• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
YLLI MANJANI/ Teatrin nuk po e prish “Fusha”, por fajtori është 2 metra i gjatë, Edi Rama
Home
Blog

YLLI MANJANI/ Teatrin nuk po e prish “Fusha”, por fajtori është 2 metra i gjatë, Edi Rama

July 8th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë kundër qëndrimit të opozitës përsa i parket çështjes së Teatrit Kombëtar, për të cilën doli në konferencë shtypi sot deputeti Salianji dhe hodhi akuza mbi kompaninë që do ndërtojë godinën e re.

Përmes një shënime në facebook Manjani thotë se postimi i argumentit nga përgjegjësia direkte e Edi Ramës dhe grupit të tij në pushtet tek CV e firmës “Fusha”, është krejt e gabuar.

Sipas Manjanit “Teatrin Kombëtar, pasurinë publike të Shqiptarëve dhe trashegiminë kulturore tonën nuk po e prish as firma Fusha e as Prokurori Fusha! Teatrin po e prish Edi Rama”.

Shënimi i plotë:

Kujdes…

Spostimi i argumentit nga përgjegjësia direkte e Edi Ramës dhe grupit të tij në pushtet tek CV e firmës “Fusha”, është krejt e gabuar!

Le pastaj konspiracioni me histori të pa vërteta ndërmjet prokurorit Fusha- firmës Fusha dhe Qeverisë. Është e gjitha strategji e gabuar!

E rrezikshme madje për kauzen e drejtë të mbrojtjes së pronës publike dhe trashëgimisë kulturore!

Duhet të mbledhim mendjen njëherë e mirë se:

Teatrin Kombëtar, pasurinë publike të Shqiptarëve dhe trashegiminë kulturore tonën nuk po e prish as firma Fusha e as Prokurori Fusha! Teatrin po e prish Edi Rama!

Nëse kërkohet një fajtor, ja ku e kemi 2 m të gjatë! Të ulur këmbëkryq në krye të pushtetit!

Llogjika se “ fajin e ka firma” është e dobët dhe e pa mbrojtshme!

Ja ta zëmë e qeveria e përzë firmën Fusha nga kjo sipërmarrje, a u zgjidh problemi?!

Pa dyshim që jo! Jo vetëm që teatri prishet, por duke ndërruar firmëm bie dhe pretendimi i opozitës!!!

Ja pse kjo strategji është e gabuar!

Duhet fokus tek e keqja që merr vendime, jo tek bisnesi që është krejt legjitim kur kërkon të punojë!

Nuk ka faj ai që kërkon të punojë!

Fajin e ka ai që ndan punën! (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELIA ZAHARIA/ Teatri i Keqkuptimeve
Previous article BEDRI ISLAMI/ “Një miku të vjetër”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k