• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA: Politika shqiptare ka hyrë në ankth tragjik
Home
Blog

SPARTAK NGJELA: Politika shqiptare ka hyrë në ankth tragjik

November 10th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Shqipëria politike ka hyrë në një ankth tragjik dhe në një sjellje komike. Po, ende nuk po e kuptojnë dot këta pushtetarë të lartë të të dy krahëve se nuk kanë më të ardhme politikë në këtë vend?
Duke mos dashur të kuptojnë këtë, bëhen qesharakë.

Çështë ky komision zgjedhor që prodhon broçkulla?
Këta janë injorantë prej vërteti, apo bëjnë sikur nuk kuptojnë?
Nuk mund të ketë zgjedhje politike më në Shqipëri jashtë Reformës në Drejtësi. Po këta që ngrenë komisione zgjedhorë, nuk e dinë këtë?
Jo. E dinë por kanë shpresën se më të mund të krijojnë farsën për destabilizimin e vendit, me pretekstin e zgjedhjeve vendore dhe konfliktit mes vedit.
Po ku keni kohë, o të mjerë, për këtë skemë prej banditësh!
Dhe Rama po ia ushqen Saliut. Hajde kryeministër hajde! Se kuptohet që edhe Rama shpresën e destabilizimit të Saliut e ka.

Por ja çfarë iu tha Hoyld Brian Yee para dy ditësh:
“Është për të ardhur turp se si udhëheqës politikë të Ballkanit, pavarësisht nga akte të dënueshme, mirëpriten në shumë kryeqytete evropiane, sikur aktet e tyre nuk përbëjnë asgjë të keqe. Kur qytetarët e këtyre vendeve i shohin udhëheqësit e tyre në takime të nivelit të lartë në Evropë dhe Uashington, ata nxjerrin përfundime”.
Shumë shpejt, nëse Berisha, Rama, Basha e të tjerë nuk do tërhiqen nga bllokimi që duan t’i bëjnë Reformës në Drejtësi, nuk do të lejohen të udhëtojnë në asnjë vend perëndimor.

Po, pas kësaj, përsëri do t’i pranojnë shqiptarët si drejtuesë të lartë?
Është më mirë ta shohim kur të ndodhë.
Por, është mirë për ta që të mos ndodhë. Se këta, po të kenë pak mend, duhet të tërhiqen para marsit që po vjen.
Duhet të fillojë ndëshkueshmëria e pushtetarëve në Shqipëri tha politikani i lartë amerikan. Dhe patjetër që do të fillojë.

Kryeministri aktual, që po kërkon të fshehë frikën duke u mbështjellë më çitjane, i drejtohet Saliut me “kërcënim” që ky të akuzojë Ramën se po merr prokurorinë nën sundim. Dhe të mundësojë destabilizimin. Hajde fëmijë Hajde!

Rrini të qetë që të dy: goditja penale do të fillojë nga maxhoranca që më pas të kalojë të opozita. Ende nuk e njihni këtë skemë?
Prandaj Shqipëria dhe Shqiptarët kanë fituar. Boll vuajtën njëqind vjet nga hrodhitë e korruptuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETON SURROI: Ajo dhe ndryshimi
Previous article DIK DACI/ R. I. P Kasem Trebeshina!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k