• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
LUIZ NAZARO RONALDO/ Brazili ka probleme në sulm, ta shpërndajë më mirë lojën
Home
Blog

LUIZ NAZARO RONALDO/ Brazili ka probleme në sulm, ta shpërndajë më mirë lojën

June 25th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Ngarkesa fizike, por edhe emocionale e lojtarëve të Brazilit është shumë e madhe në këtë Botëror. Kombëtarja nuk luajti keq kundër Zvicrës në ndeshjen e parë, edhe pse të gjithë presin më shumë. Unë besoj se nëse do të dinë të lënë mënjanë presionin që kanë për të arritur te Kupa, sigurisht që do të shprehen më mirë në ndeshjet e ardhshm.

Por e vërteta është që në futbollin e ditëve të sotme nuk ka më kombëtare të vogla dhe “budallaqe” që mund të bëjnë gabime. Ne po shohim rezultate shumë surprizuese që nga fillimi dhe deri tani. Por le të rikthehemi te Brazili dhe të flasim për Nejmarin. Unë mendoj se ai vazhdon të ndiejë ende dhimbje në këmbën që ka operuar dhe këtë e tregoi në momentin që braktisi stërvitjen përpara ndeshjes. Ai po luan i shqetësuar nga kjo dhimbje dhe duhet ta kuptojmë.

Por ekipi duhet të jetë më i balancuar dhe ta shpërndajë lojën në të dyja anët. Duhet të bëjnë pasime nga ana e djathtë, ashtu siç bëhen edhe në anën e majtë të fushës. Në këtë mënyrë ekipi do të ketë më shumë opsione për të sulmuar dhe nuk do ta përqendrojë lojën vetëm nga një krah. Brazili ushtroi shumë presion te mbrojtja e Kosta Rikës dhe bëri që Navas të ishte shpëtimtari disa herë. Por rritja e presionit në mënyrë graduale solli edhe golin për Brazilin.

Brazil-challeges-VAR-World-Cup-2018-Russia

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

E rëndësishme është që e fituan këtë ndeshje, sepse është Botëror. Jemi duke jetuar në një moment kur fillimi është dramatik dhe një barazim kundër Kosta Rikës nuk do të na ndihmonte shumë. Por tani duhet të shohim çfarë mund të bëjë Tite. Dua të flas edhe për penalltinë që u akordua dhe pastaj u anulua. Për mendimin tim ishte penallti sepse një kontakt në zonë të kushtëzon lëvizjet. Në video nuk mund të shohësh dot forcën e shtytjes apo prekjes, por për mendimin tim ishte 100% penallti.

zvicer brazil

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më vjen mirë që Nejmar u zhbllokua, sepse vjen nga një dëmtim. Ky gol do t’i japë shumë besim për të ardhmen dhe do t’i rrisë moralin. Ai provoi gjatë gjithë ndeshjes ta gjente golin, provoi me lojë individuale, vrapoi shumë dhe në fund ia doli. Ishte një fitore e vuajtur, por ishte mirë. Brazili e meritoi fitoren, por duhet të përmirësohet akoma më shumë, sidomos në aspekt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIRA KAZHANI/ Si shqiptari për shqiptarin
Previous article LUTFI DERVISHI/ BE- Shqipëri, fituesit dhe humbësit e 28 qershorit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k