• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MIODRAG SORIÇ/ Reforma e pensioneve: jo rrezik për Putinin
Home
Blog

MIODRAG SORIÇ/ Reforma e pensioneve: jo rrezik për Putinin

August 1st, 2018 F.autor Blog 0 comments

Këtë fundjavë demonstruan më shumë njerëz kundër ngritjes së planifikuar të moshës së daljes në pension, se 6 javë më parë, kur qeveria e prezantoi për herë të parë reformën. Në Moskë dolën në rrugë 12.000 vetë. Edhe në qytete të tjera protestuan mijëra vetë. Ato ndoqën thirrjet e Partisë Komuniste, të sindikatave, të të ashtuquajturit Fronti i majtë dhe të opozitës jashtëparlamentare të Alexei Navalnit.

A mund të bëhen politikisht të rrezikshme protestat mbarëkombëtare kundër reformës së pensioneve për Presidentin Putin? Vlerat e popullaritetit të tij kanë rënë shumë javët e fundit. “Unë megjithatë nuk e shoh në rrezik qeverinë”, i thotë DW Stepan Gonçarov i Institutit Demoskopik “Qendra Levada”. Shkaku: nuk ka alternativë ndaj qeverisë së tanishme. Megjithatë ai ankohet për mungesën e komunikimit nga ana e Kremlinit. Shumica e rusëve ende nuk e kanë kuptuar që reforma – për shembull për shkaqe ekonomike – është e nevojshme. Jetëgjatësia mesatare për meshkujt është 67 vjeç, për femrat 77 vjeç.

Russland Tambov Demonstration gegen Rentenreform (picture-alliance/ZUMA Wire/A. Sukhorukov)

Ligji i planifikuar parasheh ngritjen graduale të moshës së daljes në pension, për gratë nga 55 tani në 63 vjeç, dhe nga 60 në 65 vjeç për burrat. Pensioni mesatar në Rusi është më pak se 200 euro.

Po qeveria e ka gjendjen në përgjithësi nën kontroll. Në fund të fundit, Putini nuk është përcaktuar për reformën e pensioneve. Ka ende “hapësirë për manovra”, thotë Stepan Gonçarov. Një reformë e reformës është gjithnjë e mundur. Por qeveria nuk duhet të jetë e humbura në fund. Meqenëse Putini nuk e përcakton pozicionin e tij, diskutimet vazhdojnë.

Çmimi për vendime jopopullore

Ngjashëm mendon edhe Boris Makarenko, drejtor i Qendrës Kërkimore “Qendra për teknologjinë politike”. Popullariteti i Putinit vërtet që është dëmtuar mjaft, por shumica e rusëve i besojnë atij, i tha ai DW. Shefi i Kremlinit sapo i ka fituar zgjedhjet presidenciale. Zgjedhje për Dumën aktualisht nuk janë në diskutim. Në këtë mënyrë qeverinë nuk e kërcënon ndonjë rrezik, tha ai. “Po të bjerë mbështetja, atëherë kjo duhet parë si çmim, të cilin duhet ta paguajë politika për vendime jopopullore”, thotë Makarenko.

Russland Tambov Demonstration gegen Rentenreform (Sukhorukov)

Nga diskutimi për reformën jopopullore të pensioneve do të përfitonin para së gjithash parti opozitare në parlament; pra komunistët dhe liberaldemokratët nacionalistë të Vladimir Zhirinovskit. Në fund të javës së kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e refuzoi një kërkesë të komunistëve për një referendum në të gjithë vendin. PK po shqyrton tani mundësinë e shtrimit të një kërkese të re për një referendum, apo që t’i drejtohet gjykatës kushtetuese.

Opozita jashtëparlamentare drejtohet nga Aleksei Navalni, që ka bërë thirrje për protesta kundër ngritjes së moshës së daljes në pension. Megjithatë ata që ndjekin pas Navalnin janë të rinjtë. Dhe për ta është më e vogël urgjenca e reformës së pensioneve se sa për më të moshuarit. Prandaj Navalni nuk mund të bëhet për këtë temë drejtues i protestave.

Ndryshe nga Gonçarovi, Makarenko mendon se shumica e rusëve e kuptojnë fshehtas se është e nevojshme një reformë e pensioneve: “Por ata nuk duan të pranojnë”, mendon ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AGUSTIN PALOKAJ/ A po paralajmërojnë liderët kosovarë një fitore të Pirros
Previous article ILJAZ HYSAJ/ Mos më thirr në dasëm të lutem

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k