• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
DUSICA TOMOVIC/ Mali i Zi e çmon miqësinë me SHBA
Home
Blog

DUSICA TOMOVIC/ Mali i Zi e çmon miqësinë me SHBA

July 19th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Mali i Zi tha se e çmon miqësinë e tij të fortë me SHBA-në dhe këmbëngul se është një partner paqësor pasi presidenti Donald Trump e përshkroi vendin si një kërcënim të mundshëm për paqen në botë.

Nga Dusica Tomovic

Pasi presidenti Trump e përshkroi Malin e Zi si një burim të mundshëm të konfliktit global, qeveria malazeze tha të enjten se vendi është krenar për miqësinë dhe aleancën e saj me SHBA-në, duke përshkruar marrëdhëniet midis dy vendeve si “të forta dhe të përhershme”.

“Në botën e sotme nuk ka rëndësi sa të mëdhenj apo të vegjël jeni, por në çfarë mase i vlerësoni vlerat e lirisë, solidaritetit dhe demokracisë,” thuhej në një deklaratë zyrtare të miratuar nga kryeministri Dusko Markoviç në një seancë të qeverisë.

Deklarata erdhi një ditë pasi Trump tha se nuk ishte i kënaqur me dispozitën e NATO-s që kërkon që Shtetet e Bashkuara të ndihmojnë në mbrojtjen e shteteve të tjera anëtare, duke përfshirë një “vend të vogël” si Mali i Zi.

I pyetur nga Fox News se pse amerikanët duhet të dërgohen për të mbrojtur Malin e Zi, vendin më të ri dhe më të vogël të NATO-s, Trump u përgjigj: “Unë e kuptoj shumë mirë atë që po thua. Edhe unë kam bërë të njëjtën pyetje.”

“Mali i Zi është një vend i vogël me njerëz shumë të fortë. Ata mund të jenë agresivë dhe urime! Jeni në Luftën e Tretë Botërore,” shtoi ai.

Neni 5 i Traktatit të Atlantikut kërkon që të gjithë anëtarët të ndihmojnë në mbrojtjen e vendeve anëtare që janë sulmuar.

E vetmja herë që neni 5 është thirrur deri më tani ishte kur shtetet e NATO-s u bashkuan me ushtrinë amerikane në Afganistan në përgjigje të sulmeve të 11 shtatorit.

Trump dha intervistën për Fox News në fund të një turneu europian që e pa atë të kritikohej se duket se pranoi këmbënguljen e presidentit rus Vladimir Putin se Moska nuk ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.

Përveç takimit me Putinin, ai gjithashtu mori pjesë në samitin e NATO-s në Bruksel, ku ai i nxiti vendet anëtare të NATO-s të shpenzonin më shumë nga buxhetet e tyre vjetore në mbrojtje.

Qeveria në Podgoricë tha gjithashtu se Mali i Zi është krenar për historinë, traditën dhe politikën e tij paqësore që bëri që ai të bëhet shtet stabilizues në rajon dhe i vetmi shtet në të cilin nuk nisi lufta gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Ajo shtoi se vendi që ka strehuar dhe mbrojtur 120,000 njerëz dhe familje të prekura nga konflikti jugosllav, ishte “i pari në Europë” që i rezistoi fashizmit dhe si një shtet anëtar i NATO-s dhe një shtet kandidat për anëtarësim në BE kontribuon në paqe dhe stabilitet duke dërguar trupa për të shërbyer me ushtarët amerikanë në Afganistan.

“Ne ndërtojmë miqësi dhe ne nuk kemi humbur as edhe një dhe në të njëjtën kohë jemi në gjendje që me guxim të mbrojmë interesat tona kombëtare,” tha deklarata.

Mali i Zi është anëtar i NATO-s që nga qershori i kaluar. Ai iu bashkua aleancës pavarësisht kundërshtimeve të forta nga Rusia dhe nga komuniteti i madh serb në vend.

Një sondazh i opinionit publik i kryer nga monitoruesi i njohur i CEDEM në maj tregoi se 47 për qind e malazezëve janë kundër anëtarësimit në NATO, ndërsa 45 për qind thanë se kjo ishte diçka e mirë për vendin.

Komuniteti i madh serb është sidomos kundër, për shkak të rolit të NATO-s në bombardimin e Jugosllavisë në fund të viteve 1990 në sulmet ajrore që synonin ta detyronin Serbinë të tërhiqte forcat e saj nga provinca e atëhershme e Kosovës.

Mali i Zi e akuzoi Rusinë si përgjegjëse për përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit tetorin e kaluar, që qeveria pretendoi se kishte për qëllim të rrëzonte qeverinë pro-perëndimore dhe të prishë pranimin në NATO. Moska i mohoi pretendimet.j.j

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Ridënimi Pjetër Arbnorit nga Lulzim Basha
Previous article ALBANA MUÇAJ/ Turizmi rrezikon të mbetet peng i çmimeve të ulëta

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k