parti do të ngjitej pa fund në skakierën e politikës shqiptare. Paradoksalisht, ai sistem që e kishte nxjerrë teorikisht nga loja, fatmirësisht e ndihu që me ndihmën e vetëm katër votave, kjo forcë e vogël, të dominonte në skenën politike shqiptare.

Ajo zuri mesin e artë nga ku mund të ndikonte direkt në politikën shqiptare dhe madje të mendonte dhe për fuqizimin e saj në kurriz të atyre që e kishin përbuzur. LSI-në e shfrytëzoi këtë sistem, që fillimisht e anatemoi, dhe atë që bëri duke u bashkuar me PD-në më 2009, e përsëriti pa skrupuj pas pak vitesh me PS-në, në një lidhje që për hir të së vërtetës i shërbeu vendit, sepse u ndërmorën shumë reforma.

Realisht reformat përmbanin në thelb fuqinë e votës së masës së PS-së dhe peshën artificiale të numrave të LSI-së, që moralisht ishte bjerrur nga qeverisja e gjatë me PD-në. Krisja kish filluar sepse pozicioni i kësaj partie nuk ishte real. Në të dy qeverisjet, paçka shumë dikastereve që mbajti, LSI-ja do të mbahet mënd më shumë si një parti e favoreve dhe tarafeve. Kjo i bën të dy partitë e mëdha që të mos u vinte keq kur e lanë pas dere në marrëveshjen e tyre të pak muajve më parë dhe që sot pothuaj nuk e llogarisin, paçka se lidërshipi i saj po shikon me kujdes trandjet e PD-së nga njëra anë dhe të çarat nga mund të futet në ndërtesën e PS-së për të qëndruar në strehën e saj.

LSI-së, sot, i mbetet një rrugë pas humbjes së krejt fizionomisë së saj. Me ato që kanë ndodhur, dhe me zbehjen e fuqisë së liderave të saj tashmë i duhet të fillojë atje ku nisi ngjitjen, që është denoncimi i ashpër i këtij sistemi zgjedhor, mu këtij që e denoncoi dikur dhe që e mbajti paradoksalisht në këmbë.

Kjo forcë politike duhet të denoncojë dhe të luftojë për ndryshimin e sistemit zgjedhor për të krijuar një mundësi që të ketë garë dhe për forca të tjera politike në vend. Ky hap mund të kurojë imazhin e saj të drobitur dhe fjalët e tepërta dhe shpesh pa sens të njerëzve të saj. LSI-ja duhet t’i kthehet racionalizmit politik dhe jo interesit të ngushtë me të cilën u familjarizua për fatin e saj të keq në vitet e fundit. Është një ndërmarrje e vështirë porse në thelb mund të kurojë atë pak gjë që ka mbetur nga partia, që shërbeu si patericë në dy legjislatura për dy forcat që e dominojnë politikën shqiptare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SADIK ELSHANI/ Kosova si plaçkë lufte, pronë private
Previous article MERO BAZE/ Zjarret në çerdhe, si tritoli mbi shtyllat e tensionit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k