• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ Nuk po bie shteti, por po pastrohet kalbëzimi më i madh i tij
Home
Blog

MENTOR KIKIA/ Nuk po bie shteti, por po pastrohet kalbëzimi më i madh i tij

July 21st, 2018 F.autor Blog 0 comments

Duket si një nga ato fazat e zakonshme të luftës ordinere politike, ku partitë janë gati që për një “plesht” të djegin gjithë “jorganin”. Por në fakt nuk është ashtu. Prej disa ditësh çështja më e rëndësishme është paralajmërimi për futjen e drejtësisë në kolaps. Vettingu është duke larguar (të paktën deri tani) gjysmën e gjykatësve dhe prokurorëve që ka marrë në shqyrtim. Gjykata Kushtetuese nuk ekziston më. Gjykata e Lartë po shkon drejt shkrirjes. Njerëzit më të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë rezultojnë të lidhur me krimin apo të korruptuar. Gjykatat e niveleve më të ulëta rrezikojnë të mbeten pa gjykatës. Prokuroritë gjithashtu.

Në këto kushte, mazhoranca çdo ditë bën thirrje për të miratuar disa ndryshime në ligj për të rikthyer emërimet e gjykatësve e prokurorëve në tek KLD, dersa të krijohen KLP e KLGJ. Opozita nuk bashkëpunon, e bindur se sistemi po shkon drejt bllokimit dhe kjo do të jetë një armë e mirë për të goditur reformën që e kritikoi aq fort.

Shumëkush ka marrë penën e po shkruan se vendi anëtar i NATO-s, vendi që pret hapjen e negociatave, s’ka Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë. Ata që kundërshtojnë reformën po fërkojnë duart, duke thënë: ja kjo është çorba që u gatua me bekimin e Donald Lu-së.
Por a po shkon shteti drejt rënies, a po shkon drejtësia drejt zhbërjes totale? Në dukje po. Një shtet pa gjykatë kushtetuese funksionale e gjykatë të lartë, nuk është më një shtet.
Por, përkundër kësaj, ajo që po ndodh është vërtet historike. Mekanizimi më i korruptuar i shtetit është duke u pastruar. Po po, duke u pastruar. Gjykatës të korruptuar e të inkriminuar mbronin njëri-tjetrin deri dje e nuk kishte “burrë nëne” t’i çante në KLD.

Sot, të tillë njerëz, që dërdëllisin para kamerave se milionat i kanë bërë me skedina bastesh, apo ia ka hedhur krushqia në dasmë, po jashtëqiten nga sistemi me një vendim. Dhe ky është një zhvillim vërtet historik. Para kësaj që po ndodh, çdo gjë tjetër duket e pavlerë, madje edhe vetë mosfunksioni i gjykatës kushtetuese. Një gjykatë e lartë, e mbushur me matrapazë, bashkëpunëtorë banditësh e vrasësish, ky gjysma u arratisën jashtë vendit sapo filloi vettingu, nuk i duhet as dreqit e jo më drejtësisë.

Ndaj le të mos bërtasim, se shteti po bie e po bëhet kiameti. Nëse ka një përgjegjshmëri minimale politike e atdhetare, opozita duhet të japë votën, jo për t’ia dhuruar drejtësinë Ramës, por për të gjetur një zgjidhje për të mos e zhbërë sistemin deri në katarsisin e tij të plotë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Presidentja kroate teston “mëritë” mes Shqipërisë dhe Kosovës
Previous article ANALIZA/ “Pjetër Arbnori, një dukuri e veçantë, nga i burgosur në kryeparlamentar e tani statujë…”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k