• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ALMA NIKOLLI/ Unë, egjiptiani në Babrru dhe kinezia që s’e di nga i bie Shqipëria
Home
Blog

ALMA NIKOLLI/ Unë, egjiptiani në Babrru dhe kinezia që s’e di nga i bie Shqipëria

July 11th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Alma Nikolli

Fatorino si i zënë ngushtë, a thua se kishte bërë mëkatin më të madh se nuk po mund të ndhmonte dot disa njerëz në nevojë, na u drejtua ne: “Më falni, a mos dini anglisht?”. Qëlluam ngjitur me djemtë jo shqiptarë dhe ishim të rinj në moshë, duhet të dinim. “Po”, i tha kushëriri im.

“Aman, a i ndihmoni dot këta djem se duan të shkojnë te kampi në Babrru”.

“Po, patjetër”.

Djemtë dinin pak anglisht, por edhe Tiranën s’e njihnin, ishte e vështirë t’ua tregoje rrugën. Fatorino ndërhyri sërish, “Më falni ë, se ju ngatërrova edhe ju”. Ai “i shkreti” boll që e kishte kuptuar se “Badru-ja” që përmendin djemtë “Ishte Babrru-ja”.

Sigurisht që nuk na ngatërroi aspak. Vendosëm t’i shoqëronim vetë deri te autobusi, edhe ne duke pyetur, se stacionet në Tiranën kantier ku i zë mbrëmja, s’i zë mëngjesi.

“Jam nga Egjipti”, na tha njëri, duke menduar se nuk e dinim nga i bie e përforcoi, “Mohamed Salah”. I përmendëm Piramidat e Egjiptit dhe na foli pak për “Sharm El Sheikh”.

Pasi arritëm në stacion, egjiptiani që kishte vetëm tre ditë në Tiranë na dha dorën duke na falenderuar e quajtur “shokë”.

“Se mos na i humb”, i them fatorinos së “Babrrusë”, e ai më përgjigjet, “Pa merak, se çoj nga 15 në ditë”.

Pra, vendi ynë është shpresë për egjiptianë e sirianë. Babrru-ja aq shumë e bërë “meme” nga çunat e gocat e “Pazarit të Ri”, “Tiranës së Re” e “Bllokut” është vendi ku lind një diell europian për disa të rinj me shpresa e dëshira që arratisen nga vendi i tyre, ashtu si jo pak shqiptarë kanë vepruar e vijojnë ta bëjnë.

Duke u kthyer për në destinacionin e devijuar pak, pasi takuam egjiptianët, po mendoja me zë. Po ne si t’i prezantojmë Shqipërinë dikujt që s’e njeh? “Me Elseid Hysaj-n”, ia priti rrufeshëm kushëriri.

M’u kujtua një bisedë e shkurtër që pata me një kineze në Spanjë. Ajo jetonte në Francë, por nuk e dinte fare nga i bie Shqipëria. I them që jemi Europë, afër Italisë dhe Greqisë, po më e rëndësishmja është që kemi vajza shumë të bukura, duke iu referuar vetes (:P ) . “Po më tha, shumë e vërtetë, shumë të bukura”, ma miratoi që të shfajësohej për mungesën e saj të njohurive në Gjeografi.

Nëse takoj një tjetër kineze si t’ia prezantoj Shqipërinë? Si ta bëj që ta njohë? T’i them që është vendi ku ata që dënohen në Itali për vjedhje janë gjyqtarë në Shqipëri, t’i them që është vendi, k+ur Gjirokastra e gurtë po rrënohet? Apo t’i them që është vendi i x-eve? I të panjohurve në vendin e tyre? I ikësve?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JORGJI KOTE/ Shteti i së drejtës apo sundim me ligje?
Previous article ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Vettingu që po nxjerr zbuluar gjyqtarë e prokurorë dhe spektakli si në kohën e baba Qemos

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k