• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
VITTORIO ZGARBI/ Ca fjalë për “Tipin e plazhistit”
Home
Blog

VITTORIO ZGARBI/ Ca fjalë për “Tipin e plazhistit”

August 7th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Qytetërimi i një vendi matet edhe nga veshja e qytetarëve të tij. Vera është periudha më e mirë e vitit për ta matur këtë gradë qytetërimi.

Harbon i ashtuquajturi “homo balnearis”, njohur ndryshe si “tipi i plazhit”. E njeh menjëherë nga pantallonat pinokieti(përdorur fillimisht në vitet ’50 – xhinse që patën dikur një dinjitet të vetin, por më pas, me prerje gjithfarëshe sipas midesë, u katandisën në lloj lloj bermudash pa vlerë – të shkurtra deri te gjunjtë; nga marsupiot gjoja lëkure ku gjen pak nga të gjitha, nga prerja e thonjve te çumçakizat, apo edhe nga çantat e tmerrshme hedhur krahëve, me rripin si sallator që përshkon barqe të dhjamosur që fshihet poshtë bluzave të ngushta si prezervativ: në fund, në rastin më të mirë, shapka me gisht poshtë shputave të fryra dhe të djersitura, në rastin më të keq, këpucë sportive të bardha me vija vezulluese të verdha apo blu elektrike(janë të mira për shëtitjet mbrëmjeve…) dekoruar me “fantazma” të vogla të zeza, përherë dhe vetëm Made in China, e nga të cilat vjen një duhmë avujsh të padurueshëm.

Ja pra ky është “homo balnearis”, përfaqësimi më i mirë i kësaj Italie që e ka lëshuar veten e që në paaftësinë për t’u veshur me dinjitet, zbulon edhe paaftësinë për t’u ringritur.

Marrë nga profili në Facebook i Vittorio Zgarbit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JULIAN DEDA/ Mos i besoni më Bashës, fjalët e tij janë po***ë me rigon
Previous article MEHMET KRAJA/ Mbështetësit e vegjël të ideve të mëdha

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k