• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARMANDO META/ Ndriçim Xhepa s’i ka asnjë borxh shoqërisë, përkundrazi…
Home
Blog

ARMANDO META/ Ndriçim Xhepa s’i ka asnjë borxh shoqërisë, përkundrazi…

July 14th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Në harkun kohor të këtyre 2 ditëve, një prej personaliteteve më të spikatura të artit shqiptar në fushën e aktrimit, Ndriçim Xhepa, është bërë objekt i një furie goditjesh në nivel aspak etik për 2 elementë: 1) që kërkoi të ndërtohej një Teatër i ri në vend të atij ekzistues; 2) që jeton dhe mban familjen duke u kujdesur dhe si administratoir i pallatit ku ai banon.

Sa i përket opinionit që ai ka në lidhje me Teatrin, është e drejta e tij si një nga aktorët e shquar shqiptarë që ka luajtur në atë më skenë më shumë se të gjithë ata të marrë së bashku që dalin në rrugë të dirigjuar politikisht, që të shprehet pro ose kundër. Për këtë ai s’mund të bëhet objekt tallje, shpotie, ironie dhe aq më keq ta lidhësh atë me ‘mafien e drogës’ e gjithë farë akuzash të shëmtuara nga pikëpamja njerëzore.

Diferenca mes Xhepës dhe atyre që kundërshtojnë ndërtimin e Teatrit të ri është si nata me ditën. Pjesa dërrmuese e atyre janë aktorë estradash nëpër ekrane televizive të nivelit mediokër që fyejnë dhe atë brez aktorësh amatorë që ngritën në dekada gjininë skenike të humorit. Ndriçim Xhepa është aktor që i bën nder çdo vendi në hapësirë dhe në kohë dhe që ka thithur pluhurin e skenës së teatrit për vite mne rradhë deri sa ka rrezikuar edhe shëndetin e tij. Eshtë i pakrahasueshëm edhe në një nivel tjetër që ka të bëjë se ai bashkë me një grup aktorësh të rinj përgjatë viteve 80 sollën në skenë dhe ekran interpretimin modern të shumë personazheve në kinema dhe teatër duke shembur barrierat e politizuara në aktrim dhe duke e bërë më perëndimorë interpretimin.

Eshtë tërësisht e panevojshme të sjellësh në mëndje galerinë e tij të mbushur plot me personazhe, të cilën do ta kishin zili jo vetëm aktorët e sotëm, por dhe brezat që vinë. Mjafton të sjellësh në vëmendje një citim të aktorit të famshëm shqiptar Vangjush Furrxhiu, i cili në fund të viteve ’80 u shpreh se “Ndriçim Xhepa ka vënë në mendime të gjithë interpretimin skenik e filmik të artit shqiptar”.

Së dyti, në një shoqëri të traumatizuar nga banaliteti politik dhe lufta e pamëshirshme për të plaçkitur çdo pasuri në Shqipëri nga kastat politike influente në pozitë dhe opozitë, të mbijetosh është bërë një mision i vështirë. Shpesh i pamundur. Çdo ditë jepen lajme për vetëvrasje pa dallime esenciale moshash si pasojë edhe e niveleve të kushteve të këqia ekonomike. Ana depresive e shoqërisë sonë s’mund të fshihet as me rrugë të reja, as me flukse turistësh apo qoftë dhe me ndërtimin e një Teatri të ri. Buxhetet familjare vijojnë të jenë të tkurrura, pabarazia shoqërore sa vjen e thellohet, ndërsa injoranca në administratën shtetërore është bërë kriter për punësime në nivelet më të larta.

Çfarë duhet të bëjë një njeri që gjithë jetën është përpjekur të jetoj me punën e mundin e tij në një shtet që ka ikur në drejtim të paditur për t’u marrë me problematikat sociale? Shqetësimi i vetëm i qeverisjeve janë një kastë biznesmenësh që rrjepin si mundin e ku të duan nga pasuritë kombëtare pa i kthyer thuajse asgjë shoqërisë shqiptare.

Ndriçim Xhepa mund ta kishte shumë më të lehtë dhe për shkak të staturës së tij, për të penetruar në këtë vorbull që prodhon para të zeza e gri, për të siguruar mjaftueshëm një jetë më të mirë se ajo që ka. Por natyrisht ai i ka besuar instiktit të tij që nëpërmjet punës që ai bën, qoftë dhe administrator, për të mbajtur në këmbë ekonominë familjare. Eshtë e pakonceptueshme se si mund të fyhet dikush që bën një punë dhe nuk e ndyn veten për të marr një para që nuk e meriton. Çdo punë e ndershme është fisnike. Por në një vend ku hajduti nderohet madje dhe votohet natyrisht që Xhepa tingëllon si paradoks.

Ai nuk i ka asnjë borxh shoqërisë shqiptare. Madje shoqëria është në borxh me të, pasi shijon ende filmat e tij dhe ai nuk merr dot asnjë kacidhe. Qindra televizone nga mëngjesi deri në darkë, kombëtare dhe lokale, në platforma dixhitale me pagesë, japin filma të tij dhe ai sërish nuk merr asnjë kacidhe. Atëhere çfarë borxhi ka ai? Historia e këtyre 27 viteve të fundit është një histori përbaltjesh të shumë personaliteteve. Xhepa ishte i fundit në rradhën e gjatë. Por natyrisht një përbaltje pa asnjë efeklt tek qindra mijëra shqiptrarë, të cilët vijojnë të ndjekin me kërshëri punën e tij të pashpërblyer si duhet në film dhe në teatër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JAGODA MARINIC/ Evropa ime: Ndihmë, po bëj paradë me veturë!
Previous article ARTUR ZHEJI/ Përkulja e Ramës para Trump, nevoja për një foto për turmat shqiptare…

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k