• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Magjistratura tregon “pendesën” për votën pro Reformës
Home
Blog

MERO BAZE/ Magjistratura tregon “pendesën” për votën pro Reformës

July 24th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Dështimi i votimit për Shkollën e Magjistraturës, që ka shkaktuar dhe reagimin e SHBA, është një nga ato detajet që qartëson hartën e përpjekjeve për bllokimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Votimi në vetëvete i këtij ligji, nuk do të kishte ndonjë rëndësi të madhe politike dhe do të mund të kalohej si një shtesë procedure në rendin e ditës, ndoshta pa bërë as lajm. Kjo do të ishte situata normale, sikur ai votimi me 140 vota për Reformën në Drejtësi dy vjet më parë të ishte real.

Sikur ato vota të ishin reale, sikur vullneti të ishte konsesual, sikur të gjithë ta donin reformën, ne sot nuk do kishim as vonesë për KLGJ, as për KLP, as Prokurorin e Përgjithshëm, as për SPAK dhe natyrisht nuk do mbeteshim dhe pa studentë në magjistraturë.

Por ato vota nuk ishin reale. Ishin vota nën presion dhe nën betimin e një pjesë të tyre, për ta sabotuar rrugës atë që nuk bën dot në draftin e reformës.

Ndaj tek kjo historia e votës për Shkollën e Magjistraturës, lajm është fakti që opozita nuk pranon të bëjë një votim rutinë, i cili nuk prek asgjë nga arkitektura e reformës, por korrigjon vonesën e shkaktuar nga vonesa e hallkave të tjera të procesit.

Mosvotimi përbën lajm mbi të gjitha, pasi tregon mënyrën si opozita po studion me laps në dorë çdo detaj për ta bllokuar reformën. Në kushte të tjera vota, për ta ndryshuur ligjin për “Magjistraturën”, do të ishte banale dhe as do të diskutohej.

Fakti që nuk votohet tregon shumë herë më tepër se sa fakti nëse ligji votohej. Nëse ligji votohej nuk do të kishte asnjë rëndësi dhe do quhej proces normal. Mosvotimi tregon se nuk ka qenë normal votimi me 140 vota i reformës. Ka një hipokrizi dhe një betim për t’u bllokuar gjatë rrugës.

Dhe tani që Vettingu ka nisur të presë koka, merr rëndësi dhe një votim rutinë siç është ky për Shkollën e Magjistraturës.

Merr rëndësi edhe për faktin se magjistratët e rinj tani kanë nisur përfytyrohen si ata që do t’u zënë vendin “heronjve” të drejtësisë së djeshme që po këput ëdo ditë Vetingu. Dhe duke e shtyrë ligjin, duket sikur i shtyjnë dhe disa ditë jetë këtyre që po ikin. Është instikti i pendesës për votën që dhanë në korrik të 2016.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANRI BALA/ Pushtet mbi drejtësinë dhe drejtësia me pushtetin…vdiq!
Previous article MENTOR KIKIA/ Faturat e turizmit dhe mashtruesit e lokaleve

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k