• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
AGRON DEMI/ Çfarë po “korrigjon” presidenti i Kosovës?
Home
Blog

AGRON DEMI/ Çfarë po “korrigjon” presidenti i Kosovës?

August 12th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Derisa po bëheshin gati për të festuar ndarjen e kufijve në Europë, njëri nga këshilltarët afrohet tek tavolina e ambasadorëve të Fuqive të Mëdha dhe ua përkujton se nuk kanë vendosur ende për territorin e egër të Ballkanit. Të zhgënjyer se ju doli edhe më shumë punë, ambasadorët kthehen në tavolinë dhe në hartën të cilën e kanë përpara shënojnë disa vija duke komentuar: «Ja, Bosnja, Hercegovina, Kosova dhe Serbia e Madhe. A jeni të kënaqur?» «Si të duash», është përgjigja e ambasadorëve të tjerë, pas së cilës ngrenë dolli për arritjen e paqes së përjetshme në Europë.

Ndoshta, 370 vite më parë kështu ka ndodhur realisht, por përshkrimi i më sipërm është pjesë nga një skeq i komedisë britanike Fry and Laurie të cilët ironizojnë me Traktatin e Vestfalisë të vitit 1648, kur pas luftës 30 vjeçare në kontinentin e Europës, fuqitë fituese «korrigjuan» kufijtë në Ballkan. Tani, është edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi që po flet për korigjim kufijsh.

Deri vonë një temë tabu, në javët e fundit është duke u diskutuar me të madhe mundësia e ridefinimit të kufijve në Ballkan, duke filluar nga ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Thaçi vazhdimisht deklaron se korrigjimi i kufijve nuk nënkupton shkëputjen e veriut të Kosovës, por nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Në anën tjetër, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq korrigjimin e sheh ndryshe. Për të dhe politikanët tjerë në Serbi, korrigjimi i kufijve nuk nënkupton ndarjen e Luginës së Preshevës nga Serbia, por bashkimin e veriut të Kosovës me Serbinë.

E këto deklarime për Luginën e Preshevës dhe pjesën veriore të Kosovës vijnë duke u bazuar në përbërjen etnike të këtyre regjioneve. Veriu i Kosovës është i banuar me shumicë serbe, ndërsa Lugina e Preshevës është e banuar me shumicë shqiptare. Por, asnjëra hapësirë territoriale nuk është etnikisht e pastër. Në pjesën veriore të Kosovës jetojnë një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve, ashtu siç jetojnë edhe serbët në Luginën e Preshevës.

Veriu i Kosovës përbëhet nga katër komuna me një territor të përbashkët prej 1210 kilometra katrorë: Mitrovica Veriore, Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani. Regjistrimi i popullsisë së Kosovës më 2011 nuk e ka përfshirë pjesën veriore, por sipas të dhënave të OSBE-së, në këto katër komuna jetojnë 79’430 qytetarë, prej tyre 70’430 serb (ose 88 për qind e popullsisë) dhe 6’970 shqiptarë. Fshatrat Koshtovë, Bistricë e Shalës, Cerajë, Çabër, Boletin, Lipë, Zhazhë, Suhodoll janë fshtra kryesisht të banuara me shqiptarë.

Në anën tjetër, Lugina e Preshevës është territor i cili përbëhet nga tri komuna me një territor të përbashkët prej 1249 kilometra katrorë: Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Në këto tri komuna në jug të Serbisë, sipas regjistrimit të popullsisë më 2002, jetojnë 57’595 shqiptarë (ose 65 për qind e popullsisë) dhe 24’929 serbë. Presheva është e banuar me një përqindje më të madhe të shqiptarëve (apo 90 për qind e popullsisë së komunës), Bujanovci është komune e përzier mes shqiptarëve, serbëve dhe komuniteteve tjera (55 për qind shqiptarë), kurse Medvegja është e banuar me shumicë serbe (shqiptarët përbëjnë 26 për qind të popullsisë).

Këto të dhëna tregojnë se shkëmbimi i territoreve nuk duhet të konsiderohet si proces i lehtë. Çfarë do të ndodhë me fshatrat shqiptare në komunat veriore, apo me popullsinë serbe në Luginën e Preshevës? Edhe pse në dukje rajone monoetnike, në Mitrovicën Veriore jetojnë më shumë qytetarë të komunitetit shqiptarë se sa në Medvegjë, kurse në Bujanoc jetojnë më shumë serbë se sa në Zubin Potok.

Apo ndoshta presidentët Thaçi dhe Vuçiq kanë ide të tjera, në vend të bartjes së territore në bllok, të ndahen sipas fshatrave? Janë shumë pyetje për të cilat presidentët e të dy vendeve nuk kanë dhënë përgjigje. Frika se korrigjimi i territoreve mund të nënkuptojë ndarje shtëpi për shtëpi e fshat për fshat, ngjalli reagim të politikanëve shqiptarë të Luginës, të cilët kërkojnë që ky territor të trajtohet si tërësi.

Kush flet për korrigjime të kufijve përqafon një valë të re të spastrimeve etnike. E lëvizjet e tilla territoriale nuk do të ishin korrigjim kufijsh, por hapje e konflikteve të reja ndëretnike, efekti zinxhiror i të cilave mund të përsëritet nga Greqia në jug e deri tek Kroacia në veri të Ballkanit. Shtetet nuk duhet të ndërtohen mbi baza të pastërtisë etnike, por mbi bazën e parimeve liberale, me të drejta të barabarta të të gjithë shtetasve të vet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERSUIN SHEHU/ Risia e kursit të fiksuar: Avantazhet dhe disavantazhet
Previous article ILIRJAN BLLOSHMI/ Masakrenj!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k