• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Një shoqëri që trimëron hajdutët!
Home
Blog

MERO BAZE/ Një shoqëri që trimëron hajdutët!

July 10th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nuk dua ti bashkohem zhurmës dhe habisë për të shkuarën e një gjyqtari, apo disa aktorëve, por natyrisht dëmit që ka bërë guximi që ka kultivuar shoqëria jonë, për njerëzit e inkriminuar. Ajo që i ka ndodhur gjyqtarit Thanza, nëse besojmë versionin e tij, është diçka që u ka ndodhur shumë shqiptarëve të tjerë të rëndomtë. Edhe ata kanë vjedhur dhe janë kapur. Kanë bërë dhe dënimin dhe kanë parë punën e tyre . Edhe ajo që u ka ndodhur dy kineastëve që kanë abuzuar me fondet publike nuk është ndonjë ngjarje e rrallë. Shumica e zyrtarëve tanë tentojnë ti vjedhin paret publike dhe shpesh ja dalin me sukses.

Shoqëria jonë nuk ka qenë dhe nuk është ende një shoqëri që e refuzon korrupsionin. Përkundrazi disa figura mitike të shoqërisë, bile dhe historike, janë thjeshtë hajdutë të famshëm dhe të adhuruar sit ë tillë

Pikërisht se është kështu, ne kemi sot këto lajme.

Gjyqtari Thanza mund ta kishte mbyllur jetën si një shqiptar I zakonshëm nga ata që tentojnë të vjedhin, kapen e ikin shikojnë punën e tyre. Por ne I kemi krijuar mundësinë që ai të guxoj.Ai ka parë se të tjerë që kanë vjedhur kanë ecur në politikë, në gjyqësor në karrierë si nëpunsa, kanë ecur si hajdutë të dënuar në shqoëri civile në poste publike dhe pastaj rehabilitohen duke dal para Teatrit për të a bërë budallenj.

Ai thjeshtë ka bërë si ata dhe jo si shqiptaërt e zakonshëm që shikojnë hallin e tyre.

Por detaji më I rëndëishëm në karreirën e Thanzës është Reforma në Drejtësi. Ajo e kishte parashikuar këtë tip gjyqtari dhe bëri amnisti për ta. U tha të gjithëve që kushdo që e ndjen veten të pasigurt, mund të jap dorëheqje dhe nuk do të ketë veting për ta. Dukej e padrejtë, por ishte amnisti e thellë për këdo që donte ta kuptonte, se po përfundonte së paku në drejtësi, epoka e njerëzve me probleme.

Lajmi real nuk është zbulimi I dosjes së Thanzës në Itali, por fakti se sa pak e kanë besuar reformën në drejtësi, gjyqtarët tanë. Vetëm dhjetë prej tyre dhanë dorëheqje brenda afatit, kurse të tjerët kanë guxuar të vazhdojnë. Thanza ishte një prej tyre. Ai as që e ka besuar fare reformën dhe gjithnjë ka menduar se ka një mënyrë, se si ti ikësh përgjegjësisë për të shkuarën.

Ky është sondazhi më real që mund ti bëjmë reformës në këto momente dhe besimit që ka ngjallur ajo. Së paku gjyqtarët nuk e kanë besuar.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për tipa të shqoërisë civile që japin leksione për abuzime para Tetarit që sa herë kanë pas shans të vjedhin edhe si qytetarë, edhe si zyrtarë kanë bërë naming. Edhe dy aktorët që janë dënuar për përvetësim fondesh nga gjykata jonë. Tani gjithë ata që po I përdorin politikisht, po përpiqen ti mbrojnë si njerëz që po linçohen, por në fakt ky linçimi real I tyre është pikërishtë përdrimi që po u bëhet nga ata që I mbrojnë. Kjo është një shenjë që opozita po përdor njerëz që kanë probleme me të shkuarën e tyre dhe janë të detyruar ti rrijnë besnik një kauze politike, pasi ajo mund ti amnistoj si heronjë. Dhe në historinë tone, kemi plot hajdutë që janë bërë heronjë për shkak të kontributueve politike. Ka mes tyre dhe ish komunistë, apo partizanë, që nga vrasës filluan të quhen atentatorë, dhe po ashtu “demokratë” të orëve të para hajdutë xhepash. Këta janë pjesë e kësaj tradite dhe nuk është se kanë faj për cfarë ndodh me ta. Problemi është se kur del në betejë dhe kërkon të sulmosh e të bësh pis me çdo mjet kundërshtarin, duhet të jesh njeri I lirë. Dhe nëse ka njerëz që fëlliqin kauzën e opozitës, nëse ajo egziston, janë tipa të tillë, pasi ata thjesht duken si njerëz që nuk kanë zgjidhje tjetër, apo të ardhme tjetër, veçse përdorimit politik. Dhe të mendosh që kauza kryesore e tyre tashmë nuk është më Teatri, por lufta kundër korrupsionit, situata bëhet edhe më banale.

Por e përbahskëta e gjithë kësaj histerie, është se njerëzit e inkriminuar, besojnë më pak tek drejtësia se njerëzit e lirë dhe janë më të guximshëm se ata.

Natyrisht askush nuk ka pse ndëshkohet gjithë jetën për të shkuarën e tij, për një vjedhje apo abuzim, por askush nuk ka të drejtë të shemb besimin për një drejtësi më të mire, duke sfiduar si hajdutë me përvojë. Thanza më trishton më shumë si njeri që ka guxuar të kaloj Vetingun, kur e ka ditur se çfarë ka bërë, se sa me atë që ka bërë. Njësoj si këta aktorët, apo tipa që janë vetcaktuar shoqëri civile, që flasin për mundësinë e vjedhjes së pareve publike, si ekspert të kësaj fushe, për shkak të përvojës së tyre si hajdut. Me prova gjykate.

Një shoqëri që tenton ti justifikoj ata, për shkak të nevojës që ka për ti përdorur politikisht sot, është një shoqëri frikacake, që shpreson se guximi do ti vij nga ata që nuk kanë çfarë humbasin.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kalon testin e pasurisë, por PUSHIMI I HETIMIT për gjyqtarin Admir Thanza rëndon mbi prokurorin Beluri
Previous article ANDI BUSHATI/ Çipi-Budina, viktima të propogandës fashistoide të Rilindjes. Sot ke frikë të flasësh, se të masakrojnë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k