• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Sikur “esadistët” dhe “enveristët” të apelonin si klerikët për Brukselin!
Home
Blog

BEN ANDONI/ Sikur “esadistët” dhe “enveristët” të apelonin si klerikët për Brukselin!

July 5th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Ben Andoni

Politikanët tanë të shekullit XXI e kanë kaluar anti-shqiptarizmin jo të pakët, që ekzistonte gati 110 vjet më parë. Në kujtimet e tij, në një dhimbje të thellë për pengesat e panumërta dhe pazotësinë e tij për të drejtuar shqiptarët, Princ Vidi do të shkruante se kish kuptuar mënyrën sesi mund të drejtohej vendi i vogël. Mjaftonte të largoheshin dy ngatërrestarët e mëdhenj, Ismail Qemali dhe Esad Pasha dhe gjithçka ishte më e lehtë, sipas tij. Kjo nuk ndodhi, por ndërsa i pari është lënë në mugëtirë prej peshës së tij, nga komunistët dhe të gjithë pas tyre; Esad Pasha është qerthulluar në simbolin e tradhtarit të kombit, gati në unision prej shqiptarëve.

Shumë dekada më vonë teksa Shqipëria ka përshtatur një sistem të ri-ekonomiko-shoqëror, politika shqiptare është rikthyer në origjinë. Baltosje dhe ofendime pafund me çmimin e vetëm për të marrë pushtetin. Një dekadë më parë, ishte radha e PS-së, që asokohe ishte në opozitë të bënte çmos për të ulur kredencialet e vendit; ndërsa ajo që po ndodh së fundmi me PD-në e ka tejkaluar çdo imagjinatë. Zyrtarët e saj, në mungesë të alternativave për qeverisje, kanë fiksuar në retorikën e tyre vetëm dy gjëra: Edi Rama mafioz dhe Shqipëria, vendi i krimit dhe i drogës. Në këtë retorikë, politikanët shqiptarë në opozitë u mbështetën te lloj-lloj personazhesh hipotetikë për baltosje;, në rastin e ashtuquajtur “Xhafa”, që ua përcollën të gjithë zyrave të mundshme të Brukselit për të treguar nivelin e kriminalizimit të vendit; neveritën shtetin; dhe e barazuan të gjithë përpjekjen e Shqipërisë (që paradoksalisht ishte dhe e tyre) në nul.

Mu në këtë hov, kur të gjithë bënin garë të ofendonin Shqipërinë, mu pikërisht ata që janë simboli i një Shqipërie ndryshe, i drejtuan një letër të ndjerë, presidentëve Macron dhe kancelares Merkel. Krerët e bashkësive fetarë në Shqipëri apeluan sëbashku pa asnjë kusht të mbështetej hapja e negociatave me Shqipërinë. “Jemi të bindur se rruga drejt bashkimit evropian përfaqëson dëshirën e kahershme të njerëzve tanë, si edhe vlerat e një shoqërie të lirë ku çdokush mund të ushtrojë të drejtat e tij e ndër to, e drejta e lirisë dhe besimit fetar është thelbësore” . Dhe më poshtë shpjeguan sensin e tyre: “Rruga drejt Bashkimit Evropian është veçanërisht kritike për rininë tonë. Të rinjtë shqiptarë renditen mes euro-entuziastëve më të fuqishëm, e megjithatë ata ndjehen më të frustruar, sepse edhe pse jetojnë pranë shokëve të tyre evropianë, janë të përjashtuar nga të njëjtat mundësi. Mbështetja juaj për Shqipërinë në procesin e pranimit, më këtë moment kritik, kur vlerat e tolerancës, solidaritetit dhe të drejtave të njeriut kërcënohen nga radikalizmi, fanatizmi dhe ideologji të tjera si këto”.

…

Fjalë të ndjera dhe ashtu si ndodh rëndom politikanët dhe duhet t’i kenë qesendisur. Krerët e politikës shqiptare teksa me gjysmë zëri pohonin për hapjen e negociatave bënë çmos dhe gëzuan si fëmijë inatçorë, kur erdhi momenti i shtyrjes së negociatave për vitin e ardhshëm. “E turpshme, -do të thoshte një nga ambasadorët e vendeve të Vishegradit në Tiranë,- që ka pasur kaq kundërshti nga vetë Ju, në vend që të ishit ju vetë që të promovonit vendin tuaj pa asnjë kusht!”

Në këtë vazhdë, apeli i krerëve fetarë ishte dhe mbetet një apel i vërtetë për politikanët shqiptarë dhe për dashurinë e vërtetë ndaj Shqipërisë. Një e vetmja rrugë e tillë do ta ndihte Shqipërinë për vitin e ardhshëm, ku krerët e politikës tonë duhet të bashkonin firmat e tyre dhe të kërkonin hapjen e negociatave. Një sinjal real, që Hapjen e Negociatave e duan vetë shqiptarët. Nuk është aq e vështirë, por është vetëm një vit armëpushim prej baltosjes së vendit, ku politikanët shqiptarë u takon të bashkëpunojnë për interesa madhore. Është për Shqipërinë dhe jo për Drogën, krimin dhe fyerjet e panumërta. Këtë herë të ashtuquajturit “esadistë” mund të bashkëpunojnë me të ashtuquajturit “enveristë” për Shqipërinë. Klerikët që vuajtën qoftë nga Esad Pasha por edhe nga Enver Hoxha e dhanë verdiktin duke na treguar të civilizuar, po politikanët pse nuk munden vallë? A mos vallë jemi më pas tyre edhe tani në shekullin XXI?!(Javanews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THOMAS MARGONI/ Liria e Internetit është në rrezik
Previous article AGRON GJENMARKAJ/ Më habit fakti pse Berisha po hesht dhe nuk reagon për Teatrin, çfarë ka ndodhur?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k