• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ 10 arsye, pse Berisha luan bllofin me Revolucion
Home
Blog

KRESHNIK SPAHIU/ 10 arsye, pse Berisha luan bllofin me Revolucion

August 15th, 2018 F.autor Blog 0 comments

 Nga Kreshnik Spahiu

Dje Berisha bëri thirrje periodike për herën e 78-të që PD të çoj popullin në revolucion kundër narko-qeverisë. Ç’do muaj e ka bërë racion që fut një status në facebook ku bën kot sikur pas një muaji do bëhet qameti. Tashmë askush nuk e merr seriozisht dhe ai e di fare mirë këtë gjë. Por pse ish kryeministri e vazhdon monologun me vetveten në facebook për organizim revolucioni? Politikani më i vjetër në Kuvendin e Shqipërisë e ka të qartë si kristali që PD nuk realizion dot revolucion por ai s’mund t’a pranojë dhe vazhdon t’a artikulojë.
Për t’i ardhur në ndihmë publikut, po rendisim arsyet pse PD nuk organizon dot revolucion jo se nuk di; por se nuk mundet:
1- Berisha pati vetem një shans në jetë për revolucion në dhjetor 1990 kur ne studentët me në krye vëllain tim Azem Hajdari u derdhëm rrugëve dhe detyruam Ramiz Alinë të lejonte pluralizmin. Berisha, jo vetëm nuk nxiti, por pengoi një revolucion i cili kulmoi në 20 shkurt 91 ku Berisha dhe Ceka nuk n’a lejuan të pushtonim bllokun dhe vrisnim byron bolitike, por duke n’a devijuar drejt bustit prej betoni. Ky qe shansi i vetëm i PD-së për revolucion, por u pengua nga Berisha.
2- Në filozofinë e të djathtëve nuk merret pushteti me recolucion por me votë dhe sistemin e votës e shkatrroi Berisha-Rama me marrëveshjen kushtetuese në vitin 2008 për t’iu shmangur dorhëqjes dy javë pasi ndodhi tragjedia Gërdecit.
3- Berisha është iniciatori i shfryrjes dhe mos-bindjes civile një vit më parë, kur bënte thirrje 90 ditë në çadër që të tërhiqnim zvarrë Edi Ramën nga zyra dhe në 17 Maj, tërhoqi zvarr Lul Bashën dhe e futi në koalicion bashkqeverisës me Ramën.
4- Berisha thirrjet për revolucion i vazhdon si lojë ping-pongu me Bashën për t’i treguar botës se ai është radikali dhe Basha liberali. Nga njëra anë, i tregon elektoratit se është i fortë dhe nga ana tjetër i tregon ambasadave se është Luli kryetar dhe nuk e çon Shqiprinë në destabilitet, por ka zgjedh rrugë paqsore. Kur miku jona Hajdari u vra shtator 98, kryemgritja dhe pushtimi institucioneve nuk u njoh nga SHBA të cilat detyruan që Berisha të hiqte dorë nga revolucioni.
5- Berisha e di shumë mirë që revolucioni nuk lihet me datë fikse si psh: a- Pas plazhit, b- Pas krishtlindjve, c- Me 8 dhjetor, d- pas vapës… etj etj pasi revolucionet lindin nga kauzat dhe jo nga datat. 6- Berisha e kupton qartë që s’ka asnjë revolucion në botë që të organizohet nga ish-kryeministra dhe ish-ministra që kanë qenë 25 vite në pushtet.
7- Berisha më shume se të gjithë e di që nuk realizon dot as mos bindje civile kundër oligarkëve, se e ka Lulin dhe ish-ministrat po aq të pasur dhe oligarkë sa Edi Rama dhe banda e tij.
8- Sali Berisha e vazhdon monologun për revolucion se ka frikë që një ditë populli do shpërthej si në 1990 me levizje të re dhe do e nxjerrë jashtë loje Berishën, Bashën, Ramën dhe gjithë oligarkët. Ajo çka ndodhi në Rumani e shqetësoj Berishën që populli mund të dal në rebelim pa “Lulin” e Rumanisē ….
9- Berisha lexon çdo ditë në rrjetet sociale pakënaqësinë popullore dhe talljet e militantëve me liderin demokrat dhe e di fare mirë që PD-ja por edhe demokracia e kanë peshqesh Lulzim Bashën prej vet Sali Berishës pasi është i vetmi në parti që i beson.
10- Revolucioni nuk realizohet kundër Ramës nga Berisha dhe Basha që kanë bërë disa herë pazare me Edi Ramën duke prerë në besë elektoratin. Populli nuk del të vritet në shesh më për ata që tradhëtojnë idealet dhe kërkojnë rikthimin për herë të 5-të në pushtet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERJON BRAÇE/ Budallai Lul, propaganda dhe e vërteta
Previous article KRISTAQ XHARO/ Selenica e gjakosur, a mos nevojitet shërbimi i detyrueshëm ushtarak?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k