• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Një shoqëri, që ka kult dhunën
Home
Blog

MERO BAZE/ Një shoqëri, që ka kult dhunën

August 11th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Nuk ka receta kundër masakrave të tilla si ajo e Selenicës. Një psikopat i fiksuar mund të vrasë njësoj dhe në SHBA, në Danimarkë, apo Tanzani.

Nuk ka ngushëllim, as për qarjet kolektive për masakrën. Kultura e vdekjes tek shqiptarët është ende larg shoqërive të urbanizuara dhe vajtimi kolektiv është ende në modë, qoftë dhe në mënyrë digitale.

Nuk ka zgjidhje as me rikthimin e dënimit me vdekje, apo shtrëngimin e masave kundër armëve pa leje. Një vrasës i tillë i tejkalon këto pengesa. Ashtu siç gjen viktimat, do t’i gjejë dhe armët. Dhe sa për vdekjen e tij, ai as që bëhet merak.

Ne kemi në dorë vetëm t’ua heqim mundësinë psikopatëve të tillë, që janë me mijëra fshatrave të humbur të Shqipërisë dhe qyteteve tona jashtë kontrollit, që të mos kenë modele inkurajimi dhunën.

Por secili mund të bëjë diçka.

Ne gazetarët, sidomos ne botuesit, që e kemi dhunën lajm të parë në çdo faqe shtypi, në çdo lajm dhe në çdo edicion qëndror lajmesh, jemi adrelina e psikopatëve të tillë.

Dendësia e krimit në faqet e gazetave, nën preteksin se kronika e zezë  “shet”, është sot ushqim kryesor për çdo psikopat dhe vrasës. Ne u japim atyre modele suksesi, ne iu tregojmë se dikush ja doli të vriste, ne u japim shpresë se ata mund të vrasin për xhelozi, për inat, për fyerje, për burrëri, apo tradhti.

Nuk është se mund t’i shmangim lajmet e këqija, por nuk mund të jetojmë me to çdo ditë. Se kush jeton me to, prej tyre e gjen.

Kultura politike në Shqipëri është po ashtu një kulturë dhune. Nuk dua të jem i padrejtë me të gjithë, por së paku në gjithë ligjërimin politik, e vetmja shpresë është dhuna. Dhe kur opozita premton, premton se do të shkatërrojë, dhe kur kërcënon, kërcënon se do të heqë zvarrë, dhe kur tregon historira digitale, tregon se çfarë do ta gjejë kundërshtarin e tij prej tij.

Njerëzit presin të fitojë dikush, kur të vrasë dikë, kur të përmbysë dike, kur të shkatërrojë dikë. Është në fakt, një kulturë që vjen nga pafuqia politike dhe jo nga dhuna, por që ai e artikulon pafuqinë, në formën e dhunës së premtuar.

Por dhe vetë kultura ndaj dhunës e shoqërisë shqiptare, është problematike. Njësoj si jemi tragjikë në vdekje, jemi të dhunshëm në rrugë, kur na ndodh aksident, kur mësojmë se dikujt nga familja i kanë bërë padrejtësi, kur na shan apo fyen dikush. Dhuna është i pari mjet ndëshkimi që na shkon në mendje, sa herë përballemi me diçka të padrejtë.

Dhe kjo, se nuk kemi besuar kurrë tek drejtësia. Dhe gjatë komunizmit që askush nuk guxonte të bënte krime në rrugë, nuk është se besonin tek drejtësia, por besonin se dhuna e shtetit, ishte shumë më e egër, dhe thjesht nuk guxonin. Tani guxojnë se e dinë që drejtësia blihet, se shteti është i dobët dhe se dhuna nuk të njollos, por të jep emër.

“Të fortët”, kjo specie e mbirë pas vitit 1990 në Shqipëri, janë po ashtu produkte të dhunës. Ata i janë imponuar pak nga pak shoqërisë, politikës, shtypit, drejtësisë dhe tashmë janë problem i të gjithëve. Është problem i shoqërisë sonë.

Thjesht ai Ritvani, nuk është produkt vetëm i psikopatisë së tij. Të gjithë i kemi dhënë nga pak shans të jetë i tillë.

Me kulturën e dhunës, me kultin e dhunës, me mitin e të fortëve dhe me ushqimin e përditshëm të dhunës në shtyp, ne kemi prodhuar mijëra Ritvanë të panjohur, fytyrën e të cilëve e mësojmë rastësisht kur bëjnë hatanë. Dhe pastaj hakërrehemi për dhunë të përbindëshme ndaj tyre. Duke treguar se nuk jemi shumë larg tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR YZEIRI/ Si të përballosh vapën dhe demokracinë në gusht
Previous article ARTUR AJAZI/ Shtatorët (dhe tetorët) e vetmuar të PD

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k