• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ILIR METAJ/ Makiato 180 lekë në jug dhe brekët e palara në ballkon
Home
Blog

ILIR METAJ/ Makiato 180 lekë në jug dhe brekët e palara në ballkon

July 24th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Ilir Metaj

Po qarkullon nje fature qe tregon se diku ne Jug ( sigurisht, ku tjeter? )dikush paska paguar nje kafe makiato 180 leke te reja.

E disata here gjate sezonit veror, ku dikush ankohet per cmim te larte. Rigorozisht ne jug. 🙂
Ky dikush ndodh te jete gjithmone shqiptar prej Shqiperie, Kosove apo Maqedonie. Njesoj eshte. Njesoj jemi…te ndjeshem.

Po ne o te dashur vellezer, jemi te ndjeshem vetem me njeri-tjetrin !

Kur shkojme turiste diku jashte kesaj Shqiperise sone (qe nuk leme brek te palare pa i nxjerre ne ballkon, a thua vetem kjo jona ka ?!), nuk jemi kaq te ndjeshem kur na i futin!

Kur na i futin te huajt, nuk ankohemi, nuk i bejme qepaze neper rrjete sociale e portale, nuk ndihemi, nuk na dhemb.

Mesa duket kur na e futin te huajt na pelqen se e lyejne me lubrifikant aromatizues, ndersa kur ia futim njeri-tjetrit na dhemb, a thua e lyejme me rere deti!

Turp i madh per bese ! Turp te na vije!

Eshte bere e modes : gjej nje fature surrogat, shkruaj nje cmim te larte, thuaj qe ta futen ne Jug, dhe menjehere ke minutat e tua te te qenit i famshem neper rrjete sociale!

A thua nuk je ti, ne,ju,ata,ato qe shkojme ne plazhet e Jugut si njerez dhe largohemi si kafshe, qe ne vend te kakerdhive kemi lene sheshit shishe, cigare, qeska, levozhga e lloj-lloj mbeturina qe vetem njerezit qe kane aq sqime sa te te bejne bolori per nje cmim makiato, nuk mund t’i lene! Apo i lene? 🙂

Jemi ne !

Sigurisht qe kemi ende shume per te bere,qe te pakesojme pakenaqesite dhe te shtojme kenaqesite e turizmit !
Njesoj sic ne politike, ekonomi, kulture, art apo tjeter.

Sepse te gjitha shkojne paralel.

Sepse jemi ne vete qe duhet te jemi me te kulturuar, me te pergjegjshem, me tolerante, me te sinqerte, me bashkepunues,me vllazerore ! Ky vend eshte cka ne jemi! Ky vend ofron, cka ne kemi !

Nga Jugu ne Veri !

Jemi te gjithe njesoj. Dhe ja behemi te gjithe bashke, ja nuk behet asnje nga ne!

Pra koken ulur, krah me krah dhe o burra te punojme.

Shqiperia! Cdo gje tjeter, ta leme ne hije.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Faturat e turizmit dhe mashtruesit e lokaleve
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Pse një ligj special për të rigjykuar proceset e korruptuara?!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k