• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Shtatorët (dhe tetorët) e vetmuar të PD
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Shtatorët (dhe tetorët) e vetmuar të PD

August 11th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Artur Ajazi

“Sa të vijë shtatori do të nisin protestat, sa të vijë shtatori do të kemi bllokimin e Parlamentit, sa të vijë shtatori do të rrëzojmë qeverinë, sa të vijë shtatori do të mbushim sheshet dhe rrugët me protestues, sa të vijë shtatori Rama ikën nga pushteti”. Këto dhe dhjetra paralajmërime të tjera me karakter aspak politik, kanë vite që dalin nga goja e deputetëve dhe funksionarëve më të lartë të partisë së vetme opozitariste, e cila po i ngop me barcaleta edhe ata militantë që i kanë mbetur ende besnikë. Kanë ikur shumë shtatorë e tetorë, kanë ardhur dhe shumë nëntorë e dhjetorë, dhe partia e vetme opozitariste sërish nuk ka hequr dorë nga kërcënimet, paralajmërimet, ultimatumet, duke menduar se “po mbush me shpresë të madhe militantët e saj që presin që ajo të vijë në pushtet”.

Duke futur në “axhendën opozitariste” edhe muajt e vitit, duket se partia e vetme opozitariste mbetet kampione e padiskutueshme e dështimit dhe shterpësisë në politikën shqiptare. Madje nuk mund të krahasohet edhe me partinë e Dash Shehut, pavarsisht se ervinët e Lulzimit e quajnë atë “parti periferie”. Duke kujtuar dhe duke mos harruar vitet e shkuara, mjafton të përmendim se edhe vitin e kaluar, partia e vetme opozitariste, qysh në ditët e para të gushtit paralajmëronte se “në shtator bllokojmë hyrjen e Parlamentit, përzëmë Ramën dhe ministrat, përmbysim qeverinë, marrim pushtetin sepse votat u vodhën”.

Me premtime dhe broçkulla të tilla bajate, ligjvënësit e Lulzim Bashës dhe “ekspertët” e fushatave dështake elektorale, mbushën faqe gazetash dhe kronikat e lajmeve në televizione, duke u kujtuar shqiptarëve se “kjo qeveri i ka ditët e numuruara nga kjo opozitë e bashkuar”.

Shtatori erdhi dhe shqiptarët prisinin që partia e Lulzim Bashës të përmbyste qeverinë, të përzinte Ramën dhe ministrat, të merrte pushtetin me “dhunë paqësore” opozitariste, duke mbledhur vetëm disa dhjetra vetë. Por asgjë nuk ndodhi, nuk u mbushën as sheshet, nuk u përzunë as qeveria dhe nuk u mor as pushteti, pasi gjithçka rezultoi “alarm fals”. Alarme të tilla falce me shtatorë dhe tetorë, kanë nja 6 vjet që ndodhin tek partia e vetme opozitariste, them e vetme sepse prej saj janë larguar jo vetëm LSI e Monikës tashmë, por edhe LZHK e Dashit.

E mbetur në pikën e hallit, një parti pa program, pa statut, pa simbolikën e saj, pa struktura, pa militantë dhe pa ekip mbështetës në aksionet e saj sporadike opozitariste, i ka ndalur akrepat e saj tek muajt e vitit. Shpresa e partisë së vetme opozitariste sot mbeten muajt dhe ditët përkujtimore të vitit, tek të cilat ajo mban shpresën se “një ditë populli do të zgjohet, se një ditë populli do të na besojë, dhe do të na japë pushtetin”. Por pushteti në demokraci merret me votën e lirë dhe jo me “ishalla”, në demokraci pushteti merret me punë, përpjekje dhe rezultate konkrete dhe jo me “unë jam më i ndershmi se jam demokrat, ai është socialkomunist”.

Mendësi dhe logjikë të tillë sot kanë vetëm ata që partinë e kanë zhytur në kujtimet e së shkuarës, vetëm ata që partinë e shohin si bunkerin mbrojtës dhe si pronën e përjetshme. Në politikë kush nuk jep duhet të ikë, kush nuk e bën dot, duhet të (vetë) largohet, pasi kjo është eksperienca e vyer që kanë sot partitë e vërteta demokratike në Europë.

Në Shqipëri fatkeqësisht kjo nuk ndodh, kjo nuk ka ndodhur edhe kur një lider partie e ka humbur dhe vazhdon ta humbasë pushtetin edhe brënda partisë tij, apo edhe kur ka humbur dhe vazhdon të mundet thellë me votën e lire të shumicës së popullit. Në politikën tranzitore shqiptare, akoma vazhdon të ecet me mendimin se “kryetari është i përjetshëm edhe kur gabon, edhe kur nuk di, edhe kur shkel statutin, edhe kur firmos dhe vulon marrëveshjen me kokën e tij, apo edhe kur largon mijëra militantë dhe intelektualë nga partia”. Mendësi më leniniste, nuk do të kishte patur as PKBRSS, por do ta kishte bërë me kohë ndryshimin.

Ajo ç’ka i ka mbetur të vetmes parti opozitariste sot, duke i reklamuar si “programi i të ardhmes së shqiptarëve”, janë muajt e vitit, shtatorët, tetorët, dhjetorët…. deri në afrimin e majit, ku sërish shpresohet të gjendet një zgjidhje pastaj zgjedhje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Një shoqëri, që ka kult dhunën
Previous article ARIAN GALDINI/ 8000 si statistikë, 8 vrasje si gjëmë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k