• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
SONILA MEÇO/ Sot na u dhanë 9 mundësi për të parë ku jemi zhytur
Home
Blog

SONILA MEÇO/ Sot na u dhanë 9 mundësi për të parë ku jemi zhytur

July 27th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Sonila Meço
Presidenti e ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ky është lajm në kohët e sulltanatit.

Por lexoni e rilexoni 9 pikat si 9 arsyet pse kreu i shtetit nuk e dekretoi ligjin në fjalë, nga shkeljet kushtetuese, cenimet e rënda të ligjeve, standardeve dhe parimeve demokratike deri  tek ato të konventave e vlerave europiane.

Dhe mendoni masakrën e kryer, mendoni ata që ende gjejnë kurajon për ta mbrojtur dhe faktin se sërish Kuvendi ka fuqinë e kartonave për ta kaluar ligjin në fjalë.

Ndërsa qytetarët janë të pambrojtur ndaj qeverisë në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.

Sot Presidenti na dha 9 herë pasqyrën për të parë shtetin ku jetojmë, sulltanatin ku marrim fryme. Kaq ka në dorë. Kush pas kësaj do mundet të japë argumente pro shembjes së teatrit?

Në emër të përveçëm a rreshtuar diku në peticione? Le të na argumentojë 9 herë pse shkelja e kushtetutës, ligjit e vlerave europiane e lejon të vijojë i qetë punën dhe jetën, madje i garanton të ardhmen e fëmijëve të vet…dhe si për ironi të fatit, 9 si numër biblik simbolizon finalen, gjykimin e fundëm për njeriun dhe punën e tij. Në numerologji, numrin e fundit përpara një epoke të re. Paçim mend në kokë, e në s’mjaftonte, besim e në s’mjaftonte ende qofshim supersticiozë mos ngecim në aktin e fundit të rezistencës së shtetit dhe nisjen e epokës së antishtetit’, shkruan Sonila Meço në një status në Facebook.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ “Lufta” shtyhet për në Shtator!
Previous article MERO BAZE/ Ilir Meta ka bërë detyrën!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k