• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Nuk po shpëton PD-ja Teatrin, por Teatri, PD-në
Home
Blog

MERO BAZE/ Nuk po shpëton PD-ja Teatrin, por Teatri, PD-në

August 21st, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Nga gjithë paralajmërimet e opozitës për protesta në shtator, më i besueshëm duket aksioni për Teatrin. Pasi qeveria të shqyrtojë dekretin e Presidentit dhe ta hedhë poshtë atë, opozita ka llogaritur nisjen e betejës për Teatrin, si aksion kryesor opozitar.

Shumë nga kritikët e opozitës, biles ata brenda saj, ngrenë pikëpyetje për dispropocionin që ka pesha e një aksioni për Teatrin nga aksionet e tjera opozitare të lëna përgjysëm, apo nevoja urgjente për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet brenda PD të lëna përgjysëm.

Po përse opozita zyrtare është kaq e fiksuar pas kauzës së Teatrit, edhe pse tashmë ka humbur dhe mbështetjen e aktorëve?

Arsyeja e parë dhe e fundit duket se ka të bëjë me ilustrimin e idesë së protestës. Protesta për Teatrin është e vetmja gjë që e kanë të qartë të gjithë si bëhet. Ajo ka një territor konkret, ka një objekt konkret dhe është arsye e mirë për t’u mbledhur, pa qenë nevoja të jenë dhe shumë.

Në mungesë të ideve opozitare dhe forcimit të opozitës, ide të tilla të thjeshta dhe konkrete kanë dominuar gjithnjë axhendën e kësaj opozite.

Po kaq e arsyetuar ka qenë përshembull dhe protesta për Këndin e Lojrave, pasi edhe ajo, merrte jetë se ishte objekt konkret, i prekshëm, i dhunueshëm dhe i rrethueshëm. E rrethonin dhe numëronin makinat që ndërtonin këndin e lojërave.

Po kaq konkrete u duket dhe ideja që të rrethojnë Teatrin. Është konkrete, e prekshme dhe e kuptueshme nga të gjithë. Është pak a shumë si çadra, një vend ku shkohet çdo ditë për protestë.

Teatri në këtë rast është një çadër natyrore.

Ndaj mos u përpiqni të gjeni arsye, çfarë e lidh PD-në me Teatrin. Nuk është PD që po shpëton Teatrin. Është Teatri që në këtë rast po shpëton PD-në, nga kriza e ideve për të bërë opozitë dhe premtimi për t’u bërë të fortë çdo shtator pas pushimeve.

Ndaj merreni lehtë. Pasi të hidhet poshtë dekreti i Presidentit, lereni opozitën tek Teatri dhe vazhdoni punën.

Ndoshta e kuptojnë duke ndenjur aty se Teatri nuk i rikthen në pushtet, por së paku i kthen në opozitë. Nuk është pak, nga asgjëja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIRELA KUMBARO/ Për të keqen duhet folur
Previous article ILIR YZEIRI/ Metafora e pushtetit që mësohet në bregun e Jalit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k