• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ILIRJAN BLLOSHMI/ Ndriçim Xhepa, merru me drogë!
Home
Blog

ILIRJAN BLLOSHMI/ Ndriçim Xhepa, merru me drogë!

July 12th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Ilirjan Blloshmi

Ka plasur nje gjullurdi ne FB, se pse Ndriçim Xhepa eshte bere administrator ne nje pallat.

Te drejte kane ata Ndricim, e di pse?

Sepse ata qe pellasin nuk kane punuar asnjehere ne jeten e tyre.

Gjithmone jane lepire pas ndonje deputeti e kane bere lekë.

Ndriçim, mos u bej administrator pallati, por rrit hashash.

Mos u bej u bej administrator pallati, por merru me prostitutcion.

Mos u bej administrator pallati, por behu si Ervin Salijani, Klevisi Balliu, Mul Noka. Se ben para, me beso.

Sa pa lidhje je o Ndriçim (me fal se po te drejtohem ne emer, pavarësisht se familja ime dhe e jotja kane nje histori njohje qe ne kohen e Zogut).

Si more burrë keshtu?

Po ca paske qene, more gjeç belane, si shkon e behesh administrator pallati?

Nuk ben burri keshtu.

Ne Shqiperine tone i dashur Ndriçim nuk duhet te besh pune te ndershme, sepse quhet turp.

Ne Shqiperine tone Ndriçim, po kerkove leket per pastrimin e ashnesorit quhet turp.

Po lepive bythen e ndonje deputeti quhesh intelektual.

Ne Shqiperine tone Ndriçim, nese ju thua se leket per pastrimin e shkalleve te pallatit do mi jepni mua, je nje idiot, nese leviz me BMË, apo me kobure, quhesh i forte dhe gjithe femijet duan te behen si ai i forti i lagjes.

Nese merresh me prostitucion, vjedhje, mashtrime, vrasje, nese genjen, mashtron, kercenon, atëhere je nje njeri normal ne shoqerine tone.

Por nese ben nje pune te ndershme, kurresi nuk mund te jesh nje njeri moral ne kete Shqiperine tone.

Ne kete Shqiperine tone ku mbizotëron perdhunimi, incesti, vjedhja, mashtrimi, vrasja, nuk mund te jesh nje njeri qe punon ndershmerisht.

Ne kete Shqiperine tone ku paracetamoli kushton sa kokaina, ku kemi rruge si shtegje dhishe, ku Guguja, ORT, Noizi, Stresi, Bleona quhen intelektuale.

Kjo Shqiperia jone e çmendur Ndriçim nuk i vlerëson njerzit e ndershem, nuk i do administratoret e pallatit, nuk i do ata qe djersijnë me ndershmeri, nuk i do ata qe rrine tek “Ushtari i panjohur” me lopate ne dore.

Kjo Shqiperia jone do hajdutet e maskarenjtë.

Prandaj Ndriçim mos u bej administrator pallati, por merru me droge.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA: A do të përçahet NATO? Ja çfarë mund të ndodhë pas samitit
Previous article ANRI BALA/ Kukafshehti me drejtësinë… b*thëzbuluar para popullit!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k