• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Të zhgënjyer nga suksesi i reformës në drejtësi!
Home
Blog

MERO BAZE/ Të zhgënjyer nga suksesi i reformës në drejtësi!

July 22nd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Mero Baze

Ndërsa Vetingu po jep frytet e para të pastrimit të sistemit dhe po forcon besimin se ata që degjeneruan sistemin e drejtësisë po dalin jashtë saj, ato forca politike që tentuan ta bllokojnë reformën në drejtësi dhe e degraduan sa mundën, me kushtet dhe presionet politike, kanë nisur të vajtojnë se ajo dështoi.

“Lotët e krokodilit”, që po derdhin për reformën, në fakt janë situata më gazmore rreth reformës, tani që ajo sapo ka filluar të funksionojë. Rezultat e para të saj janë mbresëlënëse dhe opinioni publik po shokohet nga ato pak figura që po tentojnë të kapërcejnë pengesat e Vettingut edhe pse e dinë se çfarë kanë bërë.

Në fakt paradoksalisht, këtë muaj kur janë shtuar të qarat e atyre që po pastrohen nga Vettingu prej sistemit, janë shtuar dhe alarmet fallco, se reforma po dështon. Dhe këtu qëndron paradoksi.

Reforma do të dështonte fjala vjen sikur gjyqtari Thanza, edhe pse ishte i dënuar në Itali, edhe pse këtë e ka ditur Sali Berisha dhe Bujar Nishani dhe prap e kanë dekretuar, ky të kalonte përsëri. Por kjo nuk ndodhi. Nuk po ndodh dhe me shumë kolegë të tij dhe këto janë lajmet më të mira për reformën.

Nuk e di çka pritur opozita të quajë sukses në reformë por nëse ka pritur të konfirmohen në detyrë këta që kanë shkatërruar sistemin, ajo do ishte fitore e tyre dhe vdekje e reformës. Në fakt ne tani po përjetojmë suksesin e reformës, edhe pse janë hapat e para të saj. Shqetësimi real vjen pikërisht prej suksesit të reformës dhe jo prej dështimit, se po të dështonte këta do ishin të gëzuar.

Besimi i tyre që reforma do të dështonte ka qenë aq i fortë sa bindja që kanë pasur shumë figura problematike të drejtësisë, se nën garancitë e tyre nuk ja vlente të jepje dorëheqje, por kanë tentuar të kalojne Vettingun edhe pse i kanë dosjet sterrë. Është pikërisht kjo mbështetje politike antireformë që u ka dhënë atyre garanci se mund ta kalojnë lumin pa u lagur. Dhe janë pikërisht këta politikanë që tani po shikojnë si po u asgjësohen ushtarët e tyre në drejtësi dhe po vënë kujën.

Reforma në drejtësi mund të ketë probleme në të ardhmen, mund të ketë ngërçe procedurale apo me cilësinë e figurave të reja që do të emërohen, por ajo është plotësisht e suksesëshme në mënyrën si ka filluar, pasi po dëshmon para syve të shqiptarëve, se çfarë sistemi kemi pasur. Por me sa duket ashtu si ai gjyqtari që ka vjedhur në Itali dhe mendonte se mund ta kalonte Vettingun dhe opozita jonë pasi ka bastarduar drejtësinë, mendon se fitore do të ishte që ajo të mos prekej. Dhe tani ka vënë kujen se reforma ka dështuar. Në fakt ka dështuar përpjekja për ta bllokuar reformën. Dhe ata e kanë të sinqertë vajtimin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENVER ROBELLI/ Largoni këta njerëz nga Porti i Durrësit!
Previous article ROEL KORKUTI/ “Shqiptarët biznesmenë, a janë sofistikuar?”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k