• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ANRI BALA/ Opozitarizmi me bëmat tuaja, quhet sharlatanizëm!
Home
Blog

ANRI BALA/ Opozitarizmi me bëmat tuaja, quhet sharlatanizëm!

July 8th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Anri Bala

A e dini se çfarë është  sharlatanizmi: Mashtrim i paturpshëm, që u bëhet të tjerëve nga një njeri i pandershëm, i cili përfiton nga padija, ose nga mirëbesimi i tyre. Ky sharlatanizëm, është ulur këmbëkrye në politikën shqiptare, kryesisht opozitare. Ndaj, mashtrimi dhe shpifja e tyre, po kalon çdo kufi, aq sa të detyrojnë të luftosh me ta, kur duhet të jetë e kundërta: Unë dhe brezi im të luftonim bashkë me ta, për një Shqipëri më të mirë, për një jetë më të mirë, për progres dhe jo regres të demokracisë, por nuk na dhanë asnjë shans që kur sharlatanët pushtuan politikën dhe sharlatanizmin e tyre, e demonstrojnë si opozitarizëm.

Është e rëndë  honepsja dhe pranimi i tyre që nuk kanë lënë gjë pa bërë, e tani pa pikë turpi dhe morali   u shiten njerëzve  si Mesia, por në fakt është i djeshëmi djall, që na solli këtu ku jemi,  roje tek portat e Europës. Duke bartur gjithandej, ferra dhe llum, nga llumi disa vjeçar i tyre dhe duke i hedhur si mëkatet të të tjerëve, atyre që u kanë marrë pushtetin, nuk lanë intrigë pa sajuar, që ne të rrimë …roje.

Është e pabesueshme dhe  e dënueshme  ardhja e këtyre sharlatanëve në pushtet, pas largimit me një lëvizje të përgjakur popullore! Por a mos vallë është kjo arsyeja, që i jep hov sharlatanizmit të tyre, duke menduar se popujt harrojnë?! Në fakt, kanë pak të drejtë: Nëse ajo që ndodhi në Shqipëri në vitin e zi ’97 do të ndodhte edhe në një vend të botës së tretë, ideatorët dhe udhëheqësit  e asaj katastrofe, do kishin vdekur në burg!

Demokomunisti Sali Berisha, sharlatani Lulzim Basha  dhe paterica tashmë e kalbur nga uji i lumit të hajdutërisë  LSI duhet të japin llogari edhe për ato që bëjnë çdo ditë…trimërimin me krimet e tyre ?! Nuk ka qytetarë që nuk pyet se përse nuk janë aty ku duhet të jenë, e përse drejtësia hesht, vonon, pret, duke luajtur me durimin tonë e duke na krijuar mendimin se i kanë frikë ?!

Mundësia më e madhe është se korbat nuk i’a nxjerrin sytë njëri tjetrit, ndaj nuk ka asgjë për tu çuditur,  sepse janë e njëjta rracë që i duheshin njëri tjetrit, në ditë të vështirë dhe borxhet mes tyre askush nuk ua di. Krijimi i qeverive hibride, krijoi mos besim tek qytetarët për zgjidhjen e pushtetit  me votë. Këtë mosbesim dhe çoroditje, duan ta shfrytëzojnë kjo kategori politikanësh, duke menduar, se qytetarët e hanë si në 2005-ën  dhe shpresojnë që sharlatanizmin e tyre ta shesin si opozitarizëm dhe luftë ndaj së keqes, që na paska gjetur neve dhe Shqiprinë.

Në të vërtet, ne nuk na ka gjetur asgjë, kurse ato i ka gjetur gjysma e të keqes, humbja e karriges në pushtet dhe gjysma tjetër, pasiguria e së ardhmes së tyre. Njerëzit janë zgjuar dhe nuk besojnë, se Berisha po bënë opozitarizëm kur  flet për shitje deti, shitje pasurish kombëtare , koncensione apo shkelje të kushtetutës, vrasje apo drogë,  fenomene kriminale që lindë e lulëzuan kur ka qenë ai drejtues i vendit.  Ndoshta, do t’i lante sadopak mëkatet, nëse do kishte kërkuar falje dhe të paguante për çfarë na bëri , por ai i shton  çdo ditë, çdo orë,  çdo minutë, që kur të djathtën i’a dhuroi Lulzim Bashës, që për nga sharlatanizmi, nuk i gjenden dy shokë në tokë.

Përveç kësaj,  mbi Lulzim Bashën rëndojnë më shumë akuza se sa për Berishën, sepse përveç vjedhjes, drogës, vrasjeve që nuk u zbuluan kurrë, lejes për krijimin e shtetit kriminal brënda teritorit të Shqipërisë, gjë që nuk ka ndodhur as në vende, ku ka konflikte të armatosura, Basha ka vrarë opozitarizmin dhe opozitën, që sot e gjithmon, i duhet medoemos vendit.

Shërimi moral i politikës, është i domosdoshem, por ai s’ vjen nga sharlatanët . As nga pseudoelita sherbyese,  jo kreative te tilla, që pa asnjë meritë, janë grumbulluar në selitë e partive, ku me shërbimin me dorë në zemër,  jeton padija e kapadailleku.  Ai vjen, nga heshtja jonë dhe qetësia për të pranuar në heshtje mashtrimet e tyre, duke i duartrokitur, si për kostumin e mbretit lakuriq.

Institucionet akademike, kulturore shkencore, filozofike politike, shoqëri të vërteta civile dhe sindikata, jo çerdhe kusarësh, që nuk ekzistojnë apo janë inekzistente me veprimtarine e tyre, kane krijuar terren per kete politike sharlatane, shpeshhere duke u shërbyer, e më së shumti, duke bashkëjetuar tinëzisht me të keqen. Ndaj, është imediate, që duhet ndaluar identifikimi i opozitarizmit me sharlatanizmin, duke u treguar vendin padrejtësisë së palaçove dhe duke e kthyer në binarë demokracinë dhe politikën/ Ekskluzive.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Turizmi i injorantëve të pasur!
Previous article ELIA ZAHARIA/ Teatri i Keqkuptimeve

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k