• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Kaosi ynë, administrata jonë
Home
Blog

BEN ANDONI/ Kaosi ynë, administrata jonë

July 18th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Sa herë flitet për proceset integruese të Shqipërisë, menjëherë të përballen nga politikanët kate sloganesh suksesi dhe kërkesash të BE-së. Korrupsion, krimi, informalitet, klima e biznesit etj., mes tyre janë nga më të njohurat. Më pas vijojnë akuzat dhe politika ndërhyn për ta kthyer çdo gjë në interes të saj. Pozita për të treguar qasjet e saj shumë “të afërta” me Brukselin kurse opozita dështimet e kolegëve të tyre.

Në fakt, shtyrja e rekomandimit për hapjen e negociatave për anëtarësim nga Bashkimi Evropian nuk është aq shumë sukses sa paraqitet nga zyrtarët tanë. Për më tepër me mirëqënien. Ja ku është Turqia prej 30 vitesh. Me pak fjalë, ky stad as nuk ka të bëjë fare me ndonjë përfitim të drejtpërdrejtë për ekonominë shqiptare.

Me plagët që mbart i gjithë organizimi ynë social-ekonomik, përparimi është duke u bërë me shumë vështirësi. Këtë e shikon sot në faktin se të gjithë reformat që bëhen dhe që shpallen për çdo vit e kanë të pamundur të frenojnë apo ta luftojnë krimin dhe korrupsionin dhe të ngrenë mirëqënien ekonomike në vend për të mos thënë që shpresa e gjeneratave dhe biznesit është e vrarë krejtësisht prej monopolizimit të gjithçkaje.

Dhe, në këtë hulli, administrata është struktura që ti ndjen realisht mekanizmin e një shteti aspak miqësor me qytetarët e vet, aqsa krejt dashamir me të pasurit. Dhe, nëse arroganca e saj janë proverbiale nga ana tjetër kapacitetet e saj, megjithë instrumentet që e ngrenë atë në qiell është ende shumë e prapambetur. Kur shton dhe katrahurën që ajo ka bërë me pronat, por edhe me mbivendosjet dyshe dhe treshe në shumë vende pune, ti kupton realisht vështirësinë që ndjek çdo gjë.

Prej vitesh, nga specialistë të ndryshëm përsëritet një fakt: duhet luftuar për përmirësimin e administratës, por kjo nuk ndodh në fakt. Ndërsa cilësitë e saj për të thithur përvojën e duhur dhe fondet e huaja lë shumë e shumë për të dëshiruar. Në një farë mënyre Shqipëria nuk plotëson dot standarde sepse nuk krijon sistemet e duhura të krahasimit dhe mbi të gjitha vuan ende në konceptin e saj për të krijuar si duhet institucionet e shtetit të së drejtës.

Për fat të keq, administrata jonë, qysh prej vitesh që s’mbahet mënd (i referohemi socializmit) është pjesë e rekrutimeve me bazë ngjyrimesh politike. Një problem i madh i demokracive të reja, ku kjo e Shqipërisë është vërtetë e dhimbshme për nivelin e prapambetur të vendit. Është një fenomen i lodhshëm dhe që nuk kurohet dot, paçka premtimeve dhe sloganeve të shumta, që na ofrohen sistematikisht nga politika. Administrata në mungesë të perspektivës së mirë ekonomike dhe gjetjes së mënyrave të uljes të papunësisë, mbetet ajo që është. E korruptueshme, e paaftë dhe arrogante, në pritje të ndryshimeve, që në fakt, nuk po e ndryshojnë aspak ose aq pak saqë nuk vlen fare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CATHY YOUNG/ A po dështon demokracia liberale? Jo, është një viktimë e suksesit të saj
Previous article CLARIE BERLINSKI/ Varësia e Europës nga SHBA ishte e gjitha pjesë e planit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k