• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ERVIS ILJAZAJ/ Të gjitha çështjet pezull, në pritje të ambasadores së re amerikane
Home
Blog

ERVIS ILJAZAJ/ Të gjitha çështjet pezull, në pritje të ambasadores së re amerikane

July 23rd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Sot është zhvillohet seanca e fundit e sesionit parlamentar, ku në çështjen e ditës është votimi i ligjit të ri për Shkollën e Magjistraturës që kërkon të zgjidhë ngërçin që është krijuar si pasojë e Reformës, dhe që ka lënë pezull fatin e shumë kandidatëve që duan të vazhdojnë studimet, apo që presin emërimin në pushtetin gjyqësor.

Me shumë vështirësi ky ligj  do të gjejë dakordësinë e mazhorancës dhe opozitës, dhe si pasojë , me shkollën e magjistraturës nuk dihet se çfarë do të ndodhë. Por le të shpresojmë që do të gjendet një gjuhë e përbashkët për të mos të drejtën kushtetuese të magjistratëve të rinj.

Por, shkolla e magjistraturës nuk është e vetmja çështje që pret zgjidhje nga politika shqiptare. Ka shumë çështje të tjera të rëndësishme si zbatimi i Reformës në Drejtësi, sistemi zgjedhor, apo edhe ecuria e çështjes së negociatave, të cilat kërkojnë një vullnet politik të përbashkët, e cili ka munguar deri më tani.

Ky sesion parlamentar mund të konsiderohet si një sesion i cili nuk shënjoi asgjë të rëndësishme në aspektin politik dhe zgjidhjeve të problematikave që presin zgjidhje .

Pak ditë më parë, Lulzim Basha, në një konferencë të gjera për shtyp, ku analizoi situatën e përgjithshme politike, ku çështjet e lartë përmendura ishin thelbi i konferencës së tij, dukej qartë se, nuk kishte asnjë shenjë bashkëpunimi me mazhorancën vendime të rëndësishme. Distanca midis mazhorancës dhe opozitës ishte aq e largët, sa vetëm një moment tjetër politik mund ti bashkojë ato. Moment i cili duket i largët.

Në këtë kuptim, vet Parlamenti dhe këto çështje do të shkojnë me pushime në pritje të një kohe tjetër, për ti dhënë përgjigje dhe një rrugëzgjidhje.

Sjellja e politikës shqiptare gjatë dekadave të fundit na ka mësuar se, ajo ose bëhet bashkë për të ndarë pushtet kur është në interes të palëve, ose gjendet në një situatë konfliktuale të thellë, ku gjuha e përbashkët për interesin publik nuk gjendet.

Si pasojë e konfliktualitetit politik, kalon në krizë i gjithë sistemi, ashtu sikurse ka kaluar në këtë moment.

Kështu që, për të gjetur një rrugëdalje nga ky ngërç, nuk pritet asgjë tjetër përveçse mbërritjes në Tiranë të ambasadores se re amerikane.

Linja politike e ShBA-së në Shqipëri që pasqyrohet nëpërmjet ambasadorit të saj këtu, është domethënëse edhe për zhvillimet politike të brendshme. Në këtë moment që po flasim, është një linjë që është në stand by deri në mbërritje  të ambasadorit të ri.

Askush nuk mund të mohojë se, qëndrimet e ambasadorit amerikan në Shqipëri ,përbëjnë si të thuash, vendime të arbitrit, që në një fare mënyre gjykon mbarëvajtjen e politikës këtu te ne.

Dhe, kur mungon arbitri,  loja nuk zhvillohet. Duam apo s’duam ne, ndërkombëtaret, kanë ende një ndikim të madh për ngjarjet politike të brendshme. Që nga rënia e komunizmit e deri më sot, për shkak të proceseve euroatlantike të Shqipërisë, por, edhe për shkak se politika shqiptare nuk ngjall besueshmëri te opinion publik, ndërkombëtarët janë kthyer në sytë e shqiptarëve aktorët më të besueshëm. Për këtë arsye vendimet e tyre kanë një influencë në politikën e brendshme.

Për këtë arsye,  reformat e mëdha, dhe çështjet që presin përgjigje nga politika në këto momente, më sa duket, do ti vënë në lëvizje  përsëri shtysa amerikane, e cila në këtë momente është pezull. Deri atëherë, asgjë e rëndësishme nuk do të ndodhë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRISTAQ XHARO/ A do të ndezin Mali i Zi dhe Shqipëria Luftën e Tretë Botërore…!!!
Previous article Provo dhe ofendo një polic gjerman, mos guxo pastaj ta prekësh me dorë…! (VIDEO)

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k