• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARMANDO META/ Hajde gjeje se përse Berati do ta shpallë Presidenten kroate “Qytetare Nderi”?!
Home
Blog

ARMANDO META/ Hajde gjeje se përse Berati do ta shpallë Presidenten kroate “Qytetare Nderi”?!

July 19th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarović ndodhet për vizitë shtetërore në Tiranë. Shumica e shqiptarëve figurën më të lartë të shtetit kroat patën rastin ta njohin jo nëpërmjet kësaj vizite, as kur ajo fitoi në zgjedhje për postin e Presidentit të Kroacisë, por nëpërmjet mbështetjes pa kufi që ajo i dha ekipit luftarak kroat në botërorin rusi 2018. Një portretizim të sintetizuar të saj bëri javaneës.al nëpërmjet një video, ku nëpërmjet disa penelatave nënvizoheshin disa prej reformave më kyçe që ajo ka bërë në Kroaci në drejtim të uljes së pabarazisë në paga mes qytetarëve kroat dhe niveleve më të larta të qeverisë, uljes në minimum të privilegjeve të shtetarëve kroatë etj. Në këtë kuptim arritjet e saj mund të vlerësohen për kombin e saj. Natyrisht që ajo është edhe një njohëse e mirë e Shqipërisë dhe nuk harroi të nënvizonte edhe mbështetjen e vendit tonë për Kroacinë gjatë konfliktit me Serbinë, duke nënvizuar se “Shqipëria ishte një vend mik për Kroacinë, atëhere kur ajo kishte shumë pak miq”.

Por në Shqipëri vizita e saj po intepretohet nga Presidenti Ilir Meta, sikur homogija e tij kroate ka bërë gjëra për të cilat shqiptarët duhet të ndihen në borxh dhe se ai për këto merita të saj ka vendosur ta dekorojë me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”! Si të mos mjaftojë kjo edhe Bashkia e Beratit që drejtohet nga LSI, parti kjo e krijuar po nga Meta, ka vendosur ta shpallë Presidenten kroate “Qytetare Nderi”! Për të qenë realist është pak e pakuptueshme se çfarë ka bërë presidentja kroate për Beratin që ajo ta meritojë një nder të tillë?

Në fakt nuk është faji i saj. Absdolutisht ajo nuk mund të fajësohet për këtë lloj butaforie me të cilat shpërndahen dekoratat në Shqipëri dhe jepen titujt “Qytetarë Nderi” nëpër bashki. Ky është një problem tipik shqiptarë, ku servilosja ka bërë që të humbasë çdo lloj kriteri vlerësues për titujt e dekoratat që jepen. Presidenca është në krye të listës për këtë shpërdorim masiv të vlerës që kanë dekoratat, duke i kthyer tani ato si fletët e lavdërimit që jepeshin nëpër aksione para viteve 90.

Pas shpërdorimit masiv të ish Presidentit Nishani me të drejtën për të dhënë dekoratat, u ngrit fuqishëm opinioni që Presidentit t’i përcaktoheshin qartazi kriteret e dekorimeve, për të mos e kthyer këtë proces mjaft të rëndëishëm në qesharak. Natyrisht që Meta ka qenë më dorështrënguar në këtë drejtim. Por edhe ai duket se është përfshirë nga emocionet për t’i bërë nderet mikut deri në fund edhe pse miqtë s’është se kanë bërë ndonjë gjë të madhe për Shqipërinë apo një bashki për t’u dhënë dekorata e tituj, që në të vërtetë venë në pozitë edhe vetë mikun.

Kroacia është një nga vendet më mbështetëse të Shqipërisë në rajon në rrugën e integrimit. Kjo ka qenë një politikë konstante e qeverisë kroate, pavarësisht se kush ka qenë President apo kryeministër. Nga ana tjetër edhe Shqipëria në 2 dekada ka dëshmuar mbështetje për Kroacinë në të gjitha etapat e saj të shtetformimit si komb i shkëputur nga ish- Jugosllavia. Ndaj bufonatat me dekorata janë krejt të tepërta e të pavend. Hajde gjeje tani se përse Berati do ta shpallë Presidenten kroate “Qytetare Nderi”?!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KIM MEHMETI/ Shqipëria e Kosova e jetojnë "diktaturën demokratike”
Previous article ANRI BALA/ Në pavionin e lebrozëve, sëmundja shërohet vetëm… pas vdekjes!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k