• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MIRA KAZHANI/ Si shqiptari për shqiptarin
Home
Blog

MIRA KAZHANI/ Si shqiptari për shqiptarin

June 25th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Javën kur pritet një vendim final për Shqipërinë dhe Maqedoninë, siç është hapja e negociatave, një vendim që në fakt shkon për të keqen e politikanëve dhe për të mirën e qytetarëve.

Hapja e portës për anëtarësimin në BE, është një çekan që qëndron më shumë, më në dukje mbi çdo politikan që tenton të devijojë rrugën e reformave për Shqipërinë. Në një moment kur të gjithë duhet të ishim të bashkuar, për Shqipërinë dhe shqiptarët opozita në vend i është rikthyer akuzave të forta, duke nxjerrë në pah, të vërteta apo të rreme ç’rëndësi ka, ajo flet për korrupsion, drogë, artikulon akuza të rënda për qeverinë dhe shumicën në parlament, duke dhënë mesazhin më të keq të mundshëm, siç do ta bënte një armik.

Edhe sikur të gjitha të jenë të vërteta, ka një moment për çdo gjë. Do të ishte shumë e udhës, që të gjitha këto karta të dalin mbi tavolinë pas hapjes së negociatave, sepse pikërisht në këtë formë, duke qenë nën çatinë e Brukselit, ose si në ato rastet me rojet bregdetare, që shohin kush po mbytet. të gjitha këto akuza mund të marrin edhe përgjigjen e duhur. Jo siç ka ndodhur gjithmonë, një retorikë foltoresh, shumë zhurmë për asgjë, sepse siç e mbani mend, ishte po Lulzim Basha që tha do të kalojnë mbi trupin tonë po të zgjidhet Fatmir Xhafaj ministër i Brendshëm.

Ishte po Lulzim Basha që i dha dorën Edi Ramës pasi e kishte akuzuar për njëmijë e një të zeza. Nuk ka qoftë edhe një akuzë, nga asnjëra palë, që të kemi parë efektet e Drejtësisë. Sepse vetëm brenda gardhit të BE-së, në rrugën drejt Europës, kjo klasë politike do të ketë më shumë llogaridhënie. Kështu që akuzat që bëhen këto ditë, mos u gënjeni, nuk do të gjejnë as Toyotën e Taulant Ballës, as maunen e Durrësit, qëllimi i tyre është vetëm për të prishur një fitore që mendohet se është e kundërshtarit, por që në fakt është e shqiptarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLOGERT MUÇA/ Lufta politike kundër TK si ‘çmenduria’ e Ajnshtajnit
Previous article LUIZ NAZARO RONALDO/ Brazili ka probleme në sulm, ta shpërndajë më mirë lojën

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k