• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 10th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Debati rracist për Kampin në Tepelenë
Home
Blog

MERO BAZE/ Debati rracist për Kampin në Tepelenë

August 17th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Mero Baze
Ka një përpjekje ekstreme për të përfshirë Tepelenën si qytet dhe më pas politikën lokale aty, në një debat të pandershëm. Bëhet fjalë për ish kampin famkeq të Tepelenës në vitet 1949 1953, I cili ishte një nga dy kampet e të internuarëve në Shqipëri, së bashku me atë të Krujës. Të persekutuarit e Jugut u çuan në Krujë, ndërsa ata të Veriut në Tepelenë.

Debati ka marrë ngjyra ekstreme politike, për shkak të përpjekjes për të përdorur të shkuarën e keqe të këtij kampi, në kontekstin e sotëm politikë, nga disa tipa të dështuar si antikomunstë, që nuk dinë si ti bien në sy lidershipit të opozitës. Nga ana tjetër ka një reagim po aq të tepëruar për të “mbrojtur” nderin e Tepelenës, duke rënë në kurthin e provokimit.

Është padiskutim gjë e ligë, ta identifikosh persekutimin dhe vuajtjen katërvjeçare në një kamp, me emrin e Tepelenës dhe ta vendosësh në kontekst krahinor, gjë që nuk ndodh për Krujën analoge, nga ana tjetër. Pra shihet qartë, se kur thuhet “Kampi I Tepelenës”, dikush kërkon ta identifikoj me Tepelenën, ndërkohë që ai është thjeshtë “Një kamp në Tepelenë” dhe jo “Kampi I Tepelenës”.

Tepelena ashtu si pjesa tjetër e Shqipërisë ka pas historitë e saj të persekutimit komunist, të burgosurit dhe të pushkatuarit e saj,  dhe nuk ka qenë, as simbol I diktutarës dhe as është e kompleksuar nga historia  e saj krenare antifashiste.

Kur them ky debat është I lig, kam parasysh se ai është bërë për të provokuar një reagim po kaq ekstrem. Lexova sot një thirrje që i bëhej kryetarit të Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi për të mos pranuar as aktivitet përkujtimore për Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare, që do të mbahen në Tepelenë më 23 Gusht.

Kjo është të biesh në lojën e lig të atyre që theksojnë gjithmonë togfjalshin “Kampi I Tepelenës” dhe nuk I referohen si një “Kamp internimi” që ishte në Tepelenë. Në atë kamp padiskutim kanë ndodhur po atë gjëra që kanë ndodhur në kampin e Krujës, në Portopalermo Berat, apo Lezhë.

Përgjegjësia për krimet e diktaturës nuk ështq gjeografike, por politike. Për to nuk kishte rëndësi në kë territor kryheshin, por kush I kryente. Dhe si e tillë lufta e lig që bëhet ndaj përdorimit të togfjalëshit “Kampi I Tepelenës” është gati rracist dhe duhet ndaluar.

Por reagimi ndaj tij duhet të jetë I matur, për ta zhvlerësuar atë dhe jo për ti dhënë kësaj beteje të lig, një pale të panevojshme.

Tepelena nuk ka asgjë për të fshehur nga ajo që ka ndodhur. Shkoni në Turan, se ua tregojnë pleqtë e mbetur si kanë bashkëjetuar me vdekjen e të ardhurëve. Shkoni në Kodër, ku ngarkoheshin tjegullat për kampin, t’u tregojnë histori për gratë që i mbanin ato në krah 9 km dhe posht tjegullave merrnin dhe vezët që u dhuronin fshatarët, apo ndonjë shishe qumështi. Ata që janë gjallë mund të dëshmojnë pa asnjë kompleks se sa I kanë ndihmuar banorët e zonës të internuarit, si kanë bashkëjetuar me ta, si kanë ndarë bashkë varfërinë dhe kafshatën e bukës, si janë përpjekur tu shpëtojnë epidemive që nuk ishin vetëm në kamp, por dhe në zonën përreth.

Tepelena është krenare për anën e saj njerëzore në këtë histori. Dhe ajo njerëzillëkun ka në dorë. Vendin e kampit e ka pas në dorë shteti. Për përgjegjësinë politike rreth kampit, ka një adresë të qartë se kush është.

Më 23 Gusht në Tepelenë , do të  ekspozohen regjistrat e pėrpunimit nga Sigrumi I Shtetit të mbarë zonës së Tepelenës. Do të ketë pjesë nga dosja e Trifon Xhagjikës, poetit pushaktuar për lirinë e fjalës dhe bindjeve antikomuniste, nga dera e njohur e Xhagjikajve,  dosja  e Neim Pashės, dosjet e   personazheve kryesore tė Kryengritjes sė Zhapokikës, dosja e Zenel Shehut, dosje informative të të pushkatuarve, lista tė Sigurimit me të arratisurit dhe të vrarėt nė kufi, raporte informative për banda diversantësh dhe dosjet e Sigurimit tė Kampit tė Bėnçës, çka ëshët nëj dëshmi e thellë e persekutimit të Tepelenës dhe jo e persekutimit nga Tepelena.

Ky debat duhet të marrë fund, ose së paku duhet injoruar si një provokim dështakësh. Tepelena dhe tepelenasit, kanë qenë shpresë për të. Përpjekja për ta politizuar këtë debat dhe akoma më keq për të përfshirë aty dhe kryetarin aktual të Bashkisë, I cili ka lindur 20 vjet pasi ishte prishur ai kamp, është politizim I dëmshëm I kësaj çështje dhe mungesë respekti për atë që kanë bërë tepelenasit dhe atë që duhet të bëjnë sot për të respektuar historinë e tyre.

Lëreni Tërmetin të merret me të sotmen e Tepelenës, se për fat e ka bërë atë qytet, shumë më të mirë se shumë parardhës të tij dhe mos e ngatërroni me historinë e politizuar të Shqipërisë. Fal tij, sot mund të shkosh të bësh një Konferencë pa të ardhur turp në Tepelenë, dhe po fal punës së tij, mund të kemi një qytet më të mire, jo vetëm për vendasit por dhe mysafirët.

Tepelena nuk ka zgjedhur të ketë një kamp. Atë e kanë zgjedhur siç kanë zgjedhur Spaçin, Qafë Barin, Batrën, Lezhën apo Krujën dhe ky debat këtu merr fund. Nuk ka “Kampë të Tepelenës” por “Kamp në Tepelenë”.

Dhe nuk ka histori të Tepelenës që mund ta tregoj dikush me gisht si njollë turpi.  Ka vetëm disa dështak që pasi nuk ja kanë dal ti bien në sy dikujt si antikomunst, tani duan të duken antitepelenas, pasi kështu mund të bien në sy të atyre që duket sikur ua kanë marrë pushtetin Tepelena. Fatkeqësisht për ta,  Tepelena ua ka marrë pushteti edhe në shtëpinë e Lulzim Bashës. Kjo është pak dëshpëruse për ta. Por jo rracizmi I sforcuar me Kampin në Tepelenë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IVA TIÇO/ Ne që nuk jemi tamam “ragazzi della via Gluck”
Previous article SPARTAK NGJELA/ Për Zylot e Tiranës, që i kanë sytë nga Beogradi dhe Moska

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k