• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ PD të ngjall ideologët ballistë të ‘43
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ PD të ngjall ideologët ballistë të ‘43

August 2nd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Artur Ajazi

Nuk e di pse, por partia e vetme opozitariste në Shqipërinë e 2018, sepse të ngjall dhe të kujton ideologët ballistë të vitit ‘43.

Pavarsisht se kanë kaluar 75 vite nga “prishja” e marrëveshjes së Mukjes, duket se nuk është nevoja të shkojmë larg për të konkretizuar një pjesë të politikanëve të sotëm, me ata që u mblodhën në Mukje gushtin e 1943.

Asnjë marrëveshje, asnjë listim veçorish për bashkëpunim politik nuk mbahet mend të ketë zbatuar deri sot partia e vetme opozitariste.

Asnjë pikë të diskutueshme dhe të aprovueshme, nuk ka zbatuar ajo, në asnjë prej takimeve dhe tryezave, ku është debatuar dhe vendosur mbi të ardhmen e vendit, të ardhmen e shqiptarëve dhe progresin e përgjithshëm.

Gjithmonë opozitaristët e sotëm, kanë provokuar, kanë thirrur dhe kanë miratuar ç’ka është shkruar në letër, dhe pas 24 orësh janë kthyer në origjinë, duke mohuar gjithçka.

Mjafton tu referohemi ngjarjeve qysh nga viti 1992, apo 1997, 1998, të 2001, 2005, majit 2017, dhe atyre që kanë pasuar klasën politike e cila më tepër se interesat e vendit, ka parë gjithmonë interesat e xhepit dhe familjes biologjike dhe politike.

E papërgjegjshme është treguar politika opozitariste aktuale, edhe kur vendi digjej nga hapja dhe shpërthimi i depove të armatimeve dhe monicioneve, duke arritur deri atje sa, të vinin helmetat e huaja për të qeverisur, për të vendosur rregullin dhe qetësinë.

Mukja e 1943, është përshfaqur shpesh në këto dy dekada e gjysëm në politikën shqiptare. Ata që propogandojnë sot me të madhe “tradhëtinë e Mukjes” dhe denoncojnë “tradhëtarët e Mukjes për prishjen e marrëveshjes së madhe”, janë pikërisht ata që kanë prishur traktate dhe marrëveshje politike me rëndësi kombëtare, gjithmonë kur u janë prekur interesat, duke mos pyetur fare për Shqipërinë.

Mjafton të kthehemi pak vite mbrapa, dhe të kujtojmë papërgjegjshmërinë e kësaj klase politikanësh qaramanë, dhe të bindemi sa diletantë janë.

Si mund ti besosh fatet e vendit dhe fatet e shqiptarëve, politikanëve që natën firmosin e vulosin, dhe ditën bëjnë hasha gjithçka sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Mukja është sot aktuale në një pjesë të politikës shqiptare, e cila ka vite që tallet me shqiptarët, me të huajt, ka vite që mban peng të ardhmen e vendit dhe luan bixhoz me pasurinë e hipotekuar padrejtësisht.

Klasa politike aktuale, veçanarisht ajo opozitariste, nuk ka kuptuar dhe nuk ka gjasa të kuptojë asgjë nga Mukja 1943, sepse ata ecin mbi gjurmët e tyre, sepse ata janë një kopje e keqe e atyre që thirrën dhe prishën Mukjen, për interesat e ngushta personale, të pushtetit dhe trashëgimisë politike.

Si mund ti besosh “Mukjes 2017” apo dhe mukjeve të tjera, (të majit, gushtit apo shtatorit 2018) kur lidershipi politik, mohon dhe zë hasha gjithçka që ka deklaruar dhe fimosur, edhe pasi ka ujdisur punët e veta ?

Si mund të besosh në një mukje të sotme, kur e vetmja parti opozitariste ka mbi 20 e ca vjet, që merret me skenarë filmash multiplikativë, të pabesueshëm edhe për fëmijë kopshtesh ?

Si mund të dënosh Mukjen e 1943, edhe sot pas 75 vitesh, dhe të besosh në një tjetër mukje që mund të pajtojë politikanët e papajtueshëm ?

E vërteta është se ata që sot proklamojnë dhe na kujtojnë me të madhe se “Mukja ishte tradhëti kombëtare, ishte prishja e madhe për interesa pushteti nesër”, gabojnë kur harrojnë se Mukja e 1943, u mbajt në kohë lufte, kur varej fati i vendit, vareshin interesat e shqiptarëve dhe kalimi dhe rreshtimi i tyre i merituar drejt boshtit antifashist.

Ata që erdhën në Mukje të kollarisur dhe të parfumosur, e firmosën Mukjen nga halli, për interesat e tyre të pushtetit të nesërm, dhe u larguan prej andej kur e ndjenë se shumica e shqiptarëve ishin me fituesit. Nuk e di, por PD e sotme, sepse më ngjall ideologët ballistë të Mukjes së ‘43.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Ideja e Thaçit për ndryshim kufijsh të Kosovës, i vë zjarrin "barutit ballkanik"
Previous article MERO BAZE/ Si ta ruajmë Kosovën nga udhëheqësit e saj

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k