• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Është e vërtetë që rumunët “nuk janë Shqipëria”
Home
Blog

MERO BAZE/ Është e vërtetë që rumunët “nuk janë Shqipëria”

August 13th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Mero Baze/

Ka disa orë që në rrjet qarkullon një foto e montuar në të cilën është shkruar rumanisht “nuk jemi si Shqipëria”, vendosur në dorën e një protestuese rumune në Bukuresht. Në fakt, me një kërkim të thjeshtë e zbulon se kemi të bëjmë me një fotoshop dhe se fotoja origjinale thotë “Drejtësi, jo korrupsion”. Nuk do t’ia vlente të merreshe më kët gjë, sikur kjo të mos reflektonte fiks problemin që ka opozita në Shqipëri, dhe protesta në Rumani.

Protestat rumune të cilat janë zgjeruar dhe me kthimin e emigrantëve për pushime, janë protesta për të mos bllokuar reformën në drejtësi. Ish- prokurorja speciale antikorrupsion u shkarkua nga shumica, pasi konstatuan një sërë shkeljesh dhe ka debate të dyshimta, nëse pas shkarkimit është frika e pushtetit të ri nga hetimi, apo vërtet tejkalimi i së drejtës nga ish- kryeprokurorja.

Sido që të jetë puna, është protestë për të vazhduar reforma në drejtësi, për të vazhduar hetimet ndaj politikanëve, për të mbrojtur efektet e reformës në drejtësi dhe për të çuar para drejtësisë politikanët.

Problemi që kemi në Shqipëri, është i kundërt. Vetëm disa muaj më pare, Parlamenti u kall në flakë dhe mes çizmesh që vërtiteshin mbi kokën e qeverisë dhe granat-hedhësve tymuese, u votua emërimi i kryeprokurores së re të përkohëshme, në vend të Adriatik Llallës, që sot është i pandehur.

Opozita jonë ishte gati të digjte Kuvendin për të mos zgjedhur kryeprokuroren e re, ndërsa Rumania është gati t’i vërë flakën vendit, për të mbrojtur ish- prokuroren speciale antikorrupsion, që ne akoma nuk e kemi zgjedhur, për shkak të pengesave të opozitës.

Ky detaj bën diferencën e madhe mes asaj që ndodh në Rumani dhe asaj që duhet të ndodhë në Shqipëri. Në Rumani janë në rrugë ata që duan reformën në drejtësi, ndërsa në Shqipëri, “qejflinjtë” e asaj proteste janë në fakt kundër motivit të asaj proteste. Këtu lideri shpirtëror dhe real i opozitës ka hall, pse i kanë shkarkuar gjyqtarët e korruptuar dhe ish- kryeprokurorin, dhe jo pse nuk bëhet reforma.

Ndaj për të gjithë këta që po ngazëllehen nga ajo parrulla e montuar rumune “Nuk jemi si Shqipëria”, nuk ka asnjë zhgënjim. Me të vërtetë ajo që ndodh në Rumani, nuk është si Shqipëria. Në Shqipëri, opozita është duke luftuar për të kundërtën e asaj që luftojnë protestuesit rumunë. Janë duke mbrojtur të ardhmen e pasigurtë të Sali Berishës, fëmijëve të tij biologjikë e politikë, të atyre që kanë vrarë e vjedhur këto 28 vjet në Shqipëri.

Ndaj s’kanë për t’u bërë kurrë bashkë me popullin në sheshe, edhe pse u shkojnë jargët kur shikojnë foto të tilla qoftë dhe të montuara. Nuk janë në anën e popullit, por kundër tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ROMIR SARAÇI/ Masakrën e Selenicës e prodhuam vetë
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ Pse bota nuk proteston si shqiptarët me fjalime kryetarësh?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k