• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ENVER ROBELLI/ Largoni këta njerëz nga Porti i Durrësit!
Home
Blog

ENVER ROBELLI/ Largoni këta njerëz nga Porti i Durrësit!

July 22nd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Bella Albania (2): Në këtë shkrim Shqipëria nuk është e mirë. Për t’u bërë e mirë duhet ta qortojmë pushtetin. Në vijim i gjeni arsyet e kritikës…

Nga Enver Robelli

«Bel Paese», vend i bukur, kështu e quajnë italianët vendin e tyre, sidomos ata që i merr malli për atdhe dhe jetojnë në Zvicër apo Gjermani, dy vende që në vitet ’60 kanë rekrutuar mijëra punëtorë në Itali. «Bella Italia», Italia e bukur, kështu e quajnë Italinë disa italianë të tjerë, sidomos ata që i merr malli për atdhe dhe jetojnë në Zvicër apo Gjermani, dy vende që në vitet ’60 kanë rekrutuar mijëra punëtorë në Itali.

«Bella Albania» – kështu më pëlqen ta quaj Shqipërinë gjatë ditëve të verës. Vij në këtë vend edhe kur para pushimeve shtypi senzacionalist i Tiranës vlon me lajme për vjehrrin që vrau me sëpatë nusen, për nusen që hodhi fëmijën në kontejner, për mafiozin që vrau një mafioz tjetër. A duhet të raportohet për këto krime? Po. Por, jo si raportohet në Shqipëri. Nganjëherë ta merr mendja se në këtë vend pas kafjallit fillon vrasja e njerëzve. Nuk është ashtu. Krime ka kudo. Zvicra është ndër vendet me nivelin më të lartë të vetëvrasjeve. Mirëqenia nuk garanton përherë rehati shpirtërore.

Ja disa lajme të mira për turizmin në Shqipëri (përzgjedhja është arbitrare): Shqipëria synon rritjen e bashkëpunimit me Kinën në bujqësi e turizëm, afro 12 mijë shtetas nga Kosova brenda ditës kanë hyrë në Shqipëri, deri më 20 korrik mbi gjysmë milioni shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri, rritet numri i jahteve që hyjnë në Shqipëri, nga 1 prilli 2019 kompania ajrore zvicerane «Edelweiss» do të fluturojë nga Zürichu në Tiranë.

Me të gjitha këto lajme të mira në kokë zbret njeriu në Portin e Durrësit. Jo, nuk zbret, njëherë, kundër vullnetit të tij, bëhet dëshmitar i një rrahjeje pa pasoja të rënda – një rrahje në ashensorin e trajektit Bari-Durrës. Sapo të ankorojë anija, shqiptarët nguten të shkelin tokën e premtuar dhe në tollovi shtyjnë njëri-tjetrin. Shqiptarët, jo shqiptaret. Gratë janë të kujdesshme, ato e mbajnë mend ku e ka parkuar burri veturën në trajekt dhe në përgjithësi janë paqësore, ndërsa burrat – burrat kacafyten. Si gjelat.

Policia kufitare punon shpejt. 15 minuta dhe tashmë pasaportat tuaja janë kontrolluar, shoqëruar me një «mirëseardhje» ose «pushime të mbara». Çfarë dallimi me policin dembel hungarez në kufi me Serbinë, çfarë dallimi me policin serb, të cilit në sy i shkëlqen urrejtja ndaj shqiptarëve dhe i jehon zëri me kërkesën «moraš da platiš nešto – za kafu» (duhet të paguash diçka – për kafe). Doganierët në Portin e Durrësit janë të përzemërt, po ashtu edhe disa tipa (zyrtarë!) që pyesin nëse shoferi i lodhur është i pajisur me Kartonin e Gjelbër, i cili vlen në Shqipëri, ndërsa në Kosovë jo, atje duhet të paguani sigurim ekstra, por kjo është një temë e lashtë, stop, s’flasim më për të, nuk ia vlen.

Kur kalon të gjitha «pengesat» e domosdoshme të shtetit shqiptar (policinë kufitare, doganën, zyrtarët e sigurimeve), njeriu fillon të gëzohet. Pas 10 minutave kafe buzë detit. Dhe këtë kafe nuk e pi, sepse sapo të dalësh nga porti ta zënë rrugën – një invalid pa këmbë që duke u zvarritur gati futet nën rrotat e veturës, ndërkohë që një grua me një fëmijë në krah të godet xhamin e veturës në përpjekje për të kërkuar lëmoshë, pastaj, pak më tutje, një fëmijë i vogël nuk largohet nga rruga. Ku je? Në Shqipëri apo në Kalkutë? Athua je në filmin «Lamerica» të Gianni Amelios, në këtë socio-dramë tronditëse mbi eksodin dhe varfërinë e shqiptarëve pas rënies së komunizmit?

Pastaj mendja e gazetarit fillon të fiqirojë: çfarë përshytpje lënë këto skena te turistët e huaj? Del nga Porti i Durrësit dhe pamja e parë – një njeri pa këmbë që gati të futet nën rrotat e veturës. Një tjetër që me karrocë invalidi gati të godet veturën. Në Shqipëri ka njerëz të varfër dhe kjo është tragjike. Por, shteti duhet të kujdeset që këta njerëz, të rritur e fëmijë, të mos ua zënë rrugën turistëve në Portin e Durrësit. Qe një propozim: le të arkëtojë shteti shqiptar nga secili shofer që hyn në Portin e Durrësit një euro për të luftuar varfërinë sidomos të komunitetit rom dhe njëkohësisht po ky shtet të kujdeset që kur turisti të hyjë në Shqipëri ta ndiejë veten të mirëseardhur dhe të mos ballafaqohet me pamje frikësuese. Nëse njeriu i parë që shihni në Shqipëri sapo të dilni nga Porti i Durrësit është një me këmbë të këputura, atëherë do t’u thahet pështyma në fyt. Kështu askush nuk dëshiron t’i fillojë pushimet… Andaj, kryeministër Edi Rama, ministër i Turizmit Blendi Klosi: Largoni këta njerëz nga Porti i Durrësit!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Provo dhe ofendo një polic gjerman, mos guxo pastaj ta prekësh me dorë…! (VIDEO)
Previous article MERO BAZE/ Të zhgënjyer nga suksesi i reformës në drejtësi!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k