• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
NEHAT SHAQIRI/ BE-ja me standarde të dyfishta ndaj Kosovës, nuk mund t’i afrohet kurrë SHBA-së!
Home
Blog

NEHAT SHAQIRI/ BE-ja me standarde të dyfishta ndaj Kosovës, nuk mund t’i afrohet kurrë SHBA-së!

July 30th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Eurodeputetja dhe raportuesja për liberalizimin e vizave me Kosovën në Parlamentin Europian Tanja Fajon ka thënë se beson se deri në fund të mandatit të saj (në fund të muajit maj) në Parlament Europian do të ndodhë edhe liberalizimi i vizave.

Për këtë, ish – kandidati për president të Kosovës, Seremb Gjergji thotë se, BE-ja, nuk ka qenë, nuk është e as nuk do të jetë si SHBA-ja.

Madje sipas tij, as që mund t’i afrohet vendosmërisë amerikane – edhe pse ka 28 shtete, me pak se Amerika që ka 50 shtete dhe 2 distrikte. Por, politika amerikane, ka stabilitet dhe qëndrueshmëri afatgjata.

Image

Seremb Gjergji
“Nuk është hera e parë që BE-ja nuk arrinë të mbajë premtimin që vet e jep. Ka mbi 3 vjet që BE-ja ka thënë se “Liberalizimi” vjen menjëherë pas Demarkacionit. Sot ata po aplikojnë standarde të dyfishta. Të njëjtat standarde që i aplikonin para, gjatë dhe pas Luftës ne Kosovë. BE-ja me paturpësi aplikon politika të dyfishta. Madje me këto politika ato po i ndalojnë nënat dhe gjyshet të mos i vizitojnë familjaret e tyre. Përndryshe të rinjtë po dalin dhe gjejnë rrugët e tyre çdo ditë”, shprehet Gjergji për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se, është e çuditshme që këtë lloj diskriminimi në rajon, nuk e kundërshtojnë asnjë politikan i Kosovës,

“Deklarata e Euro-deputetes Tanja Fajon e ngarkuar për Liberalizim për Kosovën jo që është vetëm e çmendur, por edhe tepër përbuzëse për popullin e Kosovës. Sa familjar e të moshuar ende si kanë parë fëmijët e tyre? Sa familjari ka kohë që nuk është bashkuar. Por mbi të gjitha, ajo thotë: Lutem që deri në fund të mandatit tim në maj, të ketë zgjidhje edhe Liberalizimi për Kosovën. Politika e BE-së është treguar dhe po tregohet “Çifute” ndaj popullit të Kosovës”, potencon ai.

Gjergji thotë se, asnjë politikë në botë nuk i ndalon njerëzit që duan të lëvizin.

“Kosova nuk është përjashtim. Një mik i imi Abraham Gashi më thotë: BE nuk ka asnjë fuqi që të lehtësoi jetesën e njerëzve – madje as të banorëve të tyre; dhe se deklarata e zonjës Fajon është tërësisht shkatërruese. Populli i Kosovës që nga 19 janari 2012 pret që të jetë i lirë të udhëtoi nëpër vendet e BE-së. Por që atëherë – BE ka pasë plot fjalë e pak punë. Kishte vetëm tym – do të thonin Indianet e Amerikës. Andaj, në çdo raport të Komisionit Evropian kishte koncepte kushtëzuese – ashtu siç kishin propozuar edhe modelin e Pavarësisë së Kosovës – Pavarësi e Kushtëzuar”, thekson Gjergji.

Sipas tij, deri në fund të vitit mund të ketë edhe një kërkesë – që është Siguria.

“Është modeli i mbajtjes vjerr të popullit dhe vet Kosovës – e trimat tanë politik nuk kanë asnjë fuqi morale e politike te luftojnë për interesin e Kosovës. Mund të themi vetëm RROFTË AMERIKA”, përfundon Seremb Gjergji.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JORGJI KOTE/ Në Evropën me tri kategori?
Previous article BEKIM KUPINA/ “Diasparja”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k